• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“E turpshme”, Artan Fuga reagon ashpër ndaj hapjes së basteve: Si të mirëmbash një manastir me lekë nga prostitucioni

31 August, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
79
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Akademiku i njohur Artan Fuga ka reaguar duke dalë kundër teorisë për hapjen e basteve me pretendimin se paratë e fituara nga ky aktivitet do të zhvillojnë sportin.

Ai thotë se të financosh sportin me lekët e basteve online është njësoj si të mbështetësh virtytin me anë të vesit.

“E gjitha mbrapsht! Dhe dëgjojmë pastaj fjalën “Turp” që kemi pasur turp dhe kemi mbetur pas me zhvillimin e sportit pa baste!”, shkruan ai.

Statusi i plotë i publikuar në rrjetet sociale

Turp që kemi pasur turp!

“Të financosh sportin si politikë publike me lekët e marra nga taksat e industrisë të basteve online, është si të mbështesësh virtytin me anë të vesit!

Si ta them?

Si të mbështetësh prodhimin e filmave edukativë me gjobat që iu vihen videove pornografike me fëmijë! Sa më shumë video pedofilie, aq më shumë gjoba, aq më shumë filma edukativë për fëmijë!

Ose sikur të mbështesësh mirëmbajtjen e rrugëve me lekët e gjobave të shoferëve të dehur apo të traktorëve që ecin kundravajtje në rrugë!

Sa më shumë traktorë në rrugë, aq më shumë gjoba, aq më shumë parà për të mirëmbajtur rrugët!

Babi lekët për librat dhe bibliotekën për fëmijët, ose për t’u blerë atyre kompjuter të lidhur në Internet, i bën rrush e kumbulla në baste, dhe me ato lekë fëmijën e mbetur pa kulturë kur të rritet e bëjmë tifoz futbolli!

Me një fjalë si të mirëmbash një manastir me lekë nga prostitucioni!

E gjitha mbrapsht! Dhe dëgjojmë pastaj fjalën “Turp” që kemi pasur turp dhe kemi mbetur pas me zhvillimin e sportit pa baste!

Turp që kemi pasur turp!

Lëre kur edhe kultura do u financoka nga lekët e taksave për bastet!!! T’ja plasësh gazit me vaj medet!!! Imagjinoni një film që trajton vuajtjen e një fëmije shqiptar që në shtëpi nuk ka asnjë mjet kulture, sepse buxhetin e bën babi rrushekumbulla, të financohet nga lekët e basteve!!!

Thënë këto, kuptohet që nuk kam asgjë me industrinë e basteve, madje me asnjë lloj industrie që fiton parà nga veset njerëzore, edhe nga striptiza, vuajerizmi, masturbimi, a çdo gjë tjetër.

Kushdo t’i harxhojë lekët e veta sipas qejfit! Kuptohet nëse i ka ato lekë!

Po turp që shteti të adresojë specifikisht që lekët e basteve zhvillojnë sportin!

Imagjinoj një portier në lojë: Aloooo, bastet??? He mo ta pres këtë penalltinë apo jo?

Paraardhëse

Samiti i Ballkanit të Hapur në Beograd, cilat janë 2 shtetet e tjera që do të marrin pjesë

Pasardhëse

Agim Nesho i del për zot Bullgarisë, pas përplasjes me Ramën

Pasardhëse

Agim Nesho i del për zot Bullgarisë, pas përplasjes me Ramën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.