• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

E vërteta e operacionit “Forca e Ligjit” dhe censura e TCH ndaj Policisë

22 November, 2017
në Aktualitet
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Televizioni Top Channel dje trasmetoi një lajm ku fliste për një aksion në Fier të policisë në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

Sipas TCH, “Forca e Ligjit” është zbutur pasi po sipas televizionit, grupi që ishte ndaluar në Fier nuk ishte grup kriminal, sepse ishin ndaluar 3 persona dhe ishte arrestuar vetëm njëri për 130 gramë hashash.

Por, e vërteta e thënë nga Top Channel në kronikën e djeshme nuk është e plotë. Kjo për faktin e thjeshtë se TCH i është referuar vetëm referimit të bërë nga policia në Prokurorinë e Fierit dhe jo edhe referimit tjetër të bërë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Për këtë ka reaguar edhe policia e cila mësohet se i është drejtuar Top Channelit me  një e-mail zyrtar në redaksinë e lajmeve të TCH, ku i ka dërguar për sqarim dhe pasqyrim mediatik TCH, faktin se ka dy procedime penale për çështjen në fjalë  dhe jo një siç citon televizioni. Sipas policisë, janë dy procedime dhe janë saktësisht njëri në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier (të cilit i ishte referuar TCH) dhe një në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, të cilin TCH nuk e pasqyroi as pas kërkesës së policisë.

Policia madje  saktëson fare qartë  Top Channel-in se në bazë të objektit të veprave penale,  janë bërë edhe procedimet në Prokuroritë pëkatëse. Ku “për çështjen e armëmbajtjes pa leje, prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike, dhe përshtatje të ambienteve për tregtim te lëndëve narkotike”, janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Fier, ndërsa për ato që janë vepra edhe më të rënda si “grup të strukturuar kriminal mbi bazën e ligjit 1092, Antimafia, për pastrim te produkteve të veprës penale për ‘Trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike’ dhe ‘falsifikim dokumentesh’ janë referuar në datë 15 nëntor 2017 dhe hetohen nga Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë.

Por, kjo histori nuk mbyllet me kaq, madje shkon në kufinjtë e një skandali censurimi mediatik për faktin se televizioni TCH censuroi policinë duke mos dhënë reagimin e saj.

TCH jo vetëm që në lajmin e parë nuk dha të vërtetën e plotë të dy referimeve të policisë duke mos informuar siç duhet, por më keq akoma, edhe pasi iu kërkua nga policia të sqarohej opinion publik dhe teleshikuesit për të vërtetën, sërish ky televizion refuzoi ta pasqyronte./Lexo.al

DEKLARATA E POLICISË:

Duke iu referuar kronikës së djeshme të lajmeve transmetuar në Top Channel, mbi grupin kriminal ‘Grand’, të goditur në Fier, Policia e Shtetit sqaron se:

Në lidhje me këtë grup kriminal, ka dy procedime penale, një në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe një në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Në bazë të objektit të veprave penale të ndara në kapitujt e Kodit Penal, ‘Armëmbajtja pa leje’, ‘Prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike’, dhe ‘Përshtatje të ambienteve për tregtim të lëndëve narkotike’, janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Fier.

Ndërsa për grup të strukturuar kriminal mbi bazën e ligjit 1092, Antimafia, për pastrim te produkteve të veprës penale për ‘Trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike’ dhe ‘Falsifikim dokumentesh’ janë referuar në datë 15.11.2017 dhe hetohen nga Prokuroria për Krimet e Rënda, Tiranë.

Duke falënderuar mediat për bashkëpunimin, Policia e Shtetit siguron qytetarët se operacioni “Forca e Ligjit” do të vazhdojë edhe më me intensitet në ditët e muajt në vijim, për të goditur me ashpërsi çdo grup kriminal të përfshirë në listën e zezë të këtij operacioni, përmes bashkëpunimit intensiv me partnerët ndërkombëtarë.

Paraardhëse

Lidhjet e politikanëve me ish-Sigurimin, deputeti i PS publikon dokumentin

Pasardhëse

Zhduken dy vajza nga Kamza, dyshimet e familjes dhe dëshmitë e shoqeve

Pasardhëse

Zhduken dy vajza nga Kamza, dyshimet e familjes dhe dëshmitë e shoqeve

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.