• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shqip+

E pabesueshme: 45 mijë letra kundër Kadaresë i janë drejtuar Akademisë së Nobelit

12 December, 2023
në Shqip+
0
365
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Roland Qafoku

Në librin “Dantja i pashmangshëm” Ismail Kadare shkruan “përpiqem të ngushëlloj veten se popujt energjik si grekët e vjetër dhe hebrenjtë kanë qenë të tillë si ne plot trazim, por për shqipëtarët ndodh kështu se ata në gjirin e tyre kanë shumë zemërim, inate dhe xhelozi”.

Paska qenë që jeta e gjithë krijimtaria e tij të kalojë nëpërmjet spiunimit, kritikave dhe akuzave. Një prej tyre unë po e publikoj sot, përmban një datë të vitit 1958, dhe duhet të jetë bërë nga një moshatar i Ismail Kadaresë nga Gjirokastra.

Gjeniu sapo kishte publikuar poemën “Princesha Argjiro” dhe kjo u shoqërua pikërisht me këtë spiunim. Një djalosh që në atë kohë ka dërguar një letër në organet e Komitetit Qendror dhe e sulmonte egërsisht autorin, pra Ismail Kadarenë, pikërisht për këtë poemë, sipas tij, ajo nuk mbështetet mbi fakte historike dhe nuk duhet të botohej, madje sipas tij kjo ishte një koncept i gabuar dhe antikombëtar.

Ishte me fat që Komiteti Qendror nuk e mori parasysh këtë letër, këtë spiunim, por ai natyrisht e mbajti në dosje dhe krijoi dosjen e tij, dhe imagjinoni që mund të ndërpritej tërë karriera e krijimtarisë së Ismail Kadaresë.

Në këtë letër të shtypur me makinë shkrimi, djaloshi që kishte bërë spiunimin, e që kishte edhe mundësira teknike për të bërë spiunime, e që është një faqe A4, shkruan me detaje për krijimtarinë e Kadaresë, por edhe për vetë Ismail Kadarenë.
Fati ishte, që siç e thamë më lart, që Ismaili të mos pësonte gjë, por sot pas kaq e kaq shumë vitesh është e diskutueshme dhe habitshme se si vazhdojnë të kenë akoma diskutime dhe debate për këtë, gati si tha një gazetar francez kur kishte në intervistë Ismail Kadarenë: “Ky shqiptari këtu akuzohet që nuk vdiq gjatë kohës së komunizmit”, pra është shumë e rëndë kjo dhe që ta kuptojmë këtë e dimë të gjithë që pas vitit 1990 ka pasur me dhjetra sulme, debate, akuza për Ismail Kadarenë, kulmi i tyre është ai që 45 mijë letra janë dërguar në Instituin (akademinë) Nobel në Suedi me kërkesën që Kadare mos ta marrë çmimin Nobel.

Është e turpshme, nuk na bën nder, një masivitet i tillë spiunime, kërkesa të liga etj, për çfarë, për atë që bëri Shqipërinë dhe gjuhën shqipe të njohur ndërkombëtarisht. Ismail Kadare nuk është thjesht një mit për ne, por është letrari, romancieri që e bëri gjuhën shqipe jo të mirë, jo të ëmbël vetëm për ne shqiptarët, por e bëri gjuhën shqipe të jetë e denjë krahas të gjitha gjuhëve të botës.

I përkthyer në 50 gjuhë, Ismail Kadare sot ka libra që vlerësohen nga kritika si më të mirët të letërsisë të shekullit të kaluar, por edhe të këtij shekulli, aq sa gazeta e njohur “Le Monde” shkruante që: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” është një nga 100 librat që njeriu duhet t’i lexojë në jetë”.

Paraardhëse

“Bëra një aksident të këndshëm”, Dea Mishel shokon rrjetin, ndjekësja: Nuk i le këto proçka

Pasardhëse

Në shtëpinë e Bora Zemanit sot ka festë, moderatorja ndan dy gëzime në një ditë (FOTO)

Pasardhëse

Në shtëpinë e Bora Zemanit sot ka festë, moderatorja ndan dy gëzime në një ditë (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.