• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Dorëzimi i LSI, vlen me shumë se dorëzimi i Balilit

15 January, 2019
në Kryesore
0
11
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Edi Rama dhe Ilir Meta, e tepëruan duke falenderuar institucionet e gabuara për meritat që kanë në rastin e Klement Balilit. Edi Rama falenderoi policinë dhe shërbimet integjente të vendit, ndërsa Ilir Meta partnerët ndërkombëtarë për presionin që bën mbi policinë.

Në fakt të vetmit që duhen falenderuar, nëse ka vend për falenderim, janë strukturat e LSI në Delvinë dhe Sarandë, që siç e morën vet përsipër, kishin negociuar me policinë që Balili të dorëzohej në varësi të përfundimit të gjykimit të dosjes së tij në Greqi. Dhe ashtu u bë. Sapo gjyqi mbaroi në Greqi, ai u dorëzua. Pamvarësisht koicidencës që njerëzit e LSI janë dhe njerëz të familjes Balili, e vërteta duhet thënë se është e gjitha meritë, por edhe hall i tyre, dorëzimi i Klementit.

Tani që ai është në duartë e drejtësisë, është mirë ta mbyllim këtë debatin e meritave.

E vetmja statistikë pozitive në këtë rast, është që një person i kërkuar nuk është më në listën e të kërkuarëve, dhe shumë aktrime të padenja politike rreth tij do të jenë më të vështira për tu bërë. Lajmi i madh pozitiv është pikërishtë kjo të sjellurit, “sikur nuk e njohim Balilin”.

Dy vjetë më parë, ish Kryetari i parlamentit Ilir Meta kërkoi mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, për kapjen e Klement Balilit, duke e konsideruar shumë të rënd faktin, që që ai nuk po arrestohej. Në fakt ajo kërkesë, u bë nën panik, pas një vizite të tij në Uashington, ku ai shkoi për “të ndreq vetullat, e për pak nxorri sytë”.

I futur në panik se gjoja nga Tirana, amabsadori Lu dhe qeveria kishin dizinformuar Uashingtonin, se Meta kishte lidhje politike me Klementin, ai kërkoi të distancohej dhe thiri me ndihmën e Bujar Nishanit një mbledhje karagjozësh për Siguri Kombëtare, që bënin sikur nuk e dinin ku ishte Klementi.

Sot që të gjithë e pamë se kush e kishte negociuar dorëzimin e Klementit, Ilir Meta ka shansin të kërkoj ndjesë që LSI, ja kishte mbajtur fsehur atij, personin në kërkim dhe e kishte shqetësuar deri sa e kishte detyruar të thërriste Mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ose të distancohet nga LSI dhe t’ia lërë si përgjegjësi Monikës.

Përkundër zhurmës së madhe, më të madhe se sa mban në fakt kurrizi i Klement Balilit, unë nuk jam gati ta quaj atë “eskobar të Ballkanit”, siç e ka përfolur shtypi grek, dhe ai nuk do të ishte penalizuar fare këtu, sikur të mos ishte bërë pjesë e politikës. Ilir Meta dhe LSI po bëjnë përpjekje të madhe të lajnë duartë me të, pasi nuk duan të duken viktima për shkak të tij, por në fakt ai është viktimë e tyre.

Përdorimi nga politika shqiptare e grupeve me lidhje kriminale dhe fuqi financiare, ka mbetur gara e vetme në këtë vend, dhe LSI e ka pas fituar fuqinë e saj në Jug të vendit fal “balilëve”, ndërsa Balilët janë penalizuar fal përfshirjes në LSI. Sa ishin me PD nga vitii 1992 e deri më 2013, nuk i gjeti gjë. Klement Balili është një i dënuar për përfshrije në trafik hashashi, nga shteti grek dhe natyrisht do vazhdoj betejën e tij me drejtësinë. Si ai ka qindra shqiptarë në Shqipëri, që nuk i njeh njeri, pasi kanë hyrë në burg e kanë dal dhe kanë parë punën e tyre. Klementi vet ka pasur më parë një histori të tillë kur PD ka qenë në pushtet dhe askush nuk është marrë me të.

Ai nuk është as nga më të mëdhenjtë dhe as nga më të rrezikshmit. Ai është viktima më e madhe e kësaj historie, për shkak të lidhjes me LSI.

E vetmja gjë pozitive në këtë histori, nuk ka të bëj me Balilin, por me poltikën, pasi është për herë të parë, që ne po detyrojmë politikanët të distancohen nga lidhje të tilla.

Shikoni si sillet LSI dhe Ilir Meta me këtë rast për ta kuptuar se kemi bërë një hap përpara Dorëzimi i LSI, përballë kësaj ngjarje, është më i rëndësishëm se dorëzimi i Balilit. Kjo është e vetmja gjë pozitive. Për të tjerat nuk kemi bërë asgjë. Klementi u dorëzua kur desh vet, dhe do përballet me drejtësinë, si di vet. Tani ai nuk është më pjesë e debatit tonë, por viktimë e debatit tonë. Lajm i vërtet është se politikës ka filluar ti vij frikë nga miqtë e saj. Dhe këtu ka vend për të falenderuar partnerët perëndimorë, jo në kapjen e Balilit.

Paraardhëse

Çfarë fshihet pas dorëzimit të bujshëm, flet nipi i Balilit

Pasardhëse

WIKIPEDIA njeh shqipen si gjuhë zyrtare në Maqedoni

Pasardhëse

WIKIPEDIA njeh shqipen si gjuhë zyrtare në Maqedoni

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.