• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

E vërteta Duka-Panucci, ja pse presidenti i FSHF mbajti trajnerin

22 November, 2018
në Sport
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Christian Panucci mund të buzëqeshë, në mes të stuhisë, atëherë kur ekuipazhi i tij ishte gati ta braktiste dhe kur dallgët po bëheshin më të mëdha, ka gjetur rrugën e duhur për të nxjerrë deri në breg anijen kuqezi.

Sigurisht, nuk ishte fitorja ndaj Uellsit ajo që ka ndikuar për të ndërruar mendjen e “shefit”, siç rëndomtë thuhet në të tilla raste. Një gol i Balajt me penallti dhe dy raste në 90 minuta nuk do të thonë se jemi shëruar dhe se kombëtarja tashmë është kthyer në nivelet e Euro 2016.

Përkundrazi, jemi ende në një tunel dhe gjithçka është në lëkundje. Pas fitores me kombëtaren e Giggs, Duka për mediat tha se ishte i gëzuar vetëm për faktin se një rezultat pozitiv është në të mirë të moralit dhe besimit te skuadra, por që nuk është se ka ndryshuar gjërat.

Trajneri italian u duk shumë i qetë, sepse kishte marrë një farë garancie, që përpara ndeshjes. Nuk do të kishte divorc të menjëhershëm, qoftë edhe pas një humbje. Praktikisht, gjithçka ishte paravendosur nga presidenti i FSHF-së, që ndër të tjera, ditën e mërkurë, me mendje më të kthjellët, duke mos nxituar, foli mbi këtë vendim të marrë për TV Klan.

“S’është koha për vendime të nxituara. Panucci ka të mirat e të këqijat e veta. Nuk kemi luksin të ndërrojmë trajner, pasi vetëm në mars fillojmë përsëri me ndeshjet zyrtare në kuadër të Europianit 2020. Ne mbetemi një skuadër modeste, dhe mund të bëjmë mirë nëse të gjithë mbështesim trajnerin dhe stafin për kualifikueset”.

Praktikisht, përkthim i qartë: nuk ka kohë, mundësi ekonomike për të pretenduar emra “big” dhe sidomos alternativa të denja. Duka dhe Panuçi janë ulur dhe kanë biseduar. Telesport mëson se trajneri i ka kërkuar falje për gjërat që ka bërë gabim dhe se ka mësuar nga ato. Si në skemën taktike, ashtu edhe në përzgjedhje futbollistësh e deri te mënyra për të organizuar gjithçka. I ka kërkuar një tjetër shans për Euro 2020 dhe se do të përmirësonte shumë aspekte, që nga komunikimi me mediet.

Një kërkesë që italiani i ka bërë Dukës ka të bëjë me faktin se dëshiron të jetë më pranë Shqipërisë dhe jo i shkëputur. Vetëm kështu mund të monitorojë çdo detaj, deri te Superliga dhe ndonjë përzgjedhje lojtarësh që më parë nuk janë konsideruar. Duka i ka kërkuar që të jetë më i kujdesshëm sa i përket veteranëve dhe t’i mbrojë, duke mos u nxituar në deklarata apo vendime.

Kreu i FSHF ka pranuar këtë kërkesë dhe është vënë nga puna që t’i gjejë një shtëpi italianit, në mënyrë që të jetojë në Shqipëri. Panuçi ka shpëtuar, për momentin, por e vërteta është se kushtet dhe situata u vunë në favor të tij.

Telesport mëson se Duka, edhe pse brenda tij nuk ka pëlqyer shumë gjëra dhe në situata të tjera do të ndërpriste marrëdhënien me trajnerin, ka vendosur që këtë herë të vijojë.

Asnjë alternativë e vlefshme në horizont. Trajnerët shqiptarë nuk e bindin, me Hasin ka një konflikt të vjetër, ndërsa mundësitë ekonomike janë ato që janë. Panucci fiton 140 mijë euro në vit, pra në total për dy vjet 280 mijë euro, çka do të thotë se një tjetër do të kërkonte minimalisht 250 mijë euro në vit dhe nuk garanton asgjë.

Shqipëria vijon me italianin, që pasi ka shpërdoruar Ligën e Kombeve, tani duhet të tregojë veten në eliminatoret e Euro 2020. Nëse presidenti ka gabuar, koha do ta tregojë, por rreziku që ka marrë përsipër këtë herë mund t’i kthehet në bumerang.

Paraardhëse

Vuçiç paralajmëron hakmarrjen e Serbisë: Ky është plani për Kosovën

Pasardhëse

Surprizat e motit, ja cilat qarqe rrezikohen nga shirat e dendur ditën e sotme (FOTO)

Pasardhëse

Surprizat e motit, ja cilat qarqe rrezikohen nga shirat e dendur ditën e sotme (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.