• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Edi Rama, mes bindjeve personale dhe kompromiseve parimore

15 January, 2016
në Opinion
0
17
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Ilva Tare / JavaNews.al

Kryeministri Edi Rama u shpreh të martën në studion e Eni Vasilit se është politikan i bindjes dhe jo i konsensusit. Thënë në këto momente kritike të shpëtimit nga dështimi i reformës në drejtësi, ky pohim bie ndesh me vendimmarrjen në të kaluarën të politikanit Rama, i cili ka përdorur konsensuse të nëndheshme dhe të pamoralshme për t’u fuqizuar politikisht.

Politikanët e këtyre 25 viteve të vështira të pas komunizmit kanë punuar në kurriz të interesave të shqiptarëve dhe në funksionin të pazareve që u kanë garantuar pushtet. Pazare që kanë preferuar t’i quajnë si arritje kombëtare përmes një konsensusi ndërpartiak. Reforma të rëndësishme janë shfrytëzuar për të fuqizuar pozitat e më të fortëve ndaj më të dobtëve, duke shkelur parime dhe bindje në funksion të përfitimeve.

Drejtësia është parë dhe është trajtuar si një mekanizëm për ta marrë dhe për ta mbajtur pushtetin nga të gjithë Kryeministrat e këtij vendi, të cilët ja kanë dalë ta korruptojnë dhe deformojnë deri në palcë drejtësivënien. Viktimat e drejtëpërdrejta të të ashtuquajturave reforma konsensuale kanë qenë interesat publike, shanset për të garuar në emër të asaj pjese të shoqërisë që ka nevojë për rregulla loje, barazi në konkurrim dhe ligjshmëri për përfaqësim.

Bindja që ka triumfuar ndër politikanët që kanë qeverisur në Shqipëri ka qenë dhe është ajo e shfrytëzimit të cdo mjeti për të garantuar qëndrimin në pushtet, me çdo cmim, qoftë edhe duke marrë jetë njerëzish sic ndodhi pesë Janarë të shkuar. Edhe ato pak raste që i janë shitur publikut si konsensus i gjerë në fakt kanë qenë tentativa për të “vrarë” parti dhe politikanë të caktuar me marifete elektorale që i shërbenin protagonistëve të këtyre marrëveshjeve të dëmshme.

Në rastin e Edi Ramës shqiptarët kanë një arkivë bujare deklaratash dhe qëndrimesh publike ndaj aleatit të tij Meta, me të cilin është e vështirë të besohet se e bashkoi bindja. Siç u dyshua atëherë dhe kuptohet më qartë në dy vjet e gjysëm bashkëqeverisje me ekuilibra që vështirë, aleanca Rama-Meta ishte e nevojshme për një fitore bindëse në zgjedhje. Me gjasë bindja që ka mbizotëruar ka qene ajo se pa njëri-tjetrin në të njëjtën llogore, mund t’u rrezikohej sërish pushteti.

Edhe konsensusi i famshëm Berisha-Rama për ndryshimin me pasoja fatale të Kushtetutës në 2008, u dha për arsyet e gabuara dhe qëllime të pastra politike, duke deformuar përfaqësimin demokratik dhe duke iu dhënë kryetarëve të partive statusin e pashallarëve. Prandaj në demokracitë e përparuara nuk fitojnë bindjet e politikanëve si individë, por kompromisi parimor që i shërben mbarë shoqërisë.  Reforma në drejtësi duhet të jetë një marrëveshje shumëpalëshe, për të mirën publike dhe asnjë shumicë qeverisëse nuk ka të drejtën të pretendojë se ka një marrëdhënie të sinqertë  me parimet dhe shtetin e së drejtës.

Paraardhëse

Komedia revolucionare e vjedhësve

Pasardhëse

Wikipedia mbush 15 vjeç

Pasardhëse

Wikipedia mbush 15 vjeç

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.