• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Dule flet në emër të opozitës: Ja 3 alternativat që kemi ne!

11 April, 2017
në Politikë
0
0
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ishte i ftuar sot në Forumet UET me temë Reformizmi vs Populizmi, ku bashkëbisedoi me studentë dhe pedagogë të Universitetit Europian të Tiranës mbi situatën aktuale politike dhe pozicioninim e tij në krah të opozitës

PBDNJ-ja është një parti që përfaqëson të drejtat e minoriteteve në vend dhe ka një lidhje të fortë me minoritetin grek në veçanti. Si profil partie do të mirëkuptohej qënia e saj në qeveri, pavarësisht se cilës krah politik i përket qeveria, por kreu i kësaj partie Vangjel Dule ka zgjedhur të jetë në opozitë dhe të mbështesë protestën e inicuar nga Partia Demokratike në situatën aktuale.

Dule i ftuar në Forumet UET i ka bërë një skaner situatës ku ndodhet opozita dhe politika në prag të zgjedhjeve të reja parlamentare duke theksuar se mungon besimi se këto zgjedhje do të jenë të lira dhe të ndershme. I pyetur për rolin e ndërkombëtarëve në këtë situatë, Dule ka zbuluar një fakt që nuk ishte artikuluar më parë publikisht; një propozim që ka ardhur nga përfaqësues diplomatikë për partitë e vogla aleate të PD-së. Sipas tij u është propozuar që të futen në zgjedhje edhe pa PD-në pasi kjo do t’u jepte mundësinë të shtonin fuqinë e tyre elektorale dhe mandatet e tyre në Kuvend.

“Në takimet me diplomatët kryesisht kanë qenë në formën e paraqitjes së argumentave të njohura nga ana e partive të opozitës. Kam dëgjuar dhe diçka të cilën po ta kisha dëgjuar individualisht nuk do të merrja përgjegjësinë ta thoja publikisht. Fatmirësisht isha dhe me kolegë të tjerë politikanë, ditët e fundit, që dëgjova një propozim kaq cinik që nuk e besova se e dëgjova. Na u tha në prani të përfaqësuesve të 4-5 forcave politike që ndoshta mund të ishtë një shans i mirë për ne që të përfitonim nga mospjesëmarrja e Partisë Demokratike në zgjedhje për të marrë ndonjë mandat më tepër. Nëse do të isha “tete a tete” me atë bashkëbisedues nuk do të merrja përgjegjësinë ta thoja publikisht, por isha me fat se isha me të tjerë që e dëgjuan. Duhet ta keni të qartë që ka dhe nga këto mendime”- u shpreh Dule.

Më tej Dule tha se të gjitha gjasat do të çojnë në shtyrjen e zgjedhjeve dhe në plotësimin e kërkesave të opozitës e cila ka refuzuar të regjistrohet në zgjedhjet e përcaktuara më 18 Qershor.

 Tre alternativat e krizës

Duke folur për kauzën e opozitës, ku ai militon, Dule bëri një skaner të situatës dhe të alternativave që ofrohen për opozitën dhe klasën politike në këtë situatë.

“Kemi tre alternativa, i shohim dhe zgjedhim atë më pak populiste. E para, ne nuk investojmë në problemet që ekzistojnë në lidhje me organizimin e zgjedhjeve, shkojmë normalisht, bëjmë fushatë elektorale, paraqesim alternativat tona i bëjmë dhe favorin vetes dhe qytetarit që të dëgjojë alternativa politike. Zgjedhjet e 18 Qershorit do të jenë më të këqija se ato të 2013-ës. Pas atyre zgjedhjeve do të kemi kontestim, bojkot parlamentar për 6, 9, 12 muaj, nuk mund ta parashikoj, nuk do kemi hapje të negociatave me BE-në, as implementim të reformës në drejtësi, vetting, etj., dhe kostoja do të jetë shumë e madhe. Varianti i dytë është që opozita i qëndron fort variantit se zgjedhje me kushtet aktuale nuk mund të ketë. Atëherë do të ketë zhvillime të sforcuara politike me shkelje edhe të Kushtetutës, me kapërcim, me arna juridike siç e kemi bërë traditë, por që do arrijmë të shkojmë në një proces zgjedhor, ku askush nuk do të ketë të paktën alibinë e kontestimit. Kjo periudhë para zhvillimit të zgjedhjeve mund të jetë shumë e shkurtër, disi më e gjatë, por sidoqoftë do të jetë më e shkurtër se sa kontestimi i zgjedhjeve të alternativës së parë. Pra çfarë preferojmë? Një periudhë zhvillimesh të sforcuara politike 2,3,4 mujore para zgjedhjeve, dhe zhvillimi i zgjedhjeve të pranueshme apo  zhvillimi i zgjedhjeve me kushtet aktuale të cilat me siguri do të jenë të kontestueshme dhe do të shoqërohën nga një periudhë e gjatë destabiliteti. Në këtë  do të futet alternativa e tretë që është ajo e plotësimit të kushteve të opozitës. Ngritja e një qeverie besimi, siç tha zoti Meta, teknike siç tha zoti Basha, me mbështetje të  gjerë e tha dikush tjetër, e cila ka vetëm një kosto, vetëm egoizimin e kryeministrit aktual”- u shpreh Dule.

Kreu i PBDNJ-së shtoi se alternativa e tretë mund të jetë një shembull që e ka vendi fqinj Greqia, ku 2 muaj para zgjedhjeve japin dorëheqjen tre ministra të rëndësishëm të lidhur direkt me përgatitjen e procesit zgjedhor, i Brendshëm, i Drejtësisë dhe i Pushtetit Vendor bashkë me Zëdhënësin e qeverisë. Kjo bëhet si provë besimi tek zgjedhjet dhe pse nuk ka asnjë detyrim ligjor ndaj qeverisë në pushtet.

Paraardhëse

Zv. Ministri i Mbrojtjes: PD skenar dhune gjatë zgjedhjeve në Kavajë

Pasardhëse

Skandali në doganë, me 300 euro futen makina të vjedhura

Pasardhëse

Skandali në doganë, me 300 euro futen makina të vjedhura

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.