• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

E dhimbshme! Gruaja preket dy herë nga kanceri, vëllai i merr çelësat e shtëpisë dhe e flak në rrugë

4 February, 2018
në Aktualitet
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nuk kanë të ndalur problemet për pronësinë në familjet shqiptare.

Për fat të keq ato shpesh kanë fund tragjik.

Një rast i tillë është edhe ai i një gruaje nga Borshi i Sarandës, e cila ka denoncuar vëllain e saj Arqilenë pasi ai i ka marrë çelësat e shtëpisë dhe nuk ia kthen deri sa ajo t’i shlyejë borxhin që i ka.

Valentina Stefani ka qenë sot në rubrikën “Shihemi në gjyq” ku ka treguar problemin e saj.

Gruaja ka treguar:

Isha e martuar në Konispol, më vdiq burri, e shita shtëpinë në Konispol dhe isha pa shtëpi. Kam qenë në Greqi. Në Dhjetor të vitit 2009 unë operohem për herë të parë për kancer sepse kam patur edhe herë të dytë. Bëja kimitoterapinë, me paruke në kokë dhe kam ardhur në Sarandë se ndihesha më mirë. Më thotë djali të më ndihmonte të bëja një shtëpi e të qëndroja në Borsh. Bëj kërkesën në komunë se tokë në Borsh nuk kisha. Më ndihmoi dhe vëllai. Por pas ndërtimit të shtëpisë në tokë shtetërore, Ylli Shehu pretendoi se kjo tokë është e tij, ndaj hapi çështje gjyqësore. Luftova 2 herë me kancerin, në vitin 2013 u operova prapë. Luftoja me Gjykatën e Sarandës, me fëmijët në shtëpi kam probleme se dhe ata më thonë të ndaloj sepse në qoftë se nuk ia dal dot unë mbanë ia dalin ata thonë. Si do ia dalin fëmijët? Do vejë gjakderdhje se fëmijët janë fëmijë, nuk e kanë guximin dhe durimin që kam pasur unë. Në qoftë se nuk më zgjidhet tani kjo çështje në Gjykatën e Sarandës, unë një rrugëzgjidhje kam, të vras veten!”.

Arqilea tregon se e motra i ka kërkuar ndihmë kur kishte nevojë për dy operacionet, si edhe për të ngritur një “kasolle” për të jetuar dhe pranon që e ka ndihmuar. Por ajo nuk i kishte thënë për gjyqin që kishte me Shehun dhe kjo gjë e ka acaruar Arqilenë, ndaj dhe janë zënë, i ka marrë çelësin e shtëpisë dhe nuk flasin prej 5 vitesh. I vëllai tashmë kërkon paratë që ka dhënë për shtëpinë, jo ato që i ka përdorur për operacionet.

Kurse ai i ka thënë: Dua lekët e shtëpisë ose i marr shtëpinë! Çelësin nuk e jap, harroje atë punë! Ajo duhet të më kthejë ç’më detyrohet, veç atyre që i kam dhënë për dy operacionet që ka bërë se nuk i dua. Të më kthejë lekët e shtëpisë, unë i kam marrë çelësin, do t’i marr shtëpinë! Të rrijë ku të dojë. Ashtu i solli punët ajo dhe unë do t’i jap zgjidhje vetë.”

E pyetur se përse ndërtoi me tulla, në kundërshtim me lejen e komunës, Valentina tha se e shtyn njerëzit, të cilët i thoshin se të gjithë janë pa leje, ndërsa ajo që e ka dhe që e paguan tokën, do të ndërtojë më dërrasa.

Pas gjithë shpjegimit që u bë për këtë pronë, ku Valentinës i ka dhënë të drejtë komuna Lukovë të bëjë një objekt të përkohshëm, Arqilea vazhdon të kërkojë paratë që i ka dhënë për ta ndërtuar, përndryshe kërkon vetë pronën.

Paraardhëse

Ditë zije për këngëtaren e njohur shqiptare, i vdes një person i dashur

Pasardhëse

Njihuni me shkodranin që sfidon policinë dhe flet për median gjermane me armë dhe kokainë në tavolinë

Pasardhëse

Njihuni me shkodranin që sfidon policinë dhe flet për median gjermane me armë dhe kokainë në tavolinë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.