• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Dy ditë nga dialogu në Bruksel, Albin Kurti i zhgënjyer: Presim më shumë nga Bashkimi Europian

16 August, 2022
në Kosovë, Kryesore
0
12
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në një intervistë për BBC, para takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, më 18 gusht në Bruksel, se pret më shumë nga Bashkimin Evropian, i cili kryen edhe rolin e ndërmjetësuesit në këtë proces.

Kreu i qeverisë kosovare ka deklaruar për BBC në serbisht se beson se BE-ja mund të jetë edhe më aktive dhe më e qartë.

“Ne kemi të drejtë të presim më shumë nga BE-ja, veçanërisht të tregohet më shumë qartësi dhe vendosmëri në lidhje me qëndrimet e veta, veçanërisht kur bëhet fjalë për ngjarjet si barrikadat dhe incidentet e fundit në veri të Kosovës. 1 shtatori do të jetë një ditë normale në pikat kufitare – ose do të nxjerrim dokumente hyrje-dalje, ose të dyja palët do t’i anulojnë ato”, tha ai.

Kurti tha se shpreson se do ta diskutojë çështjen e targave me Vuçiçin si pjesë e temave aktuale.

I pyetur nëse kjo është platforma e tij e negociatave për bisedimet e Brukselit, Kurti tha se një propozim të tillë ia ka paraqitur tashmë Vuçiçit, në një takim të organizuar në kuadër të iniciativës së bashkëpunimit të liderëve rajonalë Brdo-Brioni.

“Unë i thashë, njihni dokumentet e Kosovës dhe ai më tha se është e papranueshme sepse kështu do të njihej pavarësia”, ka thënë Kurti.

Kryeministri i Kosovës ka bërë me dije se i ka thënë presidentit të Serbisë se kjo nuk është e vërtetë.

“Edhe pse do të ishte mirë, i thashë se nuk është e vërtetë – Sllovakia, Greqia, Rumania nuk e njohin pavarësinë, por i njohin dokumentet e Kosovës”, tha ai.

Përderisa dokumentet e hyrjes mund të jenë një pengesë e vogël, Kurti nuk ka alternativë për të zëvendësuar targat e lëshuara nga Serbia për qytetet e Kosovës, raporton BBC.

“Ne do të vazhdojmë me fushatën informuese për ndërrimin e targave me përfitime të shumta – pa tatim mbi vlerën e shtuar, akcizë dhe doganë. Zëvendësimi mund të fillojë menjëherë. Afati për përfundimin e procesit nuk do të jetë 1 shtatori, por dy muaj më vonë”, tha ai.

Megjithatë ai tha se targat nuk janë fundi, pasi dy shteteve u nevojitet një marrëveshje e dypalëshe bazuar në njohjen reciproke.

“Por është e qartë për mua se edhe kur të përfundojë procesi, nuk do të jetë fundi – ne kemi nevojë për një marrëveshje me Serbinë sepse gjithçka është e pjesshme derisa të arrijmë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve, bazuar në njohjen reciproke“, tha ai.

Kurti dhe Vuçiç do të takohen me ndërmjetësimin e të dërguarit të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak më 18 gusht.

Paraardhëse

Shehaj: Qeveria ka marrë me miliona lekë kredi, garanci lë paratë e shqiptarëve

Pasardhëse

Ilir Meta takim me përfaqësuesit e PL: I lumtur të rikthehem në Vlorën e Lirisë dhe Flamurit Kombëtar

Pasardhëse

Ilir Meta takim me përfaqësuesit e PL: I lumtur të rikthehem në Vlorën e Lirisë dhe Flamurit Kombëtar

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.