• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Dosja e tyre në SPAK më e madhe se gjatësia ime” Veliaj del me reagimin e fortë: Na sjellin në Tiranë bandën e targave të LSI dhe i shesin si ndryshim

18 February, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
117
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryebashkiaku Erion Veliaj, drejtues politik i Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, në një takim me banorët e Njësisë 7, deklaroi se oferta e PD-LSI dhe aleatëve rë tyre është riciklimi i të gjitha figurinave të 30 viteve, të cilët i përcjellin si ndryshim.

“Në Njësinë 7 kanë sjellë Agron Shehun, njeriu që regjistroi rezultatin më skandaloz për PD-në në 30 vite, në Vlorë.

As vetë anëtarësia e PD-së nuk e votoi, lëre pastaj mbështetësit e simpatizantët, fare. Do të thotë se ata po riciklojnë në Tiranë të gjithë të lodhurit, të diskredituarit, të falimentuarit. Të gjitha rraqet po na i shesin sikur të ishin moda e fundit”, – u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku tha se nga ana tjetër LSI-së, ka sjellë bandat e targave dhe të diskredituarit e sistemit të drejtësisë.

“LSI ka sjellë Rimin nga Bulqiza, me vëllain e targave. Dosja e tyre në SPAK është më e madhe se sa gjatësia ime. Thonë t’i kthejmë kohët siç ishin. Ende te niveli i vjedhjes së targave jemi ne? Te niveli, jepi makinë vëllait të shkojë të tuajë në kazino? Ai nivel jemi? Kaq shumë e fyejnë Tiranën kur sjellin këta njerëz. Po kur sjellin Tit Fushën? Presidenti Meta është në siklet të madh, sepse që të zhbëhet reforma në drejtësi duhen vota në Parlament dhe të gjithë këtyre që ranë nga vakti, që nuk justifikuan dot pasurinë, u thotë merrni ndonjë mandat në Parlament që t’ia kthejmë reformën në drejtësi mbrapsht, Edi Ramës, Etildës dhe gjithë skuadrës tonë. Kjo është fyerja më e madhe që ata i bëjnë Tiranës, kur sjellin këta lloj personazhesh,” – u shpreh ai.

Veliaj tha se është e turpshme se si kërkohet vota e qyetatërve, pikërisht nga ata që nuk kanë autoritet as te familja e tyre.

“Po të ishte Saliu burrë me namuz e reputacion do t’i thoshte dhëndrit, aman mor burrë, merrni disa shtëpi, po mos merrni 35%, 1/3 e klubit “Partizani”, se na morët fytyrën. Me 1/64 e pronës, mori 1/3 e asetit. Njerëz që nuk i ka në refene as familja e tyre. Kur nuk të bindet kunati me dhëndrin, kush do të kapë telefonin të të ndihmojë me ilaçe, e me vaksina, e me fonde për rindërtimin?! Askush”, – tha ai.

Veliaj tha se PS është graviteti moral i shoqërisë, një familje politike ku së pari ka forcë morale.

“Kur ke forcë morale, mund të kesh edhe forcë numerike. Si shpjegohet që vijnë vetëm nga PD, LSI dhe PDIU tek ne dhe asnjë nga ne nuk shkon tek ata?! Do të thotë që i gjithë vektori po shkon atje ku është e mira, atje ku është qendra e rëndesës, ku është graviteti moral i shoqërisë, dhe graviteti moral i shoqërisë tonë është Partia Socialiste e Shqipërisë,” – u shpreh Veliaj.

Paraardhëse

Aktivistja e akuzon se ka probleme me opozitën, Frrok Çupi i kthehet ashpër dhe ia thotë troç: Ore jeni në vete

Pasardhëse

Drejtuesja e programit më të ndjekur në TCH, Olsa Muhameti tregon detaje nga “Për’puthen 40+” dhe kur pritet të fillojë programi

Pasardhëse

Drejtuesja e programit më të ndjekur në TCH, Olsa Muhameti tregon detaje nga “Për’puthen 40+” dhe kur pritet të fillojë programi

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.