• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Edi Rama: Për ndryshimet në qeveri çdo gjë do bëhet hap pas hapi, kemi shumë gjëra për të korrigjuar

25 December, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama nuk ka dhënë një përgjigje të saktë nëse do të ketë ndryshime në qeveri në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste të 28 dhjetorit. Gjatë një prononcimi për mediat ditën e djeshme, pas mbledhjes së Kryesisë së PS, i pari i qeverisë dha detaje të asaj që u diskutua në mbledhje, teksa la çdo mundësi interpretimi sa i takon largimeve të ministrave. I pyetur nga gazetarët nëse do ta rikompozojë kabinetin aktual qeveritar, Rama deklaroi se çdo gjë do të bëhet hap pas hapi. Në këtë kontekst, shefi i qeverisë ditën e djeshme u shpreh qartë, kur deklaroi se atij nuk i pëlqen që vendimet t’i marrë mbi bazë emocionesh apo në kushtet e imponimit, duke iu referuar këtu ndryshimeve të mundshme në qeveri, ndërsa theksoi se mendohet 1 mijë herë përpara se të hedhë hapin. “Çdo gjë hap pas hapi. Ju e dini që unë nuk e them asnjëherë fjalën e fundit të parën. Nga ana tjetër, unë di gjithmonë radhën e lëvizjeve pasi gjithmonë mendohem gjatë përpara se sa të bëj çdo lëvizje”, deklaroi ditën e djeshme, kreu i ekzekutivit shqiptar, ndër të tjera në fjalën e tij.

Rama: Kemi shumë gjëra për të korrigjuar

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij pranoi se qeveria që ai drejton nuk është e kulluar, duke theksuar se ka nevojë për reflektim nga ana e saj, teksa iu referua protestës së studentëve. I pari i qeverisë vuri në dukje faktin se ka ardhur koha që mazhoranca, sipas tij, ka shumë gjera për të korrigjuar dhe shumë për të përmirësuar. “Megjithatë, ne kemi shumë për të korrigjuar. Kemi bërë gabimet tona. Gabime që i bëjnë të gjithë ata që ndërtojnë, punojnë dhe që përpiqen të s’postohen nga diku në diku tjetër dhe të marrin përsipër sfidat si sfidat që ne kemi marrë përsipër, por e rëndësishme është që të mësojmë prej gabimeve dhe të shkojmë përpara. Ajo që është e sigurt është që e kemi lexuar me shumë vëmendje dhe po e lexojmë me shumë respekt mesazhin e protestës. Do të mbledhim Asamblenë Kombëtare dhe do të flasim përsëri”, u shpreh ai gjatë një prononcim për mediat ditën e djeshme, pas mbledhjes së Kryesisë së PS.

Protesta e studentëve, “shuplakë” për qeverinë

Shefi i qeverisë më tej duke u ndalur sërish tek protesta e studentëve, deklaroi se ajo se ka qenë një mësim i mirë për qeverinë dhe të personalisht. Madje, kryeministri Edi Rama nuk ngurroi që protestën e studentëve, ta quante si një shuplakë për qeverinë. “Kemi diskutuar edhe për protestën, arsyet, faktorët, dobishmërinë e madhe të protestës dhe për domosdoshmërinë që ne ta mishërojmë ashtu siç duhet atë që është shqetësimi real i asaj proteste dhe që është transmetuar në formën që ajo mori nga shumë studentë, të cilët i thonë vetes apolitikë, por që në këtë rast e kanë shkundur politikën në raport me vetveten. I kanë dhënë një shuplakë qeverisë, unë e kam thënë edhe më parë. Po ashtu, siç kam thënë edhe po bëjmë që protesta ka dinamikën dhe trajektoren e vet, ndërsa reflektimi ynë i domosdoshëm pas asaj shuplake do të vazhdoje dhe do të thellohet në funksion jo vetëm të studentëve, por në funksion të të qenit të denjë dhe në lartësinë e ambicieve, por edhe të shqetësimeve të shoqërisë”, nënvizoi kryeministri Edi Rama.

Paraardhëse

Greqia humb kryesimin si investitori më i madh në Shqipëri, zbuloni kush e zë vendin

Pasardhëse

Zbulohet gjinia e fëmijës së Gjikos dhe Elita Rudit (FOTO)

Pasardhëse

Zbulohet gjinia e fëmijës së Gjikos dhe Elita Rudit (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.