• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Dorëheqjet e dy deputetëve nga rradhët e PD-së, Salianji flet për largimin e Grida Dumës: Ishte sakrificë

11 November, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
321
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Dy deputetë të Partisë Demokratike, Grida Duma dhe Alfred Rrushaj njoftuan këtë javë lënien e mandatit të fituar në zgjedhjet e 25 prillit.

Largimi i tyre u komentua sot në emisionin “Pikat mbi i” në News 24, ku të ftuar ishin deputeti i PD-së, Ervin Salianji dhe analisti Artur Zheji.

Komentet:

Ervin Salianji: Dorëheqjet nuk janë të ngjashme qoftë për shkak të profilit politik, qoftë për shkak të personalitetit politik, por qoftë edhe për shkak të kontributeve të dhëna në vite. Nuk kanë të njëjtat sakrifica dhe as kontribute brenda partisë. Problemi në Shqipëri është që politikanët nuk largohen, nuk e kanë pjesë të moralitetit politik apo kulturës politike dorëheqjen dhe kapen me thonj pas karrigeve politike. Dorëheqja e Gridës është e përsëritur si akt, pas dorëheqjes si nënkryetare, politikanët si rregull tërhiqen kur kanë kuotat më të ulëta, Grida u tërhoq në një moment kur kishte kuotat më të larta dhe popullaritet të madh. Tërheqje. E shoh si mospërfshirje në betejë brenda opozitës të profileve të larta, sepse krijohen kosto të mëdha. Lenia e privilegjeve të deputetes është sakrifice që pak e bëjnë, duhet ti shërbejë opozitës për të gjetur rrugë, si kumbin qoftë për ata që janë brenda, apo si lëvizje për të ndihmuar nga jashtë. Ishte si dorëheqja që bëri si nënkryetare, apo dorëheqja që bëri Gjekmarkaj që çoi në një dorëheqje në atë rast të kryetarit të PD-së, pra për shkak të një lëvizje të brendshme. Për të thënë disa anti-teza të atyre që janë hedhur në publik, është sakrifica me bashkinë e Durrësit ku janë marrë vota më shumë se asnjëherë tjetër nga 2013 e mbrapa, fitimi i njësisë së Kavajës në këto zgjedhje, nje nga tre njesite e fituara ne PD ne gjithe qarkun Tiranë, fitorja brenda partiake ne Rrogozhine ne 6 Mars ku PD zyrtare doli e dyta vetem ne kete bashki, gruaja më e votuar në PD, e bën që qartesisht te jete nje profil politik i ngritur mbi beteja dhe fitore betejash, të jetë një tërheqje që të shërbejë si një kambanë për ti treguar opozitës dhe shoqërisë që duhet të ketë një tjetër dimension, një tjetër mënyrë për të bërë politikë. Këtë profil e bëjnë vetëm politikanë që vijnë me një personalitet të caktuar, pra dorëheqjen e bëjnë njerëz që kanë sedër dhe integritet politik. Kur je me i spikaturi dhe sakrifikon duke fituar dhe kur drejtuesi të shet, kur bën beteja vetëm në opozitë, kur në vitin 2013 gjithë të majmurit e pushtetit largoheshin dhe beteja publike mbahet vetëm, kur luftën e ke jo vetëm me regjimin hibrid por dhe me të blerët nga regjimi por qëndron dhe gjen përherë forma kontributi për interesin publik, e bën akt emancipues dhe shembull. Edhe në rastin e Rrushajt besoj që është një akt për tu vlerësuar, pavarësisht se kontributi dhe sakrifica nuk janë të njëjta.

Artur Zheji: Njerëz që nuk gjejnë hapësirë preferojnë më mirë të largohen, e kam fjalën për Gridën. Projekti politik nuk jepte më hapësirë dhe mundësi, e para sepse vërtetë Basha kur ajo e ftoi të dorëhiqet, u dorëhoq, pra ka qenë një zë kumbues në PD. Tani një pjesë e deputetëve rebelohen që të jenë vartësit e Doktorit. Më në fund kemi një rebelim, kjo demokraci e brendshme mund të prodhojë pas 2-3 vjetësh 10 vjet pushtet të PD-së. Nga një rebelim i brendshëm lindi Edi Rama. Një parti që vetëpastrohet, fiton 10 vjet besueshmëri në popull kur vjen në pushtet.

Paraardhëse

Publikohen çmimet e reja të karburanteve, ja me sa do të shiten nga sot nafta dhe benzina

Pasardhëse

Arian Konomi: S’ka bërë vaki që Përputhen ta prezantojë një deputete

Pasardhëse

Arian Konomi: S'ka bërë vaki që Përputhen ta prezantojë një deputete

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.