• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Dy adoleshentët që po drejtojnë Rusinë”, Spartak Ngjela “këshillon” Putinin: E dinë kalamajtë e Rusisë se ç’ka Amerika dhe Britania

18 September, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
224
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në një shkrim në rrjetet sociale ku bën analizën për luftën Rusi-Ukranië, avokati Spartak Ngjela ka paralajmëruar fundin e Vladimir Putinit.

Ndër të tjera, Ngjela ka komentuar edhe reagimin e fuqive të mëdha në lidhje me konfliktin Rusi-Ukrainë.

Sipas Ngjelës, Putini mendon si një 16-vjeçar, ndërsa Ministri i Jashtëm i Rusisë, Medvedev, është një kalama.

Analiza e Ngjelës:

“Një komedi në skenën botërore, me dy adoleshentë që po drejtojnë Rusinë…

Mirë Putini që është një budalla që, si arsye, nuk e kalon moshën 16 vjeçare; por më kalama na qenkërka ministri i Jashtëm i Rusisë, Medvedev!

Ja si shprehet 15 vjeçari rus Medvedev:

“Toka do digjet, betoni do shkrihet: Po vjen “Armagedoni” “.

Janë, që të dy, pa asnjë vlerë logjike. Do fillojmë luftën bërthamore, i thonë Amerikës, po nuk ndaluat ndihmën perëndimore drejt Ukrainës.

Dhe presidenti Biden u tall me ta dje…

Ukraina i mundi keq

Në fakt Ukraina i mundi me një fitore historike. Atë që nuk ia bëri dot Nazizmi gjerman Rusisë, ia bëri demokracia e Ukrainës.

Një fitore e madhe kjo e demokracisë kundër terrorizmit dhe, edhe një fitore e lirisë në rrafsh botëror

I mundi Ukraina të dy krerët e Rusisë, por, mosha e vogël që kanë në arsyen e tyre, po i shtyn ata drejt marrëzisë.

Pse, mor fëmijë të humbur të Moskës, Perëndimi nuk ka armë bërthamore?!

Në fakt…

E dinë kalamajtë e Rusisë se ç’ka Amerika dhe Britania, nuk se nuk e dinë, por mendojnë të trembin Perëndimin. Hajde valle fëminore hajde!…

Është një humor i madh historik ky, kur dy kalamaj nga mendja mendojnë të trembin burrat e shtetit në Uashington!!!

Është komedi. Por që po vjen në skenë si rrjedhojë e tragjedisë së Putinit.

Në fakt, tragjedia që po i vjen Putinit është shpëtimi i Rusisë nga histeria tiranike Putin.

Dhe fundi i tij është i afërt.

Ushtria po kërkon ta vrasë. Kurse Putini, duket i trembur, dhe, në komunikimin e tij, është tërësisht i mbështetur në moshën e vogël të arsyes që ka.

Ne po shohim ndërkaq se atij po i duket që është duke kërcënuar me luftë bërthamore një çetë pionerësh në një shkollë të Moskë.

Mendjen e vogël, kur është në pushtet, dëshira për një pushtet të madh, e degdis shpesh në mendim fëminor..

Por, pikërisht këtu kuptohet se ka ardhur pjesa e fundit e tragjedisë Putin; dhe ka nisur komedia Putin.

Prisni dhe shikon”, shkruan Ngjela.

Paraardhëse

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën parashikimin: Ja çfarë do të ndodhë me motin javën që vjen

Pasardhëse

Ardit Gjebrea del me njoftimin e papritur në rrjetet sociale: Nuk ka ndodhur kurrë më parë në vendin tonë

Pasardhëse

Ardit Gjebrea del me njoftimin e papritur në rrjetet sociale: Nuk ka ndodhur kurrë më parë në vendin tonë

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.