• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

E pyeti nëse do pranojë gabimet si Sali Berisha, kryeministri Rama sfidon studiuesen e njohur

27 January, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
987
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Studiuesja Belina Budini ka zhvilluar një intervistë me kryeministrin Edi Rama. Ajo insistoi duke e pyetur kreun e qeverisë se cilat janë dështimet apo gabimet gjatë rrugëtimit të tij në politikë, por kryeministri nuk pranoi të japë përgjigje.

Një pjesë të intervistës:

Budini: Z. Rama a konsideroni ju që keni pasur dështime apo gabime në rrugëtimin tuaj?

Rama: Nëse s’do të kisha pasur gabime, nuk do të kisha bërë kaq shumë punë. Do të duhej të mos bëja asnjë punë dhe kështu do të isha në rregull, s’do të bëja asnjë gabim. Duke llogaritur sesa shumë punë kam bërë, jam i bindur që do të kem bërë jo pak gabime me siguri, se shkojnë bashkë.

Budini: Koshient apo i ndërgjegjshëm, për çfarë lloj gabimesh jeni?

Rama: Nuk kam kohë të mendoj sot për të listuar gabimet, por një gjë është e sigurt, që di shumë mirë se cilat gabime nuk duhet të përsëris.

Budini: Diçka që do ta bënit ndryshe sot?

Rama: Unë gjithë kohës i bëj ndryshe gjërat, por ju nuk i vini re.

Budini: Cili është hapi për të cilin je penduar dhe për çfarë jeni më tepër krenar?

Rama: Ato për të cilat pendohem nuk i ndaj me ata që më studiojnë apo që më vëzhgojnë apo që më analizojnë, por i ndaj vetëm me atë që është aty për të kuptuar dhe falur.

Budini: Por në kuadër të një komunikimi demokratik politik? Liderëve të sotëm iu kërkohet që të pranojnë se diku kanë gabuar, është demokratike si formë komunikimi.

Rama: Unë ju sfidoj që të gjeni dikë tjetër që të pranojë gabimet publikisht dhe ka kërkuar ndjesë edhe për gabimet.

Budini: Në intervistën e fundit pata të ftuar ish-kryeministrin Berisha, i cili pranoi disa nga gabimet e bëra gjatë trajektores së tranzicionit në Shqipëri, në mënyrë konkrete, të drejtpërdrejtë. Këtë mesa di, e ka bërë edhe në hapësirën publike.

Rama: Ai është në një moshë të thellë pensioni. Prisni që unë të arrij atë moshë, nëse do të kem bekimin për ta arritur atë moshë dhe ju garantoj që do të bëjmë një tjetër bashkëbisedim dhe të shohim sesi do të jem, kur të jem në moshën e thellë të pensionit.

Paraardhëse

Saimiri e eliminoi pa pasur një takim me të, konkurrenti i ‘Përputhen’ kalon mbrëmjen me një nga vajzat e ‘Love Story’ (VIDEO)

Pasardhëse

Përgjimet e Ndragheta-s, Taulant Balla del me deklaratën e fortë: Politikani i dyshuar mik i Bashës. Pse nuk e ngre gishtin kundër Metës

Pasardhëse

Përgjimet e Ndragheta-s, Taulant Balla del me deklaratën e fortë: Politikani i dyshuar mik i Bashës. Pse nuk e ngre gishtin kundër Metës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.