Avokati Idajet Beqiri i ftuar në një studio televizive, ka folur rreth rolit të Izet Haxhisë dhe dëshmive të tija për Berishën që e implikojnë atë në veprime të rënda kriminale.
“Fakt është që Izet Haxhija është dëshmitar okular që e njeh shumë mirë anën e errët të politikës shqiptare që nga viti ’91 e deri në vitin ’98. Madje ka patur edhe tentativa për ta eleminuar. Memoria e tij është e jashtëzakonshme, pasi ai i kishte të memorizuara në tri seanca gjyqësore dëshmitë e tij për të gjitha lëvizjet politike dhe krimet. Këto dëshmi janë bërë në prani të gjykatës dhe prokurorit dhe janë dëshmi të pandryshueshme. Ai njeri ka informacion me detaje me orë dhe vende konkrete. Këto deklarata e implikojnë rëndë Sali Berishën, duke e shfaqur atë si një bandë kriminale.“,-u shpreh avokat Beqiri.
Diskutime rreth kësaj post