• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

DW: “Demokrati Biden nuk ka triumfuar, fryma armiqësore ndaj demokracisë që solli Trump nuk janë zhdukur”

8 November, 2020
në Botë, Kryesore
0
58
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Fryma armiqësore ndaj demokracisë dhe ajo e shkatërrimit që solli Donald Trump nuk janë zhdukur me fitoren e Joe Bidenit. SHBA në politikën e brendshme ndodhet para kohëve të vështira, mendon Ines Pohl.
Në shumë pjesë të botës njerëzit mbajtën frymën këto ditë dhe tani – ngadalë – mund të marrin frymë thellë. Zgjati gjatë (dhe ngushtë) po Joe Biden e mundi në garën presidenciale Donald Trumpin. Pas një mandati dhe katër vitesh të gjata, duhet që presidenti në detyrë të largohet nga Shtëpia e Bardhë më 20 janar. Në këtë ditë do të betohen Joe Biden si presidente dhe Kamala Harris si zëvendëspresidente. Presidenti Trump ka bërë të ditur se do ta çojë në gjyq rezultatin, por me gjasë ai nuk ka për të pasur shumë shanse me këtë.

Lajm i mirë për multilateralistët
Ky është një lajm i mirë për një botë, që beson në marrëveshjet multilaterale dhe ëndërron për një Amerikë të besueshme. Për njerëzit që besojnë në rëndësinë e NATO-s dhe Marrëveshjes së Parisit për Klimën. Për biznesin, që kërkon rregulla të qarta. Për të gjithë ata që si edhe më parë janë të bindur, se marrëdhëniet transatlantike janë të rëndësishme për unitetin dhe fuqinë e demokracive perëndimore.
Por kohët, në të cilat Shtetet e Bashkuara janë të gatshme dhe e kanë vullnetin të bëjnë policin e botës kanë marrë fund përgjithmonë. Ishte Barack Obama, ai që me doktrinën e tij “Leading from behind” bëri të qartë, se nga Europa pritet një angazhim më i madh financiar në çështjet ushtarake. Donald Trump e ka zgjeruar këtë strategji dhe Joe Biden do ta çojë atë përpara. Edhe pse në mënyrë më diplomatike.

Kthim në Marrëveshjen për Klimën
Joe Biden, si Barack Obama, për të cilin ai punoi si zëvendëspresident, është një Transatlantik i bindur. Ai e vlerëson Gjermaninë dhe Europën si partnerë të besueshëm dhe ka premtuar, se do të rikthehet në Marrëveshjen e Parisit për Klimën dhe se do të përmbushë edhe më tej detyrimet e aleancave të tjera multilaterale si NATO-n.
Me presidentin Joe Biden SHBA do të jenë sërish një partner i besueshëm. Nëse Europa e merr seriozisht zilen e zgjimit që ra këto vitet e fundit me Trump mund të jetë një partnere e barabartë. Dhe kjo atëherë, kur pjesa europiane e aleancës e pranon përgjegjësinë që i vjen për shtat rolit të Europës në botë.

Gjurmë shkatërrimi
Në politikën e brendshme këto zgjedhje mund të vlerësohen më pak pozitivisht. Donald Trump ka sjellë shkatërrim. Mënyra e tij e qeverisjes me gënjeshtra të qëllimshme ka dëmtuar ndjeshëm proceset demokratike dhe institucionet. Shumë votues të Trumpit vazhdojnë të besojnë ende, se rezultatet e zgjedhjeve janë manipuluar.

Mbështetësit e Trumpit do të bëjnë Joe Biden përgjegjës për problemet ekonomike, me të cilat SHBA-së do t’i duhet të luftojë, jo vetëm në muajt, por edhe në vitet e ardhshme. Edhe pse natyrisht Donald Trump me injorancën e tij është bashkëpërgjegjës për pasojat e pandemisë së Coronës në vend. Katër vite Donald Trump e kanë ndryshuar shumë Amerikën. Demokratët kishin shpresuar për një fitore të jashtëzakonshme, si një provë, që një shumicë e qartë dëshiron një kurs tjetër. Kjo nuk ndodhi.
Thirrja luftarake “America first” nuk i dhuroi Trumpit fitoren e shpresuar. Por kjo thirrje nuk është shuar akoma. Donald Trump ua ka lejuar shumë amerikaneve dhe amerikanëve të tregojnë hapur racizmin e tyre, armiqësinë ndaj të huajve dhe grave. Dhe ata do të vazhdojnë ta bëjnë këtë.
Joe Biden fitoi zgjedhjet. Por mbi urrejtjen që ka mbjellë Donald Trump, dhe e cila e ka thelluar përçarjen e vendit, demokrati Biden nuk ka triumfuar./DW

Paraardhëse

Biden mban fjalimin e tij të parë presidencial pas fitores: “Kjo është koha për të shëruar Amerikën, ky ishte bashkimi i popullit amerikan”

Pasardhëse

Kamala Harris: “Unë mund të jem gruaja e parë në këtë zyrë, nuk do të jem e fundit”

Pasardhëse

Kamala Harris: "Unë mund të jem gruaja e parë në këtë zyrë, nuk do të jem e fundit"

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Kërkoi të jetë i pranishëm në mbledhjen për shkarkimin e tij, Këshilli Bashkiak i përgjigjet Erion Veliajt

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Erion Veliaj, i kërkoi Këshillit Bashkiak të Tiranës, që të marrë pjesë në mbledhjen ku do të votohet shkarkimi i...

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

21 September, 2025

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.