• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

DW: LVV fiton zgjedhjet parlamentare në Kosovë, dy partitë tradicionale LDK dhe PDK kanë shënuar rënie drastike

14 February, 2021
në Aktualitet, Kosovë, Kryesore
0
115
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në Kosovë u zhvillua një proces zgjedhor i qetë, pa asnjë incident dhe në një mot të ftohtë dhe me masa të rrepta kundër pandemisë Covid-19. Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare u mbajtën për 120 vende sa numëron parlamenti i Kosovës. 20 vende janë të rezervuara për partitë e pakicave 10 nga to për serbët e Kosovës.

888 qendrat e votimit ishin të hapura në të gjithë territorin e Kosovës që nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 19:00 të mbrëmjes kur edhe u mbyllën. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja në votime ishte 46.90 % pak më e madhe sesa në zgjedhjet e vitit 2019. Kryetarja e KQZ Valdete Daka tha se i gjitho procesi ka kaluar jashtëzakonisht mirë, pavarësisht sfidave të shumta.

Pjesëmarrje më e lartë në votime u regjistrua në komunat veriore të banuara me shumicë serbe, ku thuhet se dalja në votime ishte mbi 60%.

Për shkak të pandemisë më shumë se 140 ekipe mobile të KQZ-së, kanë vizituar shumë familje kosovare, duke iu ofruar mundësinë që të votojnë edhe personave të prekur me COVID-19, që janë të izoluar në shtëpitë e tyre.

Fitore e bindshme e LVV

Me të përfunduar orari zyrtar i mbylljes së qendrave të votimit, shumë institute dhe organizata joqeveritare publikuan sondazhe, apo exit pooll-e, duke paraqitur përqindje të partive dhe ulseve të fituara në kuvend. Këto informacione janë jo zyrtare, ndërsa nga të gjitha matjet e tyre e shpallin fituese Lëvizjen Vetëvendosja të udhëhequr nga Albin Kurti. Dy partitë që tradicionalisht herë njëra dhe herë tjetra ishin në pushtet që nga përfundimi i luftës, Lidhja Demokratike e Kosovës LDK dhe Partia Demokratike e Kosovës, PDK thuhet se kanë shënuar rënie bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të shkuara. Sipas rezultateve të paraqitura nga organizata të ndryshme, PDK zë vendin e dytë ndërsa LDK të tretin, por rezultati është shumë i ngushtë mes tyre.

Liderit të lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti, nuk ju lejua që të garojë në këto zgjedhje, sepse kishte problem me ligjin për shkak të një dënimi të shkallës së prerë. Ai ishte dënuar me kusht për shkak të hudhjes së gazit lotsjellës në parlamentin e Kosovës në vitin 2015. Sidoqoftë, Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve KQZ akoma nuk ka dalë me rezultatet preliminare të zgjedhjeve. Procesi i numërimit të votave akoma po vazhdon.

Vëzhgimi i zgjedhjeve

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit, të drejtë vote kishin 1.794.862 qytetarë. KQZ-ja kësaj radhe ka larguar nga lista e votuesve rreth 122.000 persona, të cilët kanë qenë të regjistruar vetëm me dokumente të UNMIK-ut. 30 mijë vëzhgues ishin akredituar nga KQZ-ja për të vëzhguar këtë proces zgjedhor. Në zgjedhje garuan 28 subjekte politike, nga to 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.

Gjatë ditës shefi i zyrës së BE-së në Kosovë dhe shefat e Misioneve të shteteve anëtare të BE-së në Kosovë ndjekën siç thonë “me vëmendje procesin zgjedhor”.

“Nënvizojmë rëndësinë e zgjedhjeve transparente, të besueshme dhe përfshirëse. U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përkatëse të Kosovës që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare, të lirë nga presioni politik dhe t’i respektojnë vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të gjyqësorit”, – thuhej në deklaratën për media.

Bashkimi Evropian ka dërguar në Kosovë një mision të ekspertëve të zgjedhjeve që mbulon të gjithë procesin e përgatitjes së zgjedhjeve, votimit dhe numërimit, duke përfshirë edhe fazën e ankimimit. BE-ja thotë se do ti qëndrojë besnik fuqishëm partneritetit me Kosovën.

“Jemi të gatshëm që të angazhohemi me anëtarët e zgjedhur të Kuvendit. Kemi besim se Presidenti do të zgjidhet shpejt nga Kuvendi i ri dhe do të formohet qeveria e re, me kohë, në mënyrë që të promovojë reforma dhe zhvillime të mëtejshme, ta luftojë korrupsionin, ta forcojë sundimin e ligjit dhe ta çojë përpara të ardhmen Evropiane të Kosovës, përfshirë vazhdimin e Dialogut të lehtësuar nga BE në mes të Beogradit dhe Prishtinës”, – thuhet në deklaratën e zyrës së BE-së në Kosovë.

Partitë kryesore politike që garuan në këto zgjedhje, kishin emrat e tyre që synonin postin e kryeministrit, i cili zgjidhet me votat e deputetëve në parlament pas zgjedhjeve. Lëvizja Vetëvendosja ka kandidatin e saj për kryeministër Albin Kurtin, i cili megjithatë në këto zgjedhje nuk mundi të garojë në listën zgjedhore për shkak që KQZ nuk e certifikoi atë për shkak të problemeve me ligjin. LDK, garoi për kryeministër me kandidatin Avdullah Hoti, kryeministër aktual në detyrë. PDK, garoi me Enver Hoxhajn që tashmë udhëheqë partinë, pas dorëheqjes së Kadri Veselit i cili në Gjykatën Speciale po përballet me akuzat për krime lufte. Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, iu bashkua listës Vetëvendosja dhe ajo synon postin e presidentes. Të njëjtin post e synon edhe Ramush Haradinaj. Sfida e parë e parlamentit të ri do të jetë zgjedhja e presidentit, i cili më pas duhet ta propozojë formimin e qeverisë së re. Për zgjedhjen e presidentit nevojitet prania në sallë e dy të tretave të deputetëve dhe nëse kjo nuk mund të arrihet në tre raunde, atëherë vendi serish shkon automatikisht në zgjedhje të jashtëzakonshme./DW

Paraardhëse

EXIT POLL-i i AlbanianPost në Kanal10: LVV merr 53% të votave, PDK 20%, LDK 17%, AAK 7%

Pasardhëse

Vjen urimi i parë për LVV nga një kundërshtar politik

Pasardhëse

Vjen urimi i parë për LVV nga një kundërshtar politik

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.