Gazetari Osman Stafa, i ftuar në një studio televizive, ngriti pikëpyetje për vdekjen e një 12-vjeçari nga Korça, duke akuzuar për neglizhencë dhe diagnozë të gabuar në trajtimin mjekësor.
Sipas gazetarit, fëmija, i cili kishte simptoma të të vjellave dhe diarresë, nuk mori trajtimin e duhur as në Spitalin e Korçës dhe as në QSUT, ku përfundimisht ndërroi jetë. Ai theksoi se mjekët përdorën antibiotikë të lehtë dhe e lanë vogëlushin për shtatë orë me serume, pa ndërhyrje më të avancuara.
Stafa kërkoi që QSUT të provojë pretendimin se vdekja ndodhi si pasojë e miokarditit akut dhe i bëri thirrje Prokurorisë dhe Policisë të nisin hetime për ngjarjen. Ai theksoi se kjo tragjedi është një pasojë e neglizhencës mjekësore dhe duhet të shërbejë si një alarm për sistemin shëndetësor.
‘Kemi një fëmijë që ka pasur të vjella e diarre. Ai ka shkuar në Spitalin e Korçës e më pas ka ardhur në Tiranë. Ka ngelizhencë, ka diagnozë të gabuar, ka antibiotikë të lehtë. Nuk ka trajtim të duhur të 12-vjeçarit. Mjekët që nuk vepruan siç duhet, duhet të mbajnë përgjegjësi.
E kanë lënë djalin 7 orë me serume. QSUT ta provojë që vdiq nga miokarditi akut. Kjo situatë duhet të alarmojë çdokënd. Prokuroria dhe policia të hetojnë. Të hetojnë, sepse ky djalë është larguar nga jeta për shkak të neglizhencës’, tha Stafa.
Diskutime rreth kësaj post