• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Donald Trump nuk njeh zgjedhjet në SHBA, Spartak Ngjela paralajmëron zhvillimet surprizë

9 November, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
42
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokat Spartak Ngjela ka dalë me një reagim pas përfundimit të zgjedhjeve bë SHBA dhe fitores së Joe Biden. Ngjela shkruan se Trump i kundërshton zgjedhjet pasi sipas tij iu trembet proceseve gjyqësore ku është përfshirë dhe që deri më tani e ka mbrojtur imuniteti si President.

Ndërkohë, nga ana tjetër Ngjela shkruan se Moska dhe Beogradi rus janë trishtuar nga humbja e Trumpit.

Postimi i plotë:

“Mënyra banale sesi po sillet presidenti Donald Trump, pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, çdokënd që mendon, e ka bindur se ai ka qenë rrezik për Amerikën dhe për të gjithë botën.

Po pse po sillet si një i çthurur mendërisht, presidenti në humbje Donald Trump?

Çështja nuk është vetëm te humbja: Trump tani po rrezikon burgun. Dhe kjo është pika qëndrore e nxehtësisë së tij mendore që po e çon deri në këtë çthurrje psikike.

Në artikullin e djeshëm, gazeta prestigjoze gjermane Focus, i shpjegon qartë të gjitha rreziqet qe e presin Donald Trump-in.

l.

Donald Trump ka mbi 30 procese gjyqësorë qe e presin në Amerikë. Nëpër këto procese gjyqësorë penalë, që nga viti 2016, jane denuar 18 punonjës të firmave te tij.

Kurse presidentin Trump, deri tani, e ka shpëtuar imuniteti i presidentit.

Ashtu siç e shprehëm edhe më lart, reviste shumë serioze gjermane, Focus, në Bavari, në numrin e saj të djeshëm, i analizon me detaje të gjitha këto, me fakte realë..

Shkrimet jane nga gazetarë dhe profesorë qe jetojnë në USA dhe e njohin me detaje këtë çështje.

Trump ka mashtrim bankash, ka mashtrim me siguracione, etj. Kurse prokurorët amerikanë mezi po presin të çelin proceset, sepse deri tani Trump-in e ka mbrojtura imuniteti i presidentit.

E pra, ai ka mbi 30 procese që e presin, dhe kjo është arsyeja e çthurrjes së tij mendore. Të paktën unë e besoj shtypin gjerman, sepse vetëm nga këto të dhëna e kupton qartë disekuilibrin e tij mendor në këto momente paszgjedhore.

ll.

Me këto që po shohim, Donald Trump paska qenë një turp historik për Amerikën dhe një rrezik serioz. Por, Amerika triumfoi sërish si demokraci e madhe.

Amerikanët e provuan për të katërtën herë që janë një popull i madh. Gjermanët nuk e bënë dot në vitin 1933 këtë që bënë amerikanët në vitin 2020. Sepse, njëlloj si Gjermania hitleriane, edhe Amerika dhe, e gjithë bota, ka qenë në rrezik.

Kjo po kuptohet tani sak nga sjellja vulgare dhe krejt ordinere që po përdor Donald Trump pas humbjes. Ndërsa ekspertët e kanë kuptuar qartë ndërkaq se, të gjitha këto akte prej “budallai” që po kryhen prej tij, janë frikë nga proceset e hapura penale.

Por, a mos vallë Trump po kërkon që, duke kundërshtuar zgjedhjet pa prova, me një kompromis, të arrijë faljen e tij nga dënimet?

Ka mundësi që ai të jetë edhe në këtë lojë, por, për mendimin tonë, kësaj nuk ia arrin dot.

Le të shohim në vijim se si do të precipitojnë ngjarjet në Amerikë, kur po shihet se, në rrugën e tij, Trump-in nuk po e përkrahin as vetë liderët kryesorë të Partisë Republikane.

lll.

Por ka edhe diçka: Moska politike dhe Beogradi politik, janë që të dy në një atmosferë të rëndë pas humbjes se Donald Trump-it. Dhe sigurisht që kjo sjellje e tyre e shpjegon edhe më qartë rrezikun qe e kishte kërcënuar Amerikën dhe vetë Perëndimin demokratik.

Kursi Perëndimi, dje, pas shpalljes së rezultatit fitues të Joe Binden-it, shpërtheu në gëzim, sikur të kishte mbaruar Lufta e Dytë Botërore.

Kjo është gjendja, dhe bota po ndjen se ka shpëtuar nga një rrezik i madh. – shkruan Ngjela.

Mënyra banale sesi po sillet presidenti Donald Trump, pas humbes së zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, çdokënd që…

Posted by Spartak Ngjela on Monday, November 9, 2020

Paraardhëse

‘Sytë e mi janë një oqean!’ Kaq të bukur Kejvinën nuk e keni parë kurrë (FOTO)

Pasardhëse

Dy infektime VIP në politikën shqiptare: COVID-i, një “pëllëmbë larg” Kryemadhit

Pasardhëse

Dy infektime VIP në politikën shqiptare: COVID-i, një “pëllëmbë larg” Kryemadhit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.