• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Drejtësia dhe Kanuni ynë, një tallje e bukur

26 October, 2017
në Opinion
0
27
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Ben Andoni

Më 3 Dhjetor mbaron mandati i kryeprokurorit të vendit. Adriatik Llalla, eprori i fundit i këtij institucioni, do mbahet mënd gjatë sepse nuk la asgjë realisht për t’u mbajtur mënd. Në pak momentet që është trimëruar ka qenë kur iu kthye një vartësit të vet, por edhe kur u munduan ta zgjonin nga gjumi. Në fakt, më shumë se gjumi, ai do kujtohet për qindra dosje të mbyllura. Krejt ndryshe nga paraardhësja e tij Ina Rama, që erdhi si e panjohur por u mundua të dalë nga anonimati i institucionit me ngjarjen e 21 Janarit, ai nuk mundi të lëvizë asgjë në rrjedhën monotone të Prokurorisë së Përgjithshme. Ndryshe nga paraardhësit e tij, ai ka pasur në dorë kallëzime potente nga institucioni i KLSH-së, që përfshijnë nga padi ndaj ministrave, vetë avokati i përgjithshëm i shtetit, 13 kryetarë bashkie dhe pafund drejtorë drejtorish nëpër institucione dhe zyrtarë. Në mandatin e tij u mbyllën dosjet e shkeljeve të Plarent Ndrecës, Sekretarit të Përgjithshëm të MAS, Drejtoreshës së Turizmit, ish-drejtorit të QKR, Ministrit aktual të Energjisë Gjiknuri, Avokates së shtetit Icka, ish-ministrit Haxhinasto, një sërë zyrtarësh titullarë të PD-së, që nga kryetari aktual Basha dhe duke vazhduar me Florion Mimën, Genc Rulin, Arben Imamin etj. Kështuqë edhe sikur t’ia vinte vetë prangat në duar Saimir Tahirit, tashmë z.Llalla nuk do të ndryshonte asgjë nga simbolika e tij.

A është vallë i mallkuar ky post apo e bën politika të tillë? Në fakt, ky post, për rëndësinë që mbart në vetvete është fuqiplotë, por realisht krejt i parëndësi në vendin e autoritetit të pushteteve, për shkak se zgjedhja zakonisht diktohet nga politika. Zakonisht kokën e hanë viktimat dhe kundravajtësit e vegjël të gjorë, që veç shtetit nuk i mbrojnë dot dhe mizëria e shoqatave që lidhen me të Drejtat e Njeriut. Politika ndikon të heqë dhe të vendosë këdo në burg.

Çka do të thotë se Prokurori i Përgjithshëm që pas regjimit është një shtojcë mirëfilli e politikës. Njësoj si edhe para ’90, por kujtojmë se titullari i këtij institucioni kishte një lloj prestigji prej dënimeve radikale që jepeshin. E ndërsa në atë kohë sundonte Diktatura e Proletariatit dhe kjo ishte e sanksionuar në Kushtetutë, Shqipëria, e sotme, konsiderohet si një vend demokratik në familjen e kandidatëve për anëtarësimin evropian dhe e cila është e detyruar t’i krijojë të gjithë aksesin e duhur që Drejtësia të funksionojë si pushtet i pavarur. Kjo nuk ka ekzistuar deri më sot, ndërsa prokuroria ka prishur shumë balanca në rrugën e luftimit të korrupsionit dhe sidomos krimit, që sot është i sanksionuar si pushtet në vetvete.

Më keq akoma e gjithë situata e tanishme ka nxjerrë në pah dhe dëshirën e pakët të shqiptarëve për të drejtën. Edhe pse dikur e drejta vëzhgohej dhe administrohej me Kanunin dhe madje thuhet se edhe kishte penalizime, historia na ka treguar se shqiptarët ia kanë hedhur dhe e kanë përqeshur të drejtën e Kanunin si ua ka dashur qejfi, por gjithnjë duke e veshur edhe të padrejtën me iluzionin e nderit dhe të kodit të burrave.

Mbase në të ardhmen do të jetë trajtesë doktoraturash, por duket se drejtësia është e huaj për shumë nga njerëzit e këtij vendi. Ata, të paktit, që guxojnë të mbajnë parimet dhe e respektojnë të Drejtën, konsiderohen si të çmendur ose budallenj nga një shoqëri që pushtet ka padrejtësinë.

Të mjaftoj të kujtosh se vetëm në dy vitet 2014-2015 janë paditur rreth 300 zyrtarë dhe shumica janë amnistuar, atëherë e kupton se ky vend dhe njerëzit që zgjedh thjesht për formë, në krye të Drejtësisë, nuk do ta bëjnë kurrë drejtësinë e duhur. Ashtu, si shumica e atyre që e bastarduan Kanunin, duke vrarë sot dhe fëmijë dhe gra apo duke marrë para në emër të tij, nuk mund ta respektojnë kurrë këtë institucion të vjetër drejtësie. Në të gjitha pamjet, kanuni dhe drejtësia janë një tallje e bukur për vendin dhe ndoshta ka ardhur koha të trajtohet si duhet. (JavaNews)

Paraardhëse

Për të gjithë ata që duan të “përkthejnë” diplomatët!

Pasardhëse

Tmerrohen qytetarët në Tiranë! Çifti, skena seksi në mes të lokalit

Pasardhëse

Tmerrohen qytetarët në Tiranë! Çifti, skena seksi në mes të lokalit

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.