• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

E bujshme! Gjergj Bojaxhi pranon mandatin e deputetit

23 February, 2019
në Aktualitet
0
46
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas djegieve të mandateve nga deputetët e opozitës, radha u vjen personave që kanë qënë në listat poshtë tyre në zgjedhje.

Por sipas asaj që kanë deklaruar kryetarët e opozitës së bashkuar as anëtarët në listat zgjedhore nuk do ta pranojnë mandatitn që u pasohet.

Në këtë situatë nëse nëse deputetët e PD, LSI-së dhe aleatëve të tjerë në radhë, nuk pranojnë kete gje, radha shkon tek partitë më të vogla ku pjesë e tyre është edhe partia “Sfida për Shqipërinë”.

Ish-kryetari i partisë ‘Sfida për Shqipërinë’, Gjergj Bojaxhi ka kundërshtuar ashpër vendimin e opozitës së bashkuar për djegien e mandateve, duke e cilësuar këtë si një akt të papërgjegjshëm dhe jo thjesht të paprecedentë.

Në emisionin ‘Top Talk’, Bojaxhi është shprehur se do të pranonte me kënaqësi të bëhej pjesë e parlamentit me argumentin se kështu do të godiste të keqen.

Pas dorëzimit të mandateve të opozitës, duket se skenarë të rinj do të lindin dhe në renditje ka edhe parti të tjera që nuk janë pjesë e kësaj opozite, por që kanë qenë në opozitë. Përmendim këtu partinë Libra, apo atë Sfida. A do të futet në Parlament Bojaxhi, nëse i vjen radha?

“Çdo podium që ne mund ta përdorim për t’u dëgjuar më shumë nga qytetarët shqiptarë, për të denoncuar më shumë korrupsionin, nepotizmin dhe çdo gjë që shkon keq në këtë vend, unë mendoj – nuk dua të flas në emër të Sfidës sepse nuk jam kryetar i saj, – që një parti si Sfida duhet ta përqafojë këtë mundësi për të denoncuar dhe diskredituar gjithçka shkon keq. Pavarësisht se, nëqoftëse ne pranojmë rregullat e lojës në politikën që kanë ndërtuar këto dy partitë kryesore, nëse merr mandatin i bie që je patericë e qeverisë, nëse nuk e merr mandatin je palë me Lulin dhe Monikën. Në zgjedhjet e vitit 2017, pa u bërë marrëveshja PD-PS, ne si lëvizje politike hymë qartazi në garë pa bërë koalicion me asnjë nga partitë parlamentare, duke thënë se do t’i bënin opozitë këtij sistemi parlamentar dhe politik të krijuar në Shqipëri. Në këtë këndvështrim, çdo mundësi që do të na jepej, të paktën mua personalisht, për të goditur të keqen që është ndërtuar, do ta bëja me shumë kënaqësi”, deklaroi Bojaxhi.

Por, ai theksoi se PD-ja, LSI-ja dhe të tjerët në opozitë kanë djegur vetëm një pjesë të mandateve të tyre, ka të tjerë që nuk e kanë bërë, ndërkohë që ka ende kohë që kandidatët vijues në listat e tyre të mos e ndjekin këtë hap, por të vazhdojnë të bëjnë opozitë në Parlament. Kjo sepse, kur dalja e ashtuquajtur “jashtë sistemit”, sipas Bojaxhi, bëhet i njëjti lloj grupimi politik dhe morali politik, e vetmja gjë që shkakton është kriza dhe potencial për pazare të ardhshme. /albeu

Paraardhëse

“Po ndërtohet përbindëshi gjigand i Korçës, thirrje qytetarëve të ngrihen”

Pasardhëse

‘U thash hajdeni t’ju fus në punë, u tallen me mua, janë dembela!’.Biznesmeni bën deklaratën e fortë (VIDEO)

Pasardhëse

'U thash hajdeni t'ju fus në punë, u tallen me mua, janë dembela!'.Biznesmeni bën deklaratën e fortë (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.