• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Dy ish-presidentë me ‘karton të kuq’”, Mentor Kikia parashikon fundin që e pret Ilir Metën dhe Sali Berishën

31 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
196
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazetari Mentor Kikia përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se shpallja ‘non-grata’ e Sali Berishës nga Dash dhe shkarkimi i Presidentit Ilir Merta shënojnë fundin e tyre politik, si dy bashkëpunëtorë të vjetër.

Shkrimi i plotë:

“Dy ish presidentë me “karton të kuq”

Nuk ka asnjë dyshim që Ilir Meta do të shkarkohet nga detyra e Presidentit të Republikës. Gjykata Kushtetuese nuk ka gjasa ti bëhet krah presidentit, duke patur parasysh rrethanat politike dhe diplomatike, në të cilat gjykatësit do të marrin në shqyrtim vendimin e parlamentit.

Ky do të jetë precedenti i parë në historinë e shtetit shqiptar. Por historia është tjetër gjë dhe në këtë rast, ajo që na intereson është aktualiteti dhe e ardhmja.

Së shpejti ne do të kemi një ish president të shpallur non grata në SHBA dhe një ish president të shkarkuar për shkelje të kushtetutës, mes të cilave edhe per përplasjen diplomatike me SHBA. Pavarësisht nëse janë të ligjshme apo jo këto arsye, ky do të jetë, pa dyshim, fundi politik i dy bashkëpunëtorëve të vjetër. Me një vendim shkarkimi në dosje, Ilir Meta nuk do të mund të rikthehet si aktor me partinë e tij.

Por, a do të jetë ky fillimi i fundit të “gardës” së vjetër në politikën shqiptare?

A do ta vazhdojë ky “aksion” politiko-diplomatik për të larguar nga skena të tjerë politikanë që konsiderohen problematikë dhe që vota ka treguar se nuk i largon dot?

Kjo është ajo që shqiptarët, në fakt, duan të shikojnë të ndodhë. Dhe duhet pritur për të parë hapat e radhës. Ajo që dihet tashmë është se dy prej aktorëve më të rëndësishëm të politikës së këtyre tri dekadave morën nga një karton të kuq.” – ka shkruar Mentor Kikia

Paraardhëse

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë! Zbardhet çfarë pritet të ndodhë mes Erdogan dhe Mitsotakis

Pasardhëse

“Beteja në 25 prill nuk u bë për karrigen time”, Lulzim Basha del me mesazhin e fortë

Pasardhëse

“Beteja në 25 prill nuk u bë për karrigen time”, Lulzim Basha del me mesazhin e fortë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.