• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Edhe 13 ditë na ndajnë nga shtatori, do kemi rritje të të infektuarve”, Brataj tregon skenarin: A do të rikthehet izolimi dhe karantina

18 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tha në rubrikën “Opinion”, në News24, se nuk do të rikthehet karantina dhe izolimi në vend, për shkak të rritjes së shifrave të infektimit dhe viktimave nga koronavirusi.

Sipas Bratajt, do të ketë ashpërsim të masave, ndërsa shtoi se do të rritet edhe numri i testimeve, duke shkuar deri në 1 mijë në ditë.

“Nuk diskutohet mbyllje dhe as karantinë. Ashpërsim masash mund të ketë në forma të ndryshme, siç po bën gjithë bota. Ajo varet edhe me sistemin shëndetësor, që nuk mund ta çojmë në kolaps. Për fat të mirë, 51% e të infektuarve janë shëruar. Janë spitalet Covid, pastaj janë spitalet rajonale, që do t’i përgjigjen nevojave të njerëzve. Do të rriten edhe testimet, që do të shkojnë deri në 1 mijë në ditë. Shtimi i testimeve bëhet për parandaluar më shpejt përhapjen e infeksionit. Nga shtimi i testeve do të rritet edhe numri i të infektuarve, por nuk presim shifra shumë të larta”, tha Brataj.

Më tej, Brataj theksoi se “Pas 3-4 javësh që dola negativ ndaj koronavirusit, pati një moment që pata sërish probleme, fillova të ndihesha keq. Në atë kohë po bëja shumë aktivitet fizik dhe thashë ‘një sekondë, se unë mushkërinë e kam të dëmtuar, ndonëse jo 100%’”.

Brataj tha se po përgatitet një plan për nga muaji shtator, kur situata mund të agravojë më tej, për të vlerësuar gjithçka hap pas hapi. Sipas kreut të Urgjencës Kombëtare, shumica e rasteve aktive po trajtohen nëpër banesa nga mjeku i familjes, ndërsa shtoi se ky virus nuk ka një terapi fikse kurimi.

Brataj sqaroi se “Ky është një virus i ri, që ka një terapi simptomatike, që do të thotë çfarë të na shfaqet, do ta kurojmë. Pra, nëse kemi temperaturë, do të përdorim ilaçe kundër saj, nëse kemi kollë, do përdorim shurup, etj. Por, kur shfaqen simptomat e mungesës së frymëmarrjes, është mirë të shoqërohet me ekzaminim”.

Pjesë nga intervista:

Brataj: Shihet cfarë do të na paraqitet që nga shtatori, që dhe 13 ditë i mungojnë. Është problemi i shkollës, si do të happen, si do veprohet nëse do paraqitet infeksioni nëpër shkolla. Në shkolla është shumë e ulët incidenca e infeksioneve, sidomos në fillore dhe në cerdhe. Do të vlerësohet hap pas hapi cdo gjë. Por kjo kërkon veprim ndërinstitucional. Nuk ka sens të mos hapet shkolla, por janë vetë shkollat që duhet të bëjnë planin e respektimit të masave.

Jeni të sigurt që plani do të zbatohet, sepse ky plan u bë dhe për plazhin, por nuk po zbatohet?

Brataj: Një ekspert ose një komitet nuk mund të shkojë deri te personi të kontrollojë. Janë shumë institucione, që duhet të merren me zbatim dhe kontroll. Por edhe vetë bizneset duhet të merren me zbatimin e këtyre rregullave. Unë i kam parë cadrat që janë shumë më larg se më parë. Së dyti, në ambientet e hapura rrezikshmëria është më e ulët, por e tmerrshme është se nuk po respektohen masat në ambiente të mbyllura.

Si është situata tani?

Brataj: Nuk është se ka ndonjë ndryshim shumë të madh. Rritja që filloi nga fundi i korrikut vijon, thuajse ka të njëjtat thirrje për koronavirusin. 1000-1500 thirrje në ditë tani është trend. Ajo që shoh është se të sëmurët kanë shenja të lehta dhe trajtohen nga mjeku i familjes. Nëse janë mbi 3 mijë raste aktive, 117 janë në spital, 40% nuk kanë asnjë shenjë e simptomë, ndërsa të tjerët kanë shenja të lehta që ndiqen në banesë.

Si ndiqet një i infektuar në banesë?

Brataj: Është e vërtetë që shumica ndiqen në banesë, por kur shfaqen komplikanca askush nuk ka kurajo të rrijë në shtëpi, por i drejtohet qendrës spitalore. Kjo është një sëmundje që i përket mjekësisë familjare, po ta marrësh si numra. Shumë keq janë vetëm 1%, që trajtohen në spital. Koronavirusi nuk ka një terapi, që të thuash bëjë këto ilace dhe shërohesh. Ky është një virus i ri, që ka një terapi simptomatike, që do të thotë cfarë të na shfaqet, do ta kurojmë. Pra, nëse kemi temperaturë, do të përdorim ilace kundër saj, nëse kemi kollë, do përdorim shurup, etj. Por, kur shfaqen simptomat e mungesës së frymëmarrjes, është mirë të shoqërohet me ekzaminim./BW

Paraardhëse

“Po rëndohet gjendja e të sëmurëve kronikë”, Olimbi Hoxha flet për ‘Zërin e Amerikës’: Ja si është situata në Shqipëri

Pasardhëse

Nëna i vdiq nga Covid, i biri ndërroi jetë pasi u shërua! Ja apeli që kishte për shqiptarët (VIDEO)

Pasardhëse

Nëna i vdiq nga Covid, i biri ndërroi jetë pasi u shërua! Ja apeli që kishte për shqiptarët (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.