• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

E kanë quajtur ‘karantina e mençur’, kjo është masa e pabesueshme kundër koronavirusit që ka marrë Çekia

30 March, 2020
në Botë
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në Republikën Çeke ka nisur të hënën testimi i së ashtuquajturës “karantinë e mençur”, e cila parasheh që përmes të të dhënave nga ofruesit e telefonisë celulare dhe kartat bankare, të gjurmohen kontaktet e njerëzve të prekur me koronavirus.

Kjo masë, e cila ka rezultuar e suksesshme në Tajvan dhe Kore të Jugut, do të zbatohet fillimisht në rajonin çek të Moravisë së Jugut, me synimin që të gjithë qytetarët çekë të lirohen sa më shpejt nga kufizimet e lëvizjes.

“Karantinën e mençur” e organizon ushtria, ndërsa menaxhohet nga kreu i Shtabit Qendror Kombëtar të Krizave, epidemiologu Roman Primula.

Ai ka thënë se pas Festës së Pashkëve, që i bie në mes të prillit, kjo masë do të zbatohet në të gjitha rajonet çeke.

“Karantina e mençur” do të thotë që, me pëlqimin e personit të infektuar, ofruesi i telefonit të tij celular do të përcaktojë vendndodhjen e tij dhe, përmes GPS-it apo të dhënave të tij bankare, do të përcaktojë se ku ka lëvizur gjatë pesë ditëve të fundit dhe cilët persona mund t’i ketë infektuar.

Personat me të cilët ka qenë në kontakt i infektuari, do të duhet të izolohen.

Për “karantinën e mençur”, ushtria ka ndarë 253 trupa dhe 82 automjete.

Aktualisht, në Republikën Çeke janë 2,866 persona të infektuar me koronavirus, ndërsa 17 pacientë kanë vdekur.

Kryeministri çek, Andrej Babis, ka thënë më 27 mars se pret që Qeveria e tij ta zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme për 30 ditë të tjera.

Dekreti aktual përfundon më 11 prill. Parlamenti duhet të miratojë çdo zgjatje të gjendjes së jashtëzakonshme.

Paraardhëse

84-vjeçarja vlonjate: Kam dy ditë që pi ujë me sheqer, dua të më kapë Koronavirusi të iki në gropë (VIDEO)

Pasardhëse

Të gjithë e bëjnë pyetjen, kur do të largohet virusi? Ekspertët bëjnë parashikimin dhe japin një datë të mundshme

Pasardhëse

Të gjithë e bëjnë pyetjen, kur do të largohet virusi? Ekspertët bëjnë parashikimin dhe japin një datë të mundshme

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.