• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Edi Rama po mban peng vendimin e gjykatës për ‘vulën’ e PD-së”, shpërthen Berisha, sulmon ashpër kryeministrin

19 January, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
16
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se çështje për “vulën” e Partisë Demokratike, po mbahet peng me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Përmes një interviste në Syri TV, Berisha tha se Rama po e mban peng vendimin gjykatës, të dhënë në mars të vitit të kaluar, me qëllim dëmtimin e opozitës në zgjedhje.

Berisha shtoi se nëse “vula” vijon të mbahet peng, atëherë sipas tij populli opozitar dhe jo vetë, do të ngrihen në një revolucion që nuk e ka parë ndonjëherë Shqipëria, për të mbrojtur pluralizmin politik në vend.

Ai tha se PD nuk do të veprojë si më 6 mars të vitit të kaluar, kur u fut në zgjedhje me logo tjetër, pasi sipas tij, kjo do të thotë dorëzim i zgjedhjeve.

“Gjykata ka vendosur më 25 mars rregullsinë dhe pajtueshmërinë me legjislacionin shqiptar të Kuvendit të 11 dhjetorit. Kudo në botë ky vendim shkon në regjistrin e partive politike. Rama mban peng këtë vendim që nga marsi i vitit të kaluar. Nuk lejon kancelarin që të shënojë në regjistër vendimin. Janë gjëra anti-kushtetuese dhe anti-ligjore. Ky mban peng vendimin e gjykatës për të penguar forcën më të madhe opozitare për zgjedhje. Më tej Rama ka urdhëruar shpalljen palë të një tjetri që nuk ishte kurrë palë në proces. Është një akt i rëndë që nuk mund të ndodhë.

Veç nesh që ishim palë, njeri mbi tokë nuk mund të bëhet palë. Secili nga ju që ndodhet këtu, mund të hapë një proces tjetër në gjykatë, por jo të bashkangjitet palë, pa qenë palë. Ua them shqiptarëve sot se ne nuk do të shuhemi, por do të ngrihemi me gjithë forcën në një revolucion që nuk e ka parë Shqipëria ndonjëherë. Në mënyrë absolute ne nuk do të bëjmë atë që bëmë në 6 mars, që të futemi me logo tjetër në zgjedhje. Ky është dorëzimi i zgjedhjeve. Nëse ne shkojmë me flamur tjetër në zgjedhje, të paktën 10 % e njerëzve do të rrinë në shtëpi për shkak të flamurit. Ne do të bëjmë betejë për jetë a vdekje për forcën tonë politike. Nëse do të marrim apo jo pjesë në zgjedhje, e përcaktojnë shqiptarët dhe jo ne. Vendimi i gjykatës nuk po zbatohet.

Unë po veproj për të zbatuar vendimin e gjykatës. Nuk ndodh askund në botë që të pengohet vendimi i gjykatës. Ne nuk kemi asnjë lloj tagri për të dorëzuar para një urdhri ekzekutiv që nuk lejon, pasi gjykata e ka vendosur, por kancelari nuk e zbaton sepse e urdhëron Edi Rama. Unë besoj se ky do të jetë revolucion i mbarë shqiptarëve për të mbrojtur pluralizmin. Ne kemi bërë përgatitjet më serioze për ekzistencën tonë në këto zgjedhje. Për të marrë pjesë. Ky urdhëron mos vendosjen e vendimit të gjykatës në regjistër”, – u shpreh Berisha.

Paraardhëse

“Berisha më ka kundër, po bën pazare me PD”, Evi Kokalari hedh akuzat e rënda: Po përdor Grenell për të mbrojtur Këlliçin

Pasardhëse

Berisha ‘shpërthen’ ndaj Alibeajt: Është limon i shtrydhur, tregoi se ishte lëvozhgë e pushtetit

Pasardhëse

Berisha ‘shpërthen’ ndaj Alibeajt: Është limon i shtrydhur, tregoi se ishte lëvozhgë e pushtetit

Diskutime rreth kësaj post



Botë

Ia “futi” dashnorja, zbulohet se si u vra bosi i kartelit “El Mencho”

Nga lajme10
23 February, 2026
0

Nemesio “El Mencho” Oseguera Cervantes, kreu i tmerrshëm i Kartelit të Gjeneratës së Re të Jaliscos (CJNG), është ekzekutuar gjatë...

Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtinë

21 February, 2026
Screenshot

Publikohet video, Miri kërcënon me jetë banorin e Big Brother

21 February, 2026

Tentoi të dalë nga Shqipëria me 35 mijë euro të padeklaruara/ Gruaja ndalohet nga policia, në Kakavijë

17 February, 2026

Prokuroria e Apelit kërkon dënimin e Luiz Ejllit/ Dosja shkon në Gjykatën e Lartë, caktohet gjyqtari

17 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.