• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Dy kosovarë dënohen për terrorizëm

23 September, 2016
në Kosovë
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gjykata Themelore në Ferizaj, sot shpalli aktgjykimin ndaj të pandehurit Musa Ademi, i cili në bazë të aktakuzës, akuzohet për veprën penale rekrutim për terrorizëm i parashikuar me nenin 139 të Kodit Penal të Kosovës, për të cilën gjykata vendosi dënimin me burg në kohëzgjatje prej pesë vjet.

Ademi u dënua me 5 vjet burg.

Në anën tjetër, edhe një kosovar tjetër sot u dënuar për terrorizëm, por jo në Kosovë, po në SHBA. Bëhet fjalë për Ardit Ferizin, të cili një gjykatë në SHBA e dënoi me 20 vjet heqje lirie për terrorizëm, shkruan lajmi.net.

Pra, brenda ditës, dy kosovarë morën 25 vjet burg për shkak të terrorizmit.

I pari, Musa Ademi në bazë të aktakuzës, duke filluar nga gushti i vitit 2013 në Kosovë, vazhdimisht u ka bërë thirrje personave të tjerë për pjesëmarrje në aktivitetet e organizatës së ashtuquajtur ISIS, dhe  njëkohësisht prej burimeve të ndryshme ka siguruar fonde materiale duke blerë biletat e aeroplanit për në Siri.

Kryetari i Trupit Gjykues, Ibrahim Idrizi, gjatë leximit të aktgjykimit tha se gjatë muajit gusht 2013 personat  Blerim Heta dhe Faton Ivaj,  në të njëjtën datë kanë udhëtuar nga aeroporti i Prishtinës  për në Stamboll, e pastaj u janë bashkuar organizatës terroriste ISIS, në Siri. Blerim Heta me datë 24 mars 2014 ka kryer akt vetëvrasës terrorist në shtetin e Irakut duke vrarë edhe 52 persona të tjerë, ndërsa Faton Iavaja ende ndodhet në Siri, si pjesëtar i aktiviteteve të grupit terrorist atje.

Gjithnjë sipas aktakuzës, gjatë muajit maj Ademi, ka organizuar shkuarjen në Siri të personave Fitim Lladrovci dhe Nexhdet Berisha, i cili në momentin e fundit e ka ndërruar mendimin dhe nuk ka shkuar në këtë organizatë, kurse Fitim Lladrovci si pjesëtar i ISIS-it në Siri ka qëndruar rreth 5 muaj dhe i njëjti tani gjendet në vuajtje të dënimit për aktivitetet terroriste në këtë organizatë.  Ai tha se më këto prova të cilat janë gjetur për Ademin, dëshmohet se ai ka kryer veprën penale “rekrutim për terrorizëm”, dhe për këtë dënohet me pesë vjet burg.

I dyti, Ardit Ferizi, hakeri nga Gjakova, i cili dyshohej  se i kishte ndihmuar grupit terrorist ISIS duke iu siguruar emrat e më shumë se 1.000 punëtorëve të qeverisë dhe ushtarëve amerikanë si objektiva të mundshëm, është dënuar më 20 vjet burg.

25-vjeçari i lindur në Kosovë, ishte arrestuar vitin e kaluar në Malajzi. Prokuroria ka kërkuar për një dënim maksimal prej 25 vjet, dhe mbrojtjen e gjashtë vjet burg, transmeton lajmi.net.

Ai u bë personi i parë në Amerikë që u dënua për të dyja akuzat – hakim të kompjuterëve dhe për terrorizëm.

Ferizi e hakoi një kompani private dhe i nxori emrat, fjalëkalimet e e-maileve dhe numrat e telefonit të më shumë se 1.300 njerëzve me .gov dhe .mil. Më pas shteti Islamik i kishte publikuar këto emra me kërcënimin për të sulmuar.

Paraardhëse

Kërcënohet Llalla. Largon familjen nga Shqipëria

Pasardhëse

Shpërthen Muç Nano: Rama i korruptuar, socialistët ta largojnë

Pasardhëse

Shpërthen Muç Nano: Rama i korruptuar, socialistët ta largojnë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.