Në postin e drejtorit të Zërit të Amerikës si i komanduar 6 e fundit ka shërbyer shqiptari Elez Biberaj i cili ka ndjekur një politikë editoriale, jashtë ndikimeve të kampit Trump.
Për ti hapur rrugë emërimit të Robert Reilly, Michael Pack drejtor i Agjencisë për Median globale, prej të cilës varet VOA, ka informuar Elez Biberajn se përballë dorëheqjes apo daljes në pension ai të rikthehet në pozicionin e mëparshëm si drejtor për Euro-azinë.
Media amerikane NPR thekson se Elez Biberaj gazetari veteran në Zërin e Amerikës u emërua nga vetë Pack si drejtor i komanduar i VOA dhe se ai mund të largohej në çdo kohë nga ky post.
Megjithatë prej Korrikut e deri në Dhjetor Elez Biberaj asnjëherë nuk iu kundërvu publikisht Michael Pack por në mënyrë të shpeshtë i përsëriste redaksisë së lajmeve, rëndësinë e pavarësisë dhe kredibilitetin të VOA.
Kjo bëri që Michael Pack në mënyrë publike të kundërshtonte një valë raportimesh investigative të gazetarëve të VOA që sipas tij ishin të njëanshme anti-Trump.
Përballë kësaj situate Elez Biberal javën e shkuar i dërgoi një letër stafit të tij duke I uruar sukses pasardhësit.
“Gjashmë muajtë e fundit mbase kanë qenë më sfiduesit në historinë e Zërit të Amerikës” shkuan Elez Biberaj i cili thekson se mardhënia mes Agjencisë Amerikane për Median Globale dhe Zërit të Amerikës është për ta ardhur keq që ishte e kundërt”.
“Disa zyrtarë të agjencisë dështuan të respektojnë rregullat, protokollet dhe proceset që unë i konsideroj të pa cenueshme. Tentativat për të shkelur pavarësinë e gazetarëve të Zërit të Amerikës janë kërcënim për të minuar kredibilitetin e fituar me shumë punë në një kohë kur demokracia globale po bën hapa pas dhe kërcënimi ndërkombëtar po kërcënon vlerat dhe udhëheqjen e SHBA”.
Ky zhvillim me Zërin e Amerikës, që ka një audiencë botërore prej 350 milion njerëzisht zhvillohet në një kohë kur me të gjitha gjasa presidenti I ardhshëm Joe Baiden mund të shkarkojë Michael Pack drejtor i Agjencisë Amerikaner për Median Globale.
Diskutime rreth kësaj post