• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

E përlotur, artisja 82 vjeçare: Shita edhe lule, ç’të bëj me pensionin? (VIDEO)

21 September, 2021
në Rozë
0
117
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Virgjini Mile Ristani, dikur një këngëtare e shquar e Ansamblit të këngëve dhe valleve në Berat dhe më pas në Tiranë, ishte sot e ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi. Ish-këngëtarja e njohur, sot në moshën e artë kujtoi me nostalgji vitet e aktivitetit të saj artistik por foli edhe më gjerë mbi momentet kyçe të jetës.

“Jo vetëm Ansambli që më mungon shumë, por më mungojnë këngët. I dua shumë I dashuroj. Edhe spektatori. Me Ansamblin e Beratit patëm shumë suksese të njëpasnjëshme.” – shprehu Virgjinia teksa kujtonte kohët e shkuara.

Në moshën 72 vjeçare, Virgjinia humb bashkëshortin, të ndjerin Thimio Ristani dikur akrobat i cirkut në vend. Kjo humbje e madhe e la Virgjininë të vetme si pasojë edhe e pamundësisë për të pasur fëmijë. Ajo shpreh se fati nuk e deshi që të ndërtonin një familje të madhe, por dashuria nuk mungoi deri ditën e fundit.

“E vështirë shumë është, ne shkonim shumë mirë. Si dy zogj na thonim. Me kujtimin më të mirë ka ikur, jo vetëm nga mua por nga të gjithë njerëzit që e njihnin edhe e donin.” – tha e prekur zonja.

Virgjinia tregon se sot jeton nëpërmjet një pensioni minimal prej 1.800 lekësh dhe mungesa ekonomike e ka detyruar të shes lule në anë të rrugës. Sipas saj, fillimet me lulet qenë të sikletshme por ajo nuk ndaloi së tregëtuari trëndafilat që i rrit me përkujdesje në kopshtin modest mbrapa shtëpisë.

“Unë kam shumë trëndafila, edhe lule të tjera në shtëpi. Më thotë dikush, shiti ato trëndafilat. Jo se është turp I thashë. Bëra një tufë me trëndafila dhe i vura te parvazi afër shtëpisë. I vura atje. Ecja rrugës dhe thoja ‘pse e ula veten unë?’ më vjen një zonjë dhe më thotë ‘Ku i shet ato ti? Bjermi mua.’ Aty plasi cipa.” – tha me humor 82 vjeçarja.

Për kënaqësinë e shikuesve, Virgjini Mile Ristani këndoi dhe copëza nga këngët e njohura të Beratit.

Video:

Paraardhëse

Rama dhe Yuri Kim në akademinë ushtarake në New York: Bashkëpunim për binjakëzimin me FA

Pasardhëse

Vazhdon në korridore debati për Berishën, Noka i nxjerr Salianjit “inatin” e Bashës

Pasardhëse

Vazhdon në korridore debati për Berishën, Noka i nxjerr Salianjit “inatin” e Bashës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.