• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

E pabesueshme, a e dinit se 8 200 shqiptarë janë mbi 150 vjeç?

9 October, 2018
në Kryesore
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shqipëria duket një vend rekord për moshën e 150 vjeçarëve, të paktën nëse i referohemi të dhënave që gjeneron sistemi i Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.

Por Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka dalë në përfundimin se ky sistem në vetvete mbart mijëra gabime të lidhura me shtetasit e regjistruar në Regjistrin Kombëtar.

Kështu sipas KLSH ekzistojnë 30,249 fusha të paplotësuara për “adresën”, 8 fusha të paplotësuara për “ID familjare”, 28,858 fusha të paplotësuara për “lidhja me kryefamiljarin”. Po kështu janë 588 raste ku të dhënat rezultojnë të përsëritura por nuk mbetet me kaq.

“U konstatuan rekorde jashtë logjikës; 5,555 raste kombësia e të cilave është shënuar XXX, XXA apo XXZ; Fusha “radha në familje” në 2,787 raste ka vlerë “0”, dhe në mjaft raste ka numra që nuk përputhen minimalisht me numrin e anëtarëve në familje; u konstatuan 6 emra 8 me përbërje ‘Xxx’, nga të cilët 1 prej tyre ka edhe mbiemrin ‘Xxx’, dhe 1 rast ka edhe emrin e të atit ‘Xxx’” thuhet në raportin e auditimit.

Por regjistri nuk është se vuan vetëm nga pasaktësitë por edhe nga pjesa e përditësimit të tij. Sipas KLSH numri i personave me moshë mbi 100 vjeç rezultoi 8,674, nga të cilët 485 janë të bllokuar dhe nuk marrin shërbim, ndërsa 8,189 persona rezultojnë nga sistemi si marrës të shërbimit (mosha e personave të filtruar arrin deri në afërsisht 150 vjeç).

“Referuar të dhënave nga ISSH, janë në kushtet e përfitimit të pensionit rreth 603 persona. Bazuar në komunikimet verbale me përfaqësues të DPGJC, personat mbi 100 vjeç u hiqet e drejta për të votuar deri në momentin që vetëdeklarohen. Ky veprim është konsideruar diskriminues edhe nga raporte periodike të OSBE-ODIHR, për arsye se çdo shtetas i Republikës së Shqipërisë ka të drejtën e votës” vlerëson KLSH.

Nga ana tjetër të dhënat e sistemit në shumë raste kanë mangësi dhe numër të konsiderueshëm fushash të paplotësuara të cilat sipas këtij institucioni nuk japin siguri.

I njëjti dokument nënvizon se ka një problematikë të përgjithshme që haset me mënyrën sesi janë hedhur të dhënat që nga dixhitalizimi në 2010-ën dhe në rastet kur janë kërkuar korrigjime nuk ka një procedurë standarde që tregon masat që janë marrë.

Për të gjitha këto konstatime KLSH ka bërë rekomandimet e nevojshme të cilat përfshijnë mes të tjerash edhe verifikime për personat mbi 100 vjeç që rezultojnë sot në regjistër. /monitor/

Paraardhëse

Spektakël në det, kapen dy skafistët me 5.5 kuintal drogë në Itali (VIDEO)

Pasardhëse

I kishin mbetur edhe disa ditë jetë, personi që humbi jetën në Bllok vuante nga kjo sëmundje

Pasardhëse

I kishin mbetur edhe disa ditë jetë, personi që humbi jetën në Bllok vuante nga kjo sëmundje

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.