• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Edi Rama injoroi e përqeshi çdo sugjerim”, PD akuza të forta kryeministrit

6 July, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
49
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish deputeti demokrat Bardh Spahiu thotë se qeveria është dorëzuar përballë koronavirusit. Në një reagim në Facebook, ish-deputeti thotë se qeveria dështoi të marrë masat e duhura dhe nuk pranoi sugjerimet e opozitës.

Reagimi i plotë:

“Kjo qeveri është fatkeqësia më e madhe që u ka rënë shqiptarëve në historinë e tyre. Një qeveri që dështoi të marrë masat e duhura për ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit nga virusi Covid. As edhe njëherë, nuk pranoi sugjerimet që u erdhën që në krye të herës, si nga profesionistë të opozitës ashtu edhe të OBSH dhe si në asnjë vend tjetër në botë lejoi që spitalet të kthehen në vatra infeksioni me Covid! Nuk e përdori kohën e karantinës për të marrë masa sigurie për popullatën por thjesht bëri tendera sekretë më cmime të fryra.

Testimet i bëri me pikatore përkundër cdo sugjerimi e modeli në botë! Numri i testimeve u rrit me vonëse, dhe është i papërfillshëm në raport me nevojën. 50 mijë teste në ditë bën Italia, e cila aktualisht nuk ka aspak një situatë kaq sfiduese, 100 mijë teste dhe 7 aparatura te reja testimi po blen Kosova për të rrotur kapacitetet! Ne ende nuk e dimë, as me shifra paraprake, se si e kemi nivelin e përhapjes së Covid në shkallë vendi, apo nivelin e imunizimit të popullatës, edhe pse kanë kaluar 4 muaj nga rasti i parë!!! Eshtë papërgjegjshmëri skandaloze!

Kjo papërgjegjshmëri solli daljen e situatës jashtë kontrollit!

E keqja është se qeveria nuk ka asnjë strategji për të vënë nën kontroll situatën! Në vend të reagimit, është dorëzuar dhe po e lë në rënie të lirë.

Në mënyrë të pacipë po fajëson qytetarët të cilët sakrifikuan gati tre muaj karantinë, ndërsa kryeministri nga një anë i kërcënonte me polici, e nga ana tjetër bënte tendera sekretë!

Kjo situatë në rënie të lirë ka vetëm një përgjegjës: ai është Edi Rama, që injoroi e përqeshi cdo sugjerim të opozitës, për të identifikuar vatrat e infeksionit përmes testimeve! Nuk ua vuri veshin as ekspertëve, sepse pati vetëm një interes: mundësinë për më shumë tendera në kohë pandemie!

Edi Rama, mjaft u fshehe pas punës së organeve të ngarkuara me verifikimin e zbatimit të masave anti Covid!! Thuaju shqiptarëve A KE NJË PLAN, A KE NJË STRATEGJI PËR KËTË SITUATË?

CFARË MASASH JE DUKE MARRË në nivelin afatshkurtër e më pas afatmesëm, për muajt që vijnë?

Eshtë kriminale të fshihesh kur situata po precipiton! Qytetarëve u duhet garantuar siguri nga institucionet që paguhen me taksat e tyre, e jo të anatemohen si fajtorë për të fshehur papërgjegjshmërinë, makutërinë e në fund dorëzimin e plotë të Edi Ramës e të qeverisë që i la në baltë në kohë pandemie!” – tha Spahiu.

Paraardhëse

Presidenti Meta i drejton thirrjen e fortë qeverisë Rama për situatën e COVID-19

Pasardhëse

Kryeministri Rama prezanton projektin e ri për Vlorën (FOTO)

Pasardhëse

Kryeministri Rama prezanton projektin e ri për Vlorën (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.