• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Edi Rama nuk është car, por rusët i duhen

Nga Armand Shkullaku

26 March, 2018
në Kryesore, Opinion
0
37
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ndoshta që nga prishja me Bashkimin Sovjetik, rreth gjysëm shekulli më parë, dhe daljes së Shqipërisë nga Traktati i Varshavës, Rusia nuk ka qenë ndonjëherë e pranishme në këto troje sa ç’është këto kohë. I ashtuquajturi “rreziku rus” ka marrë përmasa fabuleske, duke u shndërruar në çështje dite, a thua sikur çdo gjë tjetër në këtë vend shkon mbroth dhe ariu i tërbuar i lindjes përbën të vetmin problem që kemi për t’u përballur.

Sot, Tirana zyrtare ndërmori një hap shumë të fortë, duke larguar dy diplomatë të ambasadës ruse këtu dhe duke i shpallur ata persona të padëshirueshëm. Ky veprim erdhi pas një deklarate të ashpër të ministrisë sonë të Jashtme, ku gati në mënyrë direkte, pa ia kërkuar askush, qeveria shqiptare akuzonte Moskën për helmimin me gaz nervin të një ish agjenti rus dhe vajzës së tij në Angli. Jo vetëm kaq, por vetë kryeministri Rama, prej shumë kohësh, nuk ka lënë rast pa theksuar se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor, do të shndërrohen nëprenë e ariut rus nëse Europa do t’i lërë jashtë dyerve të saj.

Pikërisht, në këtë kushtëzim naiv, duhet parë si acarimi i papritur me Moskën ashtu edhe propaganda e ngritur për të justifikuar futjen në një betejë, ku Shqipërinë nuk e llogarit askush. Në pamundësi për të arritur standartet e duhura të një vendi që aspiron për t’u bërë pjesë e BE, Edi Rama kërkon ta arrijë këtë qoftë si shpërblim për “qëndresën” antiruse, qoftë si shpëtim nga influenca e Moskës në Ballkan. Ai po përpiqet të shfrytëzojë një konjukturë të politikës botërore, për të hapur një portë, çelësin e së cilës e di që nuk e meriton.

Kjo është arsyeja se përse ministria e Jashtme e Shqipërisë bëri një deklaratë ku akuzonte direkt Moskën për ngjarjen në Angli, ndërkohë që vetë parlamenti britanik ka dilemat e tij dhe opozita atje kërkon më tepër maturi lidhur me përgjegjësinë ruse në këtë histori. Ndezja e një lufte diplomatike, Tiranë- Moskë, për një temë ku Shqipëria nuk është thirrur të japë versionin e saj, dëshmon për tentativën e qeverisë shqiptare për të vënë nën reflektorët e vëmendjes ndërkombëtare të ashtuquajturin rrezik rus, që mund të bëhet kërcënues nëse vendi mbetet jashtë proceseve integruese në BE. Dhe meqënëse deklarata nuk pati efektin e duhur, Tirana hodhi një hap më ekstrem, përzënien e dy diplomatëve rusë që me siguri do të provokojë reagimin e Moskës, e për pasojë një zhurmë edhe më të madhe.

Manovra të tilla janë të njohura për politikanët provincialë sa herë kanë probleme në vendet e tyre. Duke luajtur me ndjeshmëritë e stabilitetit të rajonit apo me ato gjeopolitike, ata kërkojnë të marrin atë që normalisht janë të paaftë ta arrijnë duke ndjekur rregullat e lojës. Tezat e albanofobisë së Berishës në prag të marrjes së statusit të vendit kandidat apo fjalimet delirante të Nanos që i kërkonte Francës e Gjermanisë të rreshtoheshin me SHBA në luftën në Irak duke u kujtuar zbarkimin e amerikanëve në Normandi, në kohën që Shqipëria shpresonte anëtarësimin në NATO, janë disa nga marifetet, shpesh qesharake, për të kapërcyer detyrat e shtëpisë duke zgjidhur hallet e globit.

Edhe sot me Rusinë, Edi Rama është duke ngritur një furtunë në gotë, me shpresë se zhurma e Moskës do të mbulojë shqetësimin europian nëse duhet çelur negociatat me Shqipërinë. Shqetësim që lidhet me gjendjen e rëndë të krimit dhe korrupsionit në nivelet e larta të drejtimit të vendit, me pozitën e dobët të funksionimit të institucioneve, me demokracinë hibride dhe mungesën e lirisë së mediave, me drejtësinë e kapur dhe ekonominë problematike. Rama evtion të përballet me këto çështje. Duke tundur flamurin e rrezikut rus, ai beson se edhe Europa do t’i neglizhojë ato.

“Ne do ta gjejmë shumë të çuditshme nëse Shqipëria nuk do të fillojë menjëherë negociatat, pasi ka bërë saktësisht gjithçka që kërkohet të bëjë” , tha ai në një intervistë për Financial Times duke shtuar më pas se “Moska kurrë nuk hoqi dorë nga pikëpamja e rëndësisë gjeopolitike të rajonit, e cila nuk shihet nga shumë në Bashkimin Europian, me përjashtim të kancelares gjermane, Angela Merkel. Është çmenduri të mendosh se Ballkani Perëndimor mund të lihet mënjanë, të vetëm jashtë Europës”.

Në fakt çmenduri është të mendosh se duke mikluar kancelaren Merkel për largpamësinë e saj dhe duke u marrë me planet e Moskës, mund të hysh në BE. Rama e di fare mirë se Gjermania, ashtu si shumë vende të tjera të BE, nuk i kanë kërkuar qeverisë shqiptare të ndeshet me Putinin, por, ndër të tjera, të lejojë drejtësinë të veprojë edhe kur preken politikanët e lartë të shumicës. Në tryezat e kancelarive perëndimore janë shqetësimet që lidhen me klimën politike në Tiranë, me depërtimin e krimit në zyrat e vendimmarrjes, me trafikun e drogës dhe emigracionin dhe jo planet e shërbimeve sekrete ruse për të penguar Shqipërinë në integrimin drejt BE.

Zyrtarë të BE dhe SHBA (përfshi edhe këshilltarin e presidentit Trump, Guliani) kanë deklaruar vazhdimisht se Shqipëria nuk është e kërcënuar nga ndonjë ndikim rus. Dy muaj më parë, në një raport për llogari të Komitetit mbi Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin e SHBA, titulluar: “Sulmi asimetrik i Putin mbi demokracinë në Rusi dhe në Europë: Implikimet për sigurinë kombëtare të SHBA”, qeveria amerikane nuk e përfshin hapsirën shqiptare në rrezen e këtij rreziku. Mirëpo Rama preferon t’i mëshojë skenarit rus, për të cilin nuk ka asnjë përgjegjësi dhe jo të përballet me problemet brenda vendit, për të cilat është përgjegjës.

Ai preferon të flasë për interferenca malinje forcash të huaja që po përdorin opozitën shqiptare, për rrezikun e kthimit të Shqipërisë në një mollë sherri mes Lindjes dhe Perëndimit, për sulme ndaj imazhit të vendit me qëllim pengimin e procesit të integrimit europian dhe destabilizimin e vendit, etj etj. Rreziku rus po lë pa gjumë edhe këshilltarët komunalë nga Puka në Skrapar, që po dorëhiqen për t’i dalë zot Shqipërisë dhe krah kryeministrit, duke i dhënë kësaj fabule dimensionin real që meriton, atë qesharak. Edi Rama duhet t’i lërë punët e Rusisë dhe të merret me hallet e shtëpisë. ©lapsi.al

Paraardhëse

FOTO +16 vjeç: “Demi kujdes! Po të turren demat”

Pasardhëse

Rusia do të godasë Shqipërinë? Flet zv.Ambasadori në Tiranë

Pasardhëse

Rusia do të godasë Shqipërinë? Flet zv.Ambasadori në Tiranë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.