• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Edi Rama duhet të na tregojë moralin, jo kushtetutën

4 April, 2017
në Opinion
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Ilir Yzeiri

 Është e mërzitshme, e bezdisshme dhe pa asnjë kuptim të analizosh sot qëndrimin e Ilir Metës. Nuk e quaj me vend as të përmend se kam qenë ndër ata që kam shkruar fill pas darkës së ngjalave se Edi Rama me aleancën që bëri me Metën, fitoi në politikë, po humbi në moralin politik.

Në fshatin e çmendur shqiptar askush nuk ta quan për të madhe që t’i përmendësh moralin politik. Në këta njëzet e shtatë vjet tranzicion politik, ne, shqiptarët, i treguam botës vetëm një gjë: që politika është pazar bandash, por jo moral dhe parim.

Edhe në një rast tjetër si ky, më është kujtuar poemthi i famshëm i Fishtës “Metamorfoza” që ai e botoi në vitin 1907. Është një satirë e thellë, e hidhur, e mbushur gjithë vrer dhe e ndërtuar mbi një humor të zi. Në këtë poemth Fishta e deklason poetin Gjergj Fishta dhe e bën atë nga poet kombëtar, zë të atdheut, të vegjëlisë, zëdhënës të virtytit, mbrojtës të gjuhës së traditave të të parëve, të gjitha këto me ironi e sarkazëm i hedh në kosh dhe këtëj e tutje shpall se do të jetë një batakçi që do të ketë si frymëzim arin dhe barkun.

Nuk është përsëri rasti këtu që të sjell ilustrime me vargje nga ai poemth i mrekullueshëm i Fishtës, sepse argumenti dihet tashmë dhe askush në këtë vend nuk beson më se elita jonë politike e ngre apo e ndërton punën e saj edhe duke u mbështetur mbi moralin politik.

Shihni çfarë ndodh. Lulzim Basha ulëret çdo ditë në sheshin e çadrës dhe e ka shpallur veten kampion të moralit në politikë.

Mirëpo, përderisa shqiptarët i quan të marrë dhe budallenj, ai harron se në politikë, politikani nuk bën moral, por gjykohet për standardet e moralit.

Ai harron se është përgjegjës dhe i pandehur në potencë për vjedhjen e 200 milionë eurove nga “Rruga e Kombit“, se është përgjegjës për krimin e rëndë shtetëror dhe moral të faljes së detit Greqisë dhe se njëherë që u përfshi në një garë elektorale, i vodhi zgjedhjet, pastaj ishte ministër i brendshëm kur Garda vrau katër njerëz atje ku ai ulëret për moralin në politikë.

Ilir Meta ka harruar se pamja e tij me bllok në dorë ishte motivi që nxori në shesh mijëra shqiptarë dhe e damkosi atë si ikonën e korrupsionit shtetëror. Edi Rama harroi se si e kishte vizatuar Ilir Metën në librin e tij dhe pasi hëngri ngjalën, vendosi të qeverisë me të. Nuk e përmend Sali Berishën në këtë panoramë sepse ai duhet të ishte me kohë klient i gjykatave shqiptare.

Sot Ilir Meta realisht ka dalë nga bashkëqeverisja dhe Edi Rama ka rastin që njëherë të vetme në jetën e tij të tregojë se është trim, se ka moral dhe se beson te e vërteta. Ai ka vetëm një rrugë. Si çdo shtetar serioz ai duhet të kërkojë urgjentisht votëbesimin në Parlament.

Nëse Ilir Meta nuk ia jep votëbesimin, atëhere është e drejta e Metës që sipas ndryshimeve të Kushtetutës që Rama miratoi me Berishën në vitin 2009, Meta dhe Basha të paraqesin një mazhorancë të re, të marrin 71 vota dhe të shkojnë në zgjedhje me këtë qeveri.

Nuk ka rëndësi se si do të quhet teknike apo e besimit. E rëndësishme është që do të kemi më në fund një standard moral në politikë. Ndaj Edi Rama ka rastin të na tregojë se sa i rëndësishëm është morali politik për të. Shqipëria ka nevojë sot për pakëz trimëri e kuarajë. Batakçinj dhe plehra ka me shumicë./TemA

Paraardhëse

Basha paralajmëron fundin e protestës. Fjalimi i çuditshëm sot në ‘Çadrën e Lirisë’

Pasardhëse

PS mund të ulet me PD dhe të shmangë LSI

Pasardhëse

PS mund të ulet me PD dhe të shmangë LSI

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.