• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

E premte intensive, Berisha mbledh Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar

1 June, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
22
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Dita e premte do të ketë aktivitet të ngjeshur politik pasi përveç mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste do të zhvillohen dhe mbledhja e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Fillimisht, Kryesia me 20 anëtarët e rinj të zgjedhur do të kryejë mbledhjen e parë pas zgjedhjes në orën 14:00, ndërsa në orën 17:00 Këshilli Kombëtar Demokrat me 295 anëtarë do të zgjedhë 2 nënkryetarët, Sekretariatin dhe Gjykatën e Partisë.

Për sa i përket garës për dy funksionet e mbetura në parti, deputeti i Durrësit, Oerd Bylykbashi ka shpallur kandidaturën për nënkryetar, ndërsa ka gjasa që të sfidohet për këtë post nga deputeti i Elbasanit, Luçiano Boçi. Sipas statutit të ndryshuar të PD në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021, njëri prej nënkryetarëve drejton grupin parlamentar të deputetëve ndërsa tjetri automatikisht merr dhe funksionin e zëvendësuesit të Edi Palokës në krye të Këshillit Kombëtar të partisë. Nuk dihet ende nëse do të ketë kandidatura të tjera për detyrën e dy nënkryetarëve. Për sa i përket postit të Sekretarit të Përgjithshëm të PD, deputeti i Kukësit Flamur Noka do të sfidojë deputetin e Tiranës dhe ish-kryetarin e FRPD, Belind Këlliçin.

Megjithatë, për dy detyrat e nënkryetarëve në media u përfolën se do të kandidonin 4 deputetë: Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi, Agron Shehaj dhe Luçiano Boçi. Të gjitha këto funksione do të zgjidhen me votim të fshehtë të Këshillit Kombëtar demokrat. Risi për PD do të jetë dhe Gjykata e Partisë,  e cila do të përbëhet nga 5 anëtarë. Në këtë situatë, demokratët priten të shkarkojnë n/kryetaren e PD, Jorida  Tabakun, kryetarin e grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeajn dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhin. Ndërkohë, Komisioni i Rithemelimit të PD u shkri pas zgjedhjes së Kryesisë së PD në 28 maj.

Paraardhëse

Një tjetër fitore, Erkand Qerimaj shpallet kampion Evrope në peshëngritje

Pasardhëse

Rama mbledh të premten Kryesinë, në fokus përzgjedhja e kandidatit për president

Pasardhëse

Rama mbledh të premten Kryesinë, në fokus përzgjedhja e kandidatit për president

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.