• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

Duka sulmon Finon: Papërgjegjshmëri nëse e votoni

7 February, 2018
në Sport
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ndërsa na ndajnë pak minuta nga nisja e votimit për të zgjedhur kreun e ri të FSHF-së, Armando Duka dha një tjetër mesazh për të gjithë delegatët, duke sulmuar rivalin e tij kryesor, Bashkim Finon.

Ai thotë se do mbajnë përgjegjësi të gjithë ata që sot do vendosin të bëjnë eksperiment me FSHF-në duke vendosur të zgjedhin në krye të saj një politikan tifoz futbolli.

“E kemi ngritur spektrin e suksesit tashmë mjaft lart dhe duhet të bashkohemi për të mos zbritur asnjë centimetër më poshtë. Ju që votoni sot keni përgjegjësi historike dhe kombëtare. Do ishte papërgjeshmëri t’ja lësh një eksperimenti, një politikani tifoz futbolli”,- tha Duka.

Duke kërkuar votën për një tjetër mandat, Duka renditi të gjitha arritjet dhe sukseset gjatë viteve të drejtimit.

“Nuk e fsheh emocionin momentet historike që na kanë bërë krenarë për arritjet, por asnjëherë nuk jam vetëkënaqur sepse jam i vetëdijshëm se mund të bëjmë edhe më shumë. Sot institucioni ka arritur të menaxhojë resurset falë menaxhimit të mirë. Sot FSHF është një institucion model, kemi rritur me 30% numrin e lojtarëve të regjistruar, kemi përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën futbollistike, kemi ngritur një sistem të mirëfilltë edukimi për trajnerët, futbolli i femrave ka përfaqësim dinjitoz. Ne të gjithë krijuam më shumë përvojë gjatë këtyre viteve. Çdo minutë të punës sime kam punuar me 10-fishin e energjisë duke sakrifikuar shumë gjëra. Kam pasur vetëm një qëllim, që bëj Shqipërinë të jetë e barabartë mes të mëdhenjve. Sot para jush kërkoj votën besimplotë më shume se kurrë”,-shtoi ai.

Paraardhëse

Kush i uli në një tavolinë Bashkim Finon dhe Armando Dukën, avokati i Tahirit dhe…/Fotot

Pasardhëse

Fino ironi me Dukën: Nuk paske lekë…

Pasardhëse

Fino ironi me Dukën: Nuk paske lekë...

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.