• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

E vetmja e re nga “Republika” e Lulit, është Koçua

8 April, 2017
në Opinion
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Mero Baze

Për Koço Kodhimën është një ditë e mirë. Ai është pritur në një takim të veçant nga Kryetari formal i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Për aq sa thotë Kokdhima, mjafton të besojmë se së paku Basha e ka dëgjuar atë më shumë se një orë.

Kaq do të mjaftonte për çdo kënd, që ka dëgjuar dokrra për “Republikën e re” dhe “Republikën e Hashashit” këto 50 ditë, të kuptojë se më kë është Lulzim Basha.

Nëse socialistët kanë një problem real me hashashin pas rënies së Lazaratit, e patën pasi mijëra shqiptarë e kanë konsideruar shkelje syri të qeverisë, mbjelljen e hashashit për shkak të Koço Kokdhimës. Beteja e tij publike në krah të Edi Ramës, për gjoja liberalizmin e hashashit, vrapimi i tij nëpër burgje për të dëshmuar sa gabim është arrestimi i njerëzve që mbillnin hashash, melodramat e tij për njerëz të sëmurë me tumorë që mezi prisnin hashashin të shëroheshin dhe mos pasja e një reagimi serioz nga qeveria, kundër këtij sharlatani, është e vetmja shenjë dhe i vetmi fakt, që e bën përgjegjëse, qeverinë e Edi Ramës në raport me kultivimin e hashashit.

Nëse anketoje në atë kohë çdo kënd që tentonte ose që merrej me hashash në Shqiëpri dhe u thoshje se mund të jenë të rrezikuar nga arrestimi, të ilustronin “lojën” e qeverisë, pikërisht me fushatën pro canabis të Koço Kokdhimës.

Dhe e keqja është se Koço Kokdhima dhe qeveria, nuk u prishën kurrë me njëra tjerën, për këtë çështje. I vemti që ishte i qart se kjo gjë po merrte më qafë qeverisjen por sidomos fuqinë e LSI brenda saj, ishte kryetari i LSI, i cili së paku prej vitit 2015 pati një distancë të fort me Kokdhimën dhe gati betejë publike me të në zgjedhjet lokale, sidomos në Sarandë.

Fati i socialistëve u bë Sali Berisha dhe shtypi që denoncoi Koço Kodhimën për një konflikt interesi dhe ai shkoi në Gjykatë Kushtetuese ku dhe ju hoq mandati.

Pastaj siç e ka fal zoti, ai di ta gjej vet rrugën e humbjes dhe të gjithë ne që e denoncuam atë si një autor të stimulimit të hashashit, do të kishim dështuar, sikur të mos na ndihmonte vet Kokdhima, duke ikur nga PS dhe duke u zemëruar me Edi Ramën. Ne nuk arritëm ta zemëronim dot Edi Ramën me të, por fal zotit dhe Ilir Metës, u zemërua ai me Edi Ramën.

Tani unë e kuptoj që opozita e ka të vështirë të dal nga çadra pasi së paku Basha e di se pas çadrës, më afër është Hollanda, se sa karrigia e kryetarit të PD. Por ende mendoj, se PD ka më shumë shpresë se Koço Kokdhima në këtë vend.

Fakti që në kulmin e krizës politike në Shqipëri, “Ideatori” i Republikës së Re, gjenë 70 minuta kohë të flas me Koço Kokdhimën ,se si zgjidhey kjo krizë, është domethënia më e madhe, që ai sot është njeri i dëshpëruar, pa asnjë ide pse ka hyrë, e si do dal nga ajo çadër dhe mbi të gjitha krejt hipokrit në atë që thotë për “hashashin” dhe “republikën e re”.

Të takosh liderin e kanabizimit të Shqipërisë dhe pastaj të flasësh kundër hashashit, të ulesh në tavolnë si lider antikomunist me një ish Sekretarë të Parë Rinie të komunizmit, kur sapo ke sharë si të tillë Fatmir Xhafaj, të dëgjosh një biznesmen që së paku nga vet ajo parti, është akuzuar si simbol i biznesmenit të prodhuar nga korrupsioni politik, do të thotë se e vetmja e re nga Republika e Lulit është Koçua, dhe e vetmja Republikë, që nuk ka asgjë të re, është ajo që shtrihet brenda çadrës së tij.

Por mbi të gjitha, takim i tyre është një fyerje e rënd për çdo mbështetës të opozitës, që i është gëzuar vërtet si fitore, nxjerrjes së këtij njeriu nga parlamenti, përmes Gjykatës Kushtetuese. Nëse kjo “Republikë e Re” që ata presin vjen nën garancitë e takimeve të Kokdhimës me Ilir Metën dhe Lulzim Bashën, çdo demokrat ka më shumë arsye ti besoj Republikës së vjetër të Metës, Kokdhimës dhe Ramës, se sa Republikë së re, të Kokdhimës, Metës dhe Bashës. TemA

Paraardhëse

Atentat me armë, vritet ish-drejtuesi i policisë Artan Cuku

Pasardhëse

Kush është ish-zyrtari i Policisë që u ekzekutua te liqeni

Pasardhëse

Kush është ish-zyrtari i Policisë që u ekzekutua te liqeni

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.