• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Drejtësia, Kuvendi shtyn votimin e ligjeve të Reformës

28 September, 2016
në Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kuvendi shtyn votimin e 6 projektligjeve të reformës në drejtësi, të parashikuara për seancën e ditës së enjte. Burime zyrtare nga Kuvendi i thanë sot ATSH-së se paketa ligjore nuk është ende gati nga komisioni i posaçëm i reformës, ndaj dhe ato nuk janë më në rendin e ditës së seancës së radhës.

Sipas kalendarit trejavor të punës së Kuvendit, data 29 shtator do të shënonte votimin e kësaj pakete, por që aktualisht nuk është ende gati nga komisioni përgjegjës i reformës. Ky i fundit deri tani ka miratuar 5 nga 6 draftet, ndërsa pritej që të hënën të shqyrtohej pr/ligji “për Gjykatën Kushtetuese”. Opozita nuk ka dhënë dakortësinë e saj për këto nisma, me përjashtim të draftit për ngritjen e organeve antikorrupsion.

Ndonëse të 6 nismat ligjore janë depozituar për shqyrtim në komisionin e posaçëm të reformës në drejtësi, ato i janë nënshtruar procedurave në Kuvend që më 29 qershor. Nga kjo paketë ligjore, vetëm ligji i Vetingut është miratuar në Kuvend, me votat e maxhorancës. Ndërsa opozita megjithëse ka paralajmëruar se do ta ankimojë draftin në Kushtetuese, ende nuk e ka depozituar zyrtarisht kërkesën në Gjykatë.

Paketa ligjore mbështetëse për reformën në drejtësi, e hartuar me mbështetjen e misioneve ndërkombëtare, EURALIUS dhe OPDAT, parashikon organizimin dhe funksionimin e disa prej organeve kryesore të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Për miratimin e saj nevojitet shumicë e cilësuar (84 vota) ose 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Nismat ligjore që pritet ti kalojnë seancës për miratim janë: pr/ligji “Për Gjykatën Kushtetuese”, ai “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë”, pr/ligji “Për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë”, ai “Për organizimin e pushtetit gjyqësor”, pr/ligji “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve” dhe pr/ligji “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

Paraardhëse

PS shton presionin ndaj Llallës, deputetët i kërkojnë raportim

Pasardhëse

Basha: Referendum për ligjin e mbetjeve

Pasardhëse

Basha: Referendum për ligjin e mbetjeve

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.