• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

E vërteta, merr njërën anë!

18 April, 2017
në Opinion
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Mero Baze

Qëndrimi i prerë i qeverisë së kancelares Merkel ndaj krizës politike në Shqipëri, identifikoi partitë dhe individët që kanë investuar në këtë krizë artificiale me gënjeshtrat e tyre. Duke shkuar drejt së vërtetës, ministri i Jashtëm i Gjermanisë, natyrisht ka çmontuar disa prej miteve fallco të instaluara për krizën në Shqipëri.

Ai identifikoi shkakun real të kësaj krize, që është frika nga reforma në drejtësi. Për këtë arsye, ai i bëri thirrje opozitës të shkojë në Kuvend dhe të miratojë strukturën e Veting-ut, për të dëshmuar të kundërtën.

Reagimi i opozitës dhe i aleatëve të saj në këtë pikë, është ai që pritej. Opozita refuzon ta votojë strukturën e Veting-ut dhe është hedhur në sulm ndaj qeverisë gjermane, sikur të kishin shpallur pushtimin e Shqipërisë, edhe pse shumica e këtyre nuk janë as bijë partizanësh. Të gjithë flasin për vendime që duhet t’i marrin shqiptarët, të tjerë hajvanë për deklarata të gabuara që do t’i kushtojnë karrierën Gabriel, dhe më të dëshpëruarit flasin për deklarata të njëanshme.

Në këtë betejë gënjeshtrash kundër reformës në drejtësi dhe përpjekjeve për të justifikuar me gënjeshtra, bojkotin e zgjedhjeve, e vërteta natyrisht që është palë më vete dhe nuk ka të bëjë me arbitrimin e gënjeshtrave. Qeveria gjermane duke folur për të vërtetën, natyrisht që është e njëanshme, pasi nuk mund të jetë palë me disa mashtrues që po tentojnë të fusin Shqipërinë në luftë civile për hallet e tyre.

Duke i dhënë mbështetje zgjedhjeve të lira më 18 qershor dhe me këtë qeveri, qeveria e kancelares Merkel, ka respektuar sistemin demokratik që kemi zgjedhur dhe rregullat e përbashkëta të lojës. Të gjithë ata që kanë menduar se do t’i bëjnë shantazh qeverisë me aleanca fluide dhe do ta detyrojnë atë ta tërheqin zvarrë, duke përdorur zgjedhjet, tashmë kanë një betejë të humbur me faktorin perëndimor rreth dëmit që mund t’i sjellin procesit zgjedhor.

Ti kërkosh qeverisë gjermane të jetë e paanshme ndaj gënjeshtrave, është sikur t’i kërkosh asaj të jetë mashtruese dhe të justifikojë destabilizimin e vendit. Guximi për t’i kërkuar qeverive perëndimore të jenë të paanshme në këtë krizë, është kërkesë për ta lënë Shqipërinë në dorë të një grupi njerëzish ordinerë, që bëjnë plane në darkë, se si do fitojnë zgjedhjet në tavolinë dhe mërziten në mëngjes, kur shikojnë se llogaritë nuk dalin.

E vërteta nuk mund të jetë kurrë e të dy palëve, kur njëra gënjen hapur. E vërteta merr pozicion, aty ku gënjeshtra tenton të bëjë ligjin.

Dhe ministri i Jashtëm gjerman ka bërë thjesht detyrën për të thënë të vërtetën.

Sulmi i aleatëve të Bashës dhe vetë drejtuesve të Partisë Demokratike ndaj tij, është çështje standarti, se ku është katandisur Partia Demokratike. Por nga ana tjetër, duket se ai ka prekur gjithë palët e përfshira në këto gënjeshtra.

Duke demontuar disa prej miteve fallco të instaluara për krizën në Shqipëri, ministri i Jashtëm gjerman, ka demontuar dhe koalicionet e pamoralshme të këtyre zgjedhjeve. Koalicionet reale të këtyre zgjedhjeve, janë ato që reagojnë njësoj ndaj deklaratave të tij. Të mërziturit prej tij, janë bashkë dhe duhet të jenë bashkë edhe në zgjedhje, dhe të kënaqurit prej tij duhet të jenë bashkë. Këto janë zgjedhje që vendosin për orientimin perëndimor të Shqipërisë, dhe qëndrimet ndaj tij, duhet të ndajnë dhe bashkojnë partitë në koalicionet e nesërme.

Në këto zgjedhje realisht ka tre palë. Janë blloku i partive aleate të qeverisë Rama, blloku opozitar, i cili është në aleancë të qartë politike me LSI, sa i përket qëndrimit ndaj zgjedhjeve, dhe blloku i partive të pavarura prej tyre, siç janë Blushi, Topi, Bojaxhiu etj.

Nëse këto zgjedhje duhet të jenë mes të tjerash të ndershme, dhe rreshtimet politike duhet të jenë të tilla. Partitë e reja nuk kanë pse marrin mëkatet e partive të vjetra. LSI po ashtu nuk ka asnjë arsye të diskutojë a duhet të dalë me PS apo jo, pasi siç ka thënë dhe vetë, rëndësi ka të bëhen zgjedhje.

Duke krijuar sa më shumë shanse për të votuar kundërshtarët e Edi Ramës, ne do të kemi mundësi t’u japim shansin demokratëve të dalin në zgjedhje dhe të mund të votojnë për parti që nuk janë me Edi Ramën. Për këtë Edi Rama është mirë të dalë i vetëm në zgjedhje, nëse PD nuk regjistrohet për 18 qershorin. Kjo do t’u japë shans demokratëve të bojkotojnë hallet e Lulzim Bashës e Sali Berishës dhe të votojnë për parti të tjera që mund të jenë opozita apo pushteti i nesërm. Duke i dhënë sa më shumë ngjyra fushatës zgjedhore, me bllokun e qeverisë, të pavarurit dhe LSI, pa PD, Shqipëria mund të kapërcejë boshllëkun artificial që po tenton të krijojë opozita dhe të prodhojë një parlament përfaqësues. Ky është rasti kur Edi Rama duhet të zhvillojë zgjedhje laboratorike, larg çdo shenje dobësie për të fortë me muskuj, apo kapobanda malësorësh, që tentojnë të diktojnë të ardhmen e listave. Vetëm standarti i lartë i zgjedhjeve, cilësia  e lartë e kandidatëve dhe garancia se ato do jenë të lira, është beteja e vërtetë kundër gënjeshtrave të Lulzim Bashës. E kundërta, është çertifikimim i gënjeshtrave të tij. TemA

Paraardhëse

Horoskopi ditor, e mërkurë 19 prill 2017

Pasardhëse

“20 grupe kriminale kultivojnë hashash në gjithë vendi, bosët nuk kapen”

Pasardhëse

"20 grupe kriminale kultivojnë hashash në gjithë vendi, bosët nuk kapen"

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.