• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shëndet

E gjeni dot çfarë fruti është? Gjendet lehtësisht në vendin tonë dhe ka vlera të mëdha shëndetësore

24 June, 2021
në Shëndet
0
676
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ajo është një bimë frutore tradicionale me emrin botanik Opuntiaficus-indica, fiku i detit, që i përket familjes së kaktusit. Fiku i detit që të huajt e njohin si “dardha me gjemba” është edhe frut edhe perime. Gjethet e gjelbra e të mëdha që përdoren në gatime për shkak të përmbajtjes së ulët të kalorive konsiderohen si perime.

Ndërkohë që kokrrat që çel bima konsiderohen frut. I gjithë fiku është i pasur me shumë vlera ushqimore. Në Shqipëri, fiku i detit është rritur kryesisht në gjendje të egër, por gjithashtu kultivohet sidomos në zonat plot diell dhe ngohtësi të vendit. Gjatë gushtit dhe shtatorit dalin në treg sasi jo të vogla të këtij fruti, që tregtohet me çmimin 100-150 Lekë për kilogram për produktin e vendit.

Ndërkohë gjenden edhe fiq deti të importuar sidomos prodhim nga Afrika Veriore që tregtohen me çmim shumë më të lartë që kap edhe 600 Lekë për kilogram. AgroWeb ju fton të mos ngurroni të zgjidhni produktin shqiptar pasi është krejt cilësor. Përfito nga vetitë e këtij fruti.

Lufton inflamacionin

Fruti është në gjëndje të luftojë inflamacionin në muskuj, arterie, traktin gastrointestinal dhe sistemin kardiovaskular. Për më tepër, pjesa frutore e bimës është në gjendje të shërojë dhimbjet tek njerëzit që vuajnë nga infeksionet në fshikëzën e urinës dhe gurët në tëmth.

Fruti përmban flavonoidë që luftojnë radikalet e lira dhe neutralizojnë molekulat që shkaktojnë dëme tek qelizat. Shumë studime të ndryshme kanë nxjerrë në pah vetitë anti-inflamatore të këtij druri frutor dhe kokrrave të tij, sidomos kundër ulçerës.

Fuqizon sistemin imunitar

Substancat e shumta të këtij druri frutor ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar. Studime tek kafshët kanë treguar që shumë prej këtyre substancave ngadalësojnë ritmet e rritjes së tumorëve.

Antioksidantët

Fiku i egër është i pasur me antioksidantë të njohur të cilët ngadalësojnë plakjen e parakohshme, forcojnë qelizat e shëndetshme dhe detoksifikojnë organizmit.

Lufton kolesterolin

Sasia e lartë e fibrës së tretshme lufton kolesterolin e keq dhe parandalon rritjen e tij në nivele të dëmshme. Fiku i detit përmban pektinë, dhe shumë element të tjerë që janë aktivë në uljen e kolesterolit të keq dhe ruajnë yndyrnat e shëndetshme.

Lufton diabetin

“Fiqtë me gjemba” janë të dobishme për njerëzit që vuajnë nga sëmundja e diabetit që nuk varet nga insulina. Studimet kanë nxjerrë në pah që substancat dhe ushqyesit e fikut të detit ulin dhe ekuilibrojnë tensionin e gjakut, por edhe sheqerin në gjak duke frenuar mëlçinë të çlirojë glukozë në gjak.

Fiku i detit përmban pektinë fibroze që zbut simptomat e diabetit dhe nevojën për insulinë. Fibra e patretshme gjithashtu ul nevojën për të ngrënë gjithë kohës duke qenë se ju jep ndjesinë e ngopjes.

Përmirëson tretjen

Fibra tek fiku i detit përmirëson funksionet e aparatit tretës siç janë përthithja e lëngjeve të tepërta dhe përshpejtimi i lëvizjes së zorrëve Kjo fibër minimizon dhe ngadalëson qelizat kancerogjene në zorrën e trashë të cilat kanë fuqinë të rriten dhe zhvillohen shpejt.

Ushqyesit

Fiku i detit është i pasur me minerale dhe vitamina siç janë vitamina A, C, K, B6, riboflavina dhe kalciumi.

Ndihmon prostatën

Përbërësit e fikut të detit kanë vlera në trajtimin e një sëmundje të njohur si benign prostatic hyperplasia (BPH). Ekstraktet e fikut të detit bllokojnë enzimat që janë përgjegjëse për uljen e niveleve të testosteronit.

Mbrojnë neuronet

Kërcenjtë, gjethet dhe frutat e fikut të detit përmbajnë një sërë substancash dhe antioksidantësh që janë të fuqishme për mbrojtjen e nervave. Rrjedhimisht ato mbrojnë qelizat e trurit nga dëmet e ndryshme.

Paraardhëse

Gjykata pezulloi gjykimin, Mentor Kikia i bën kritika të ashpra Kushtetutës

Pasardhëse

Rama video-konferencë me Vuçiç dhe Zaev në 29 qershor, Kosova refuzon pjesëmarrjen

Pasardhëse

Rama video-konferencë me Vuçiç dhe Zaev në 29 qershor, Kosova refuzon pjesëmarrjen

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.