• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Dosje

DOSJE / Ja si ikën tonelata ar nga Shqipëria (DOKUMENTE)

10 March, 2016
në Dosje
0
ikën tonelata ar nga Shqipëria
12
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

DOSJE: Ja si ikën tonelata me ar nga Shqipëria

22 vjet më parë, shtypi opozitar i kohës përmendi për herë të parë një skandal, atë të largimit të thesarit të shtetit, duke e cilësuar skandalin “enigma e arit”.

Për herë të parë, del në skenë emri i një zvicerani, i quajtur Xhon Megou, i cili deklaruar se nga Shqipëria janë larguar rreth 10 tonë ar. Opozita akuzoi ish-udhëheqjen e lartë dhe te korruptuar sipas saj, të Partisë së Punës që grabitën arin e shtetit. Kjo çështje e mbajt e gjallë ato vite, por nuk u faktua kurrë dhe mbeti ne arkivën e harruar të medias dhe ne kufijtë e një legjende të vdekur.

20 vjet më pas, gazetari Artur Çani ka mundur të sigurojë dokumentet autentike të transfertës së afro 4 tonë floriri nga Shqipëria drejt Zvicrës, përgjatë vitit 1990.

Janë 5 dërgesa të vulosura nga Albtransporti me numër protokolli dhe gjithçka tjetër zyrtare, që duket se zhbëjnë legjendën dhe rikthejnë ato që u tha dekada më parë në një fakt të vërtetë; Shqipëria ka nxjerrë jashtë vendit dhe konkretisht në Zvicër rreth 4 tonë ar.

I ftuar mbremjen e djeshme në emisionin “Natë me Xhaxhiun” në ‘News24’, gazetari investigativ Artur Çani pohoi se janë afërsisht 4 ton ar që janë larguar nga vendi. “Dokumentet janë tërësisht origjinale pasi kanë emrin e bankave dhe peshën e arit. Në këtë shkresë thuhej se drejt Zvicrës do transportoheshin 20 koli.”, tha Çani.

Nga ana tjetër Çani theksoi se sipas specialistëve të fushës këto dokumenta janë origjinale. “Dokumentet kanë emrin e bankave dhe peshën e arit. Dokumentet janë firmosur nga drejtori i bankës, Mihali. Specialistët vërtetuan se dokumentet janë origjinale. Nuk dihet specifika e përdorimit të arit. Destinacioni i arit kanë qenë dy banka zvicerane. Shkresat kanë firmën e Drejtorisë së Thesarit. Bankat zvicerane nuk japin informacion”, tha Çani.

Sakaq, gazetari Çani bëri të ditur më tej se ka tentuar që të komunikojë me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë për këtë çështje, ndërsa nuk ka marrë asnjë përgjigje. “Jam munduar të marrë kontakt me të gjithë personat e caktuar, Kam marrë kontakt me Bankën e Shqipërisë dhe kam pasur fatin e madh që të shikoj që është bërë një shatërvan, dhe një hyrje nga pas dhe nga arkitektura s’di të them se si është bërë, pasi nuk marrë vesh. Në fillim pretendonin që duhet ti tregoja dhe policit të dezhurnit që ti tregoja se pse duhet të takoja drejtorin e Bankës së Shqipërisë. E mu tha se ishte shumë i impenjuar. Kam pasur fatin e madh që në këto 10 ditë ta shoh në televizion shpesh.”, theksoi Çani.

Pas zbulimit të kësaj enigme, shtrohet pyetja kush e nxori jashtë vendit arin e Shqipërisë? Ka qenë trafik apo depozitim zyrtar në një bankë të sigurt? A ka mbetur ai i paprekur në Zvicër, dhe nëse po çdo bëhet me të? A qëndron shifra e artikuluar për 10 ton ar të larguar, nga Xhon Megou? Një mjegull në historinë e vendit por që dokumentet e fundit ndoshta nisin të qartësojnë diçka. G.SH

23 ari ari-faksimile faksimile-ari

Paraardhëse

Godet Arta Dade : Mediat e Saliut janë bërë tonat, klientët e tij tanët (VIDEO)

Pasardhëse

Konjat, Lushnje : Për të shkuar në shkollë, 1.5 km mbi shina të trenit

Pasardhëse
Konjat

Konjat, Lushnje : Për të shkuar në shkollë, 1.5 km mbi shina të trenit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.