• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Edi Rama rreziku më i madh që i kanoset BE-s

18 December, 2017
në Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presioni që Kryeministri shqiptar ka ushtruar ndaj Bashkimit Evropian për të filluar sa më shpejt negociatat e anëtarësimit nuk u ka shpëtuar “syrit” të  mediave ndërkombëtare, që e kanë shpallur tashmë Ramën si kërcënim për vetë unionin.

“Europeaninterest.eu” ka shkruar një artikull të detajuar ku e konsideron Shqipërinë si një “xhungël”  ku mbretëron trafiku i drogës dhe politikanët e lidhur me krimin e organizuar.

Gazetarja Virginia Hall përmend skandalin e Sajmir Tahirit si dhe rrezikun që Edi Rama mund të kërkojë marrëdhënie më të ngushta si armiqtë e BE-së, Erdoganin dhe Putinin.

Ajo e konsideron madje kryeministrin shqiptar si një kërcënim për Unionin e Evropian, duke thënë se armët më të forta të Edi Ramës janë mashtrimi dhe propaganda .

Për më tepër, lexoni artikullin e plotë:

Nga Në një konferencë të organizuar nga think-tank “Miqtë e Europës” në fillim të nëntorit në Bruksel, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, paraqiti një lloj ultimatumi, duke sugjeruar që “Shqipërisë po i mbaron durimi me zvarritjen e procesin e integrimit të Bashkimit Europian”.

Dhe Rama shkoi më tej duke përcaktuar një afat, duke sugjeruar që, nëse Shqipëria nuk fillon bisedimet e pranimit deri në korrik 2018, Tirana do të shqyrtojë prioritetet e saj politike dhe do të fillojë të punojë aktivisht me aktorë të tjerë ndërkombëtarë.”

Analistët e interpretuan këtë si një prioritet në marrëdhëniet me Rusinë, Kinën dhe Turqinë, përkthen “TPZ”.

“Tani është ekzagjerim të sugjerojmë që BE-ja ka ofruar një plan për reformat dhe ka qenë forca shtytëse e ndryshimit në Ballkanin Perëndimor dhe ne mbetemi të përkushtuar për të qenë pjesë e familjes së BE.

Megjithatë, nuk i kuptoj politikanët që nga njëra anë bëjnë akovatin për një “Evropë të bashkuar” dhe, nga ana tjetër, kërkojnë prej nesh të presin derisa sfidat e brendshme të zgjidhen.

Nëse është kështu, mund të shikojmë në Kinë, Rusi dhe Turqi për një alternativë”, tha Rama.

Një hipotezë se përse Rama është kaq konfrontues është se bisedimet e pranimit do të ofronin një shmangie për shkak të shpalosjes së  skandalit të korrupsionit që lidhet me drogën, duke u përqendruar tek ish-ministri i tij i brendshëm, Saimir Tahiri.

Tahiri dhe kushërinjtë e tij – vëllezërit Habilaj – po hetohen së bashku nga autoritetet italiane dhe shqiptare. Autoritetet shqiptare kanë lëshuar një urdhër arresti. Ndërkohë, prokurorët në Katania, në Itali, po ngrenë akuza të reja për falsifikim.

Sipas një deputeti shqiptar i cili preferon të mbetet anonim, “ditët e Tahirit jashtë burgut janë të numëruara, por historia e vërtetë është se kush do të marrë pjesë me të; Tahiri tashmë po e shantazhon qeverinë”.

Tahiri po përballet me akuza për përfshirje në manipulimin e rezultatit zgjedhor të qershorit 2017; nëse kjo është e vërtetë dhe ai është ftuar të japë prova, dëshmia e tij mund të ketë ndikim në stabilitetin e qeverisë.

“Armët më të forta të Edi Rama janë mashtrimi dhe propaganda”, thotë kreu i opozitës, Lulzim Basha.

Ai shpjegon se kryeministri e di se perspektiva e anëtarësimit në BE mund të përdoret për të shmangur vëmendjen nga skandali i brendshëm. Dhe nëse Shqipëria do të hapte negociatat e pranimit në qershor 2018, opinioni publik mund të linte mënjanë rastin e Tahirit.

Megjithatë, media shqiptare është e sigurt se skandali i Tahirit është vetëm maja e ajsbergut.

Prokurorët në Katania, Itali dhe Shqipëri duket të vendosur të ndjekin rastin e Tahirit. Vetëm kohët e fundit, policia shqiptare arrestoi një të vetëquajtur biznesmen 25-vjeçar, Orest Sota, me 863,000 euro në automjetin e tij dhe dy licenca drejtimi anijesh nën emrin e ish-ministrit Saimir Tahiri.

Nëse ai do të zhdukej, një problem i madh i qeverisë shqiptare do të zhdukej së bashku me të. Por, në këtë rast të veçantë, kur policia konfiskoi telefonin celular e Sotës, zbuluan mesazhe të shkëmbyera midis Sotës dhe gruas së Tahirit, duke diskutuar mbi ofertat dhe marrëveshjet qeveritare.

Regjistrimet e fundit të bisedimeve midis vëllezërve Habilaj sugjerojnë se ata kanë blerë bizhuteri të shtrenjta diamanti si dhurata për gruan dhe nënën e Tahirit. Provat e reja pritet të bëhen publike së shpejti. Përveç kësaj, qeveria e Ramës po përpiqet të zbutë historinë e Kelment Balilit.

Burime të qeverisë në Athinë sugjerojnë se Balili – “lordi” më i madh i drogës në Shqipëri – e kishte shmangur arrestimin për shumë vite, për shkak të mbështetjes politike që ai gëzon në shtëpi.

“E gjithë policia e shtetit është e korruptuar”, pohon ish-kryeministri Sali Berisha. Pak javë më parë, prokurori shqiptar lëshoi urdhër-arreste për tre ish-drejtorët e policisë: Sokol Bode, Jaeld Cela dhe Gjergji Kohila.

Ata akuzohen për trafik droge. Të tre drejtorët e policisë u emëruan nga ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Por ata ikën nga vendi përpara se të ekzekutohej urdhri i arrestit. Berisha deklaroi se “vetë kryeministri Rama, së bashku me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafa dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Haki Çako, po mbrojnë ‘lordët’ shqiptarë të narkotikëve, drejtorët e narkotikëve, të ashtuquajtur baronë të drogës me uniformë; Kohila, Bode dhe Çela”.

Pas arrestimit të Orgest Sotës, u gjetën mesazhe me tekst midis tij dhe Jaeld Çelës, duke zbuluar rrjetin e komunikimit mes Tahirit, Sotës dhe Çelës.

Qeveria e Rama përballet me një nga shumë skandalet e tij. Me veprimtarinë kriminale, e cila është në kulmin e saj ndërsa ndërkohë autoritetet fqinje që kapin anijet me tonelata të kanabisit shqiptar, autoritetet greke dhe italiane janë të alarmuara.

Kufijtë shqiptarë janë më pak të sigurt se sa pritej nga një shtet anëtar i NATO-s dhe bashkëpunimi i sigurisë në luftën kundër trafikimit të drogave është më pak se optimale. Në raportin e tij të dhjetorit 2017, Europol arriti në përfundimin se: “Shqipëria mbetet burimi kryesor i kanabisit bimor të trafikuar në BE”.

Vlerësimet konservative sugjerojnë një xhiro prej 5 miliardë eurosh nga trafiku i drogës në Shqipëri, që është rreth 50% e Prodhimit të Brendshëm Brutot të vendit.

Ndërsa FBI-ja po shqyrton pastrimin e parave në Shqipëri, vendi mbetet një nga më të varfrit në Evropë. Ndërsa është e qartë se Tirana nuk është më afër anëtarësimit në BE se sa vite më parë, duke parë sesi po menaxhohen gjërat.

Gjashtë muajt e ardhshëm janë vendimtare për kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Nëse bisedimet e pranimit nuk fillojnë në qershor 2018, ai mund të mos jetë në gjendje të mbajë kapakun në të paktën katër skandale të tjera ministrore, sipas një burimi të rangut të lartë brenda Partisë Socialiste Shqiptare.

Basti gjeopolitik nuk ka gjasa t’i shërbejë interesave shqiptare, por Tirana është e dëshpëruar për kredibilitetin dhe legjitimitetin që rrjedh nga kapadaillëku i tij në e politikën e jashtme. Kjo nuk është hera e parë që Brukseli merret me këtë fenomen në Europën Juglindore.”

Paraardhëse

Horoskopi i Dashurisë 2018, parashikimet për jetën tuaj të dashurisë

Pasardhëse

Pamjet me Dron, si u thye rrethimi i policisë nga protestuesit

Pasardhëse

Pamjet me Dron, si u thye rrethimi i policisë nga protestuesit

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.