• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Edhe Shqipëria t’u vendosë 100% taksë produkteve Serbe

23 November, 2018
në Kosovë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ditën e djeshme qeveria e Kosovës bëri me dije se ka rritur në 100% taksën doganore ndaj të gjitha produkteve nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina. Zyrtarët në Prishtinë se taksa vjen si kundërpërgjigje ndaj fushatës agresive të Serbisë, e cila një ditë më parë i refuzoi Kosovës anëtarësimin në organizatën policore të INTERPOL-it por edhe në të kaluarën, njohjet nga më shumë shtete të botës.

Sipas analistit politik nga Shkodran Ramadaniedhe Shqipëria duhet të vendosë të njëjtën rritje për taksën doganore ndaj Serbisë.

Në një kohë kur Kosova nuk gëzon shumë përkrahje nga BE-ja, Ramadani thotë se qeveria Rama dhe Presidenca e Shqipërisë duhet t’i dalin në krah Kosovës dhe t’ia kujtojnë Serbisë se lufta kundër Kosovës është luftë kundër Shqipërisë

Shkrimi i plotë i Shkodran Ramadanit:

Edhe Shqipëria duhet t’u vendosë 100% taksë produkteve të Serbisë!

Pas vendosjes së taksës 100% për të gjitha produktet serbe, shqiptarët duhet të marrin hapin e radhës. Pas Kosovës, radhën e ka Republika e Shqipërisë. Në një kohë kur Kosova nuk gëzon shumë përkrahje nga BE-ja, shqiptarët duhet të përdorin të gjithë mekanizmat që kanë në dispozicion. Në këtë kohë kaotike ndërkombëtare shqiptarët kanë nevojë për riorganizim kombëtar. Turbulencat e jashtme duhet të barazpeshohen me harmonizim të qëndrimeve dhe veprimeve mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kontradiktat mes anëtarëve të NATO-s krijojnë hapësira që duhet të eksploatohen prej Kosovës dhe Shqipërisë dhe të përkthehen në avantazhe diplomatike.

Këto rrethana kanë krijuar një liri që agresivitetit të Serbisë t’i kundërpërgjigjemi me masa simetrike. Shqipëria duhet t’u vendosë taksën e njëjtë produkteve serbe. Qeveria Rama dhe Presidenca e Shqipërisë duhet t’i dalin në krah Kosovës dhe t’ia kujtojnë Serbisë se lufta kundër Kosovës është luftë kundër Shqipërisë. Qeveria Haradinaj dhe Zyra e Presidentit duhet t’u shkruajnë letër zyrtare homologëve të tyre në Shqipëri dhe të sinkronizohen veprimet. Poashtu kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, më i zëshmi në kërkesën e tij për një përfshirje më të madhe të Shqipërisë në dialogun me Serbinë, duhet të del publikisht dhe t’u bëjë apel institucioneve të Republikës së Shqipërisë.

Ky momentum kërkon një mbështetje për Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe pezullim urgjent të aktiviteteve destruktive opozitare. Nuk mund të jemi solidë ndërkombëtarisht, nëse nuk jemi kompaktë përbrenda. Qeveria nuk ka nevojë për rivalë që e pengojnë së brendshmi në luftën e saj kundër armiqve të jashtëm. Sigurisht, kjo e forcon legjitimitetin e Qeverisë, por momentumi i krijuar nuk lë shumë hapësirë për fushëveprime opozitare. Uniteti përreth vendimit të Qeverisë është i vetmi unitet i mundur tani. Gjithashtu, uniteti përreth Kosovës është i vetmi unitet kombëtar i shqiptarëve në këtë situatë. Opozita duhet ta përkrahë Qeverinë dhe Shqipëria duhet ta përkrahë Kosovën.”

Paraardhëse

Skandali që ndodhi sot në ambulancën që transportoi policen me gishta të prerë, asnjë aparaturë ndihmuese (FOTO)

Pasardhëse

Banori i Astirit zbulon kush është qytetari që goditi Ramën me këpucë: Punonjës administrate, ja çfarë i bënë fëmijëve të tij

Pasardhëse

Banori i Astirit zbulon kush është qytetari që goditi Ramën me këpucë: Punonjës administrate, ja çfarë i bënë fëmijëve të tij

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.