• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Dyshonte se ‘ia dridhte’, gruaja nga Tirana kërcënon kolegen e burrit

11 April, 2017
në Aktualitet
0
46
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Dyshimi se burri po “ia dridhte” me kolegen e punës është bërë shkak që një grua në Tiranë të kryejë një vepër penale. Bashkëshortja me iniciale R. Gj. ka “përndjekur” për ditë me rradhë femrën që punonte me të shoqin.

Ajo i ka dalë përpara në rrugë ku e ka ofenduar, i ka bërë presion psikologjik, si edhe i ka dërguar SMS kërcënuese, ku i thoshte se do t’i vriste fëmijën. Qëllimi i kërcënimeve ka qenë ndërprerja e raportit, që R. Gj. mendonte se ishte krijuar mes tyre. 
Nga ana tjetër, kolegia e punës, me pretendimin se nuk ekizstonte një marrëdhënie tjetër mes tyre përvecc të qënit kolegë dhe e ndjerë e frikësuar e ka kallëzuar në polici. Në 4 prill 2017 Gjykata e Tiranë përfundoi gjykimin e dosjes në ngarkim të të pandehurës R. Gj. Ajo u deklarua fajtore për akuzën e “përndjekjes” dhe u dënua me 6 muaj heqje lirie.

HISTORIA

Gjykata e Tiranës shpjegon në vendim se e pandehura R. Gj. është banore e qytetit të Tiranës, pa precedentë të mëparshmë penalë dhe e gjykuar në masën e siguisë “arrest shtëpie”. Procedimi penal ndaj saj ka nisur pas një kallëzimi të bërë në 6 tetor 2016 nga ana gruas që punonte me bashkëshortin të saj. Kallëzuesja dhe bashkëshorti i të pandehurës ishin të punësuar në të njëjtën kompani tregtare në kryeqytet. Sipas kallëzimit, e pandehura R. Gj. ka krijuar dyshime dhe ka shfaqur shqetësim se përveç marrëdhënies së punës, burri i saj dhe kolegia kishin edhe një marrëdhënie me natyrë më të afërt me njëri-tjetrin.

Për këtë shkak, kallëzuesja është kërcënuar dhe ofenduar në vijimësi nga bashkëshortja e kolegut. Sipas vendimit të gjykatës, e pandehura R. Gj. në mënyrë të përsëritur e ka kërcënuar dhe ofenduar kolegen e punës së bashlëshortit, duke i dalë përpara në rrugë, duke i bërë presion psikologjik, me qëllimin që ata të ndërprisnin marrëdhënien që, sipas dyshimeve të të pandehurës, ishte një raport intim. Në lidhje me dyshimet e të pandehurës, kallëzuesja ka sqaruar para oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe më tej në gjykim se me burrin nuk ka pasur marrëdhënie të ndonjë lloji tjetër.

MESAZHET KERCENUESE

Gjatë shqyrtimit gjyqësor gjykata ka administruar si provë edhe kërcënimet me jetë dhe fyerjet e bëra drejt të dëmtuarës nga ana e të pandehurës përmes SMS-ve. Referuar procesverbalit të kqyrjes së telefonit celuar, ka rezyktyuar se në mënyrë të vazhdueshme e pandehura R. Gj. i kishte dërguara të dëmturarës mesazhe me fraza të tilla si: “Do mbetesh pa fëmije, që mos të të duhet as vetja; Do të të gjej ne befasi kur nuk ta pret mendja ty; S’e shikon se ndodhin vrasje çdo ditë…”, si edhe shprehje të tjera të ngjashme me këtë përmbajtje.

“ISHIM VEC KOLEGE”

Në dëshminë e dhënë para gjykatës, e dëmtuara ka shpjeguar se me bashkëshortin e të pandehurës ka pasur vetëm marrëdhënie pune. Po ashtu, ajo ka treguar se për shkak të situatës së krijuar dhe kërcënimeve të të pandehurës është detyruar të ndërrojë vendin e punës, si edhe numrin e telefonit. “E pandehura dyshonte tek une sepse unë isha e vetmja femër në atë qendër pune. Me të pandehurën dhe bashkëshortin e saj jemi edhe në të njëjtën lagje. Kam takuar edhe prindërit e të pandehurës, të cilëve u kam kërkuar ndihmë të ndalojnë vajzën e tyre të vazhdoje me kërcënimet ndaj meje. E pandehura vazhdonte të me kërcënonte edhe në drejtim të fëmijës, duke me thënë se do të të vras fëmijën. Më pas u detyrova të ndërroj edhe numrin e telefonit dhe vendin e punës”, ka dëshmuar kallëzuesja.

Paraardhëse

Publikohen fotot e kufomës së Enver Hoxhës pas zhvarrimit në vitin 1992

Pasardhëse

Letër diktatorit!

Pasardhëse

Letër diktatorit!

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.