• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

E përuruat Bunkerin?

19 November, 2016
në Opinion
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Endri Xhafo

E përuruat Bunkerin?! Epo ju zënshin haqet e ish-të përndjekurve, pra! Po nuk ju zënë juve, se s’bie rrufeja në ca vende! Dhe të mos vijë kush të më thotë këtu se ai bunker është vepër arti, sepse nëse ai bunker është vepër arti, unë jam Picasso!

Por mirë more, se ju e mbani veten edhe për sqimtarë, për njerëz të lëçitur, që gjoja merrni vesh nga e bukura; po ai bunker, tani që e zbuluat, është gjëja më “cheap” në mes të qytetit! Një gjë aq “du mauvais goût”, sa nuk duhet të zinte kurrë vend në piacat publike! Idem si kulla phallus e erektuar në mes të Korçës, apo busti i gjoja-Hillarit në mes të Sarandës, që vetëm me Hillarin nuk ngjan! Por mirë more, se ju jeni të çuditshëm ndonjëherë, ju keni qenë edhe në Paris, – përveç që ndonjëri prej jush edhe ka jetuar ca kohë aty, – po hyrja e Katakombave kështu është? Diçka e shëmtuar që gërthet? Apo një hyrje e padukshme dhe misterioze, siç janë vetë tunelet e fshehtë nëntokësorë si ai që gjendet poshtë bunkerit tuaj?

A e keni menduar ndonjëherë se Sali Berisha, makthi i juaj më i madh, përuronte rrugë dhe hidrocentrale, kurse ju po përuroni bunkere dhe shatërvanë? A e keni parë ndonjëherë në këtë prizëm? Unë nuk kam lidhje me Sali Berishën, dhe ata që më njohin e dinë mirë se më shumë shoqëri kam pasur me këta talentet e Bashkisë, sesa me figura të PD-së. Por kjo është e vërtetë: Jeni katandisur që përuroni me tam-tame një bunker që lëndon ndjenjat e 95% të shqiptarëve, ju që talleshit në opozitë me 10 mijë km rrugë të Sali Berishës. Mbase ai 10 mijë s’i bëri, por disa mijëra km, po! Ne ecim sot në rrugët e Sali Berishës në veri, verilindje, Shqipërinë e mesme, juglindje dhe jug! Po ju, ç’keni bërë ju? Ju zgjoni kujtimet e Qoftëlargut me festat neo-komuniste të tipit Peza n’Fest dhe me bunkerin në mes të Tiranës! Unë nuk jam nostalgjik i Berishës, sepse mendoj që ai e kreu kohën e vet.

Unë nuk mendoj as edhe që Luli është shpresa e vetme e këtij kombi, sepse Luli është shumë “funny” për t’u marrë seriozisht! Por fatkeqësia e këtij vendi, që ka shkuar prej kohësh për lesh, është se ju jeni bërë në 2-3 vjet ajo që Berisha u shndërrua në 8! Dhe, për më tepër, tani, përveçse se politikisht dhe ekonomikisht, jeni bërë edhe simbolikisht të urryer! Mjerë ne ku na ka rënë për hise të rrisim fëmijët tanë!

Paraardhëse

PDIU për shoferët e dënuar në Greqi: Akt burracak

Pasardhëse

Ndryshojnë rregullat për të lëvizur në zonën Shengen: Ja çfarë duhet të dini

Pasardhëse

Ndryshojnë rregullat për të lëvizur në zonën Shengen: Ja çfarë duhet të dini

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

Nga lajme
20 March, 2026
0

Me përfundimin e muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë anembanë botës festojnë Fitër Bajramin – një nga festat më të rëndësishme...

Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.