• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Dritan Abazoviç mbështet Ballkanin e Hapur: Mjet për integrimin e shpejtë në BE

16 May, 2022
në Kryesore, Rajon
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Dritan Abazoviç, ka deklaruar se e mbështet nismën “Ballkani i Hapur”, pjesë e të cilës janë Shqipëria dhe Serbia dhe Maqedonia e Veriut, ku në një intervistë për Deutsche Welle, Abazoviç, është shprehur se çdo gjë që mund të përdoret si një mjet për integrimin e shpejtë në BE është diçka e mirë.

Ai tha se kjo nismë nuk është kundër koncepit të Berlinit, teksa theksoi se ato janë në përputhshmëri me njëra-tjetrën.

DW: Keni deklaruar gjithashtu se do të mbështesni “Open Balkan”, në ndryshim nga presidenti i vendit tuaj. Përse?

Dritan Abazoviç: “Për mua edhe kjo situatë është e thjeshtë dhe s’duhet dramatizuar. Çdo gjë që mund të përdoret si një mjet për integrimin e shpejtë në BE është diçka e mirë. Për çdo gjë tjetër që mund të shihet si zëvendësim i integrimit evropian, ne nuk jemi të interesuar. Pra, gjithçka që na ndihmon që të hyjmë më shpejt në BE, si rajon apo si shtet, për ne është ok”.

DW: A nuk është kundër konceptit të Procesit të Berlinit?

Dritan Abazoviç: “Jo! Këto janë në përputhshmëri me njëra-tjetrën. Problemi është se njerëzit në Ballkanin Perëndimor përpiqen të dramatizojnë çdo çështje. Procesi i Berlinit, CEFTA, “Ballkani i hapur” apo çdo nismë tjetër kanë si mesazh të përbashkët bashkëpunimin rajonal. Emri është i parëndësishëm. Po çfarë na nevojitet ne? Na duhet më shumë besim, komunikim më i mirë, projekte të përbashkëta, më shumë bashkëpunim mes vendeve dhe qeverive. Këto na nevojiten. Dhe nga këndvështrimi im, gjithçka shkon në këtë drejtim, është gjëja e duhur. Na duhen më pak tensione, depolarizim i rajonit, dhe për këtë na duhet t’i besojmë njëri-tjetrit.

Ne nuk i shohim fqinjët tanë si armiq. I shohim si fqinjët tanë, si miqtë tanë, me shumë respekt dhe po përpiqemi të sjellim energji të reja dhe politikë të re në rajon. Mbase teza ime nuk është e saktë, por unë besoj fuqimisht tek ajo: që nacionalizmi është thellësisht i lidhur me korrupsionin. Dhe elitat politike që duan të promovojnë nacionalizmin, nuk e bëjnë këtë për patriotizëm, po për të mbajtur status quo-në dhe për të moslejuar ndërtimin e institucioneve. Sepse kur ndërtojmë institucione, dhe këtu nuk i referohem vetëm Malit të Zi por edhe rajonit, kur ndërtojmë institucione të forta atëherë marrëdhëniet mes njerëzve do të jenë më të mira, pavarësisht se çfarë shteti apo grupi fetar që përfaqësojnë. Pra, shoh një lidhje mes tyre”.

Paraardhëse

Ronela Hajati ironizon fituesit e Eurovision: Çfarë dreqin

Pasardhëse

Yuri Kim: Jam admiruese e Skënderbeut, askush nuk do të kthehet te e shkuara, të ecim drejt të ardhmes

Pasardhëse

Yuri Kim: Jam admiruese e Skënderbeut, askush nuk do të kthehet te e shkuara, të ecim drejt të ardhmes

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.