• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Duhet të na thotë se nga e mësoi që ditë më të këqija na presin”, Astrit Patozi kërkesë urgjente Ramës

25 May, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
11
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi shprehet se kryeministri Rama duhet të tërheqë mbrapsht deklaratat se na presin ditë të zymta. Ai tha se Rama duhet të qëndrojë deri tek parashikimet dy javë para.

“Të më ndjejë komandanti i luftës, që vetëm tani e pashë paralajmërimin e tij se ne shqiptarët do t’i paskemi fundjavat pa makina deri në mars. Pastaj shohim e bëjmë, ndoshta e shtyjmë edhe gjithë pesëvjeçarin ashtu, po nuk u ankua njeri. Kështu i bie apo jo?

është i njëjti person, që na ka folur gjoja me zemër në dorë pothujase çdo ditë, se jo vetëm ai, por askush tjetër në botë nuk të thotë dot sot se kur do të largohet koronavirusi. Dhe pyetja është nga e mori vesh ky zotëria se do na duhet të ruhemi njësoj nga infeksioni edhe pas një viti?

Pandemia, larg qoftë, mund edhe të ashpërsohet, por ndoshta edhe mund të shuhet dalëngadalë, siç ka ndodhur edhe me sëmundje të tjera në të shkuarën. Të gjithë njerëzit normalë në Shqipëri shpresojnë të ndodhë kjo e dyta dhe shenja të mira ka plot, ndonëse asgjë nuk është e sigurt. Por kjo pasiguri nuk i jep askujt të drejtë që të shfrenojë fantazinë e të projektojë një skenar të errët, që nuk mbështetet në asnjë argument, dhe të na e plasë si pa të keq para syve.

Ndaj edhe Edi Rama duhet të bëjë një zgjedhje, pas kësaj. Ose të tregojë se nga e mësoi që ditë më të këqija na presin, se mbase na bind që të përgatitemi që tani për të jetuar si në rrethim për një kohë të gjatë. Ose t’i tërheqë mbrapsht broçkullat me prognoza të zymta për të ardhmen e largët të botës, se nuk ia ka njeri borxh këtë stresin shtesë, pas gjithë këtij depresioni që ka shkaktuar deri tani pandemia dhe mbyllja për shkak të saj.

Le të qëndrojë deri tek parashikimet dy javë para, madje edhe aq i ka shumë, sepse edhe vendet më të fuqishme të botës i kanë shumë dinamike vendimet dhe masat për dominimin e pandemisë, madje edhe ato afatshkurtra. Dhe nuk ka ngelur që ta dijë më mirë dhe më përpara se të tjerët se çfarë do të ndodhë pas një viti me pandeminë e koronavirusit kryeministri i lodhur i Shqipërisë”, shkruan Patozi.

Paraardhëse

Oerd Bylykbashi zbulon lojën që po luan kryeministri Rama: Do ndodhë edhe këtë javë

Pasardhëse

Cilit politikan i druhet Yuri Kim? Spartak Ngjela bën deklaratën bombë

Pasardhëse

Cilit politikan i druhet Yuri Kim? Spartak Ngjela bën deklaratën bombë

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.