• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Donald Trump letër Ramës, përshëndet dëbimin e ambasadorit iranian, Lleshaj tregon të fshehtat e vendimit të qeverisë

21 December, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump ka përshëndetur vendimin e kryeministrit Rama për të dëbuar ambasadorin iranian nga Tirana. Një ditë më parë gazeta njoftoi se diplomatë të ambasadës iraniane dyshohen se janë përfshirë në komplote për akte terroriste, gjë që ka sjellë një sërë reagimesh ditën e djeshme. Kreu i Shtëpisë së Bardhë i ka dërguar një letër Ramës ku përshëndet vendimin, ndërsa ka bërë të ditur se SHBA do të jetë gjithmonë krah Shqipërisë. “I dashur Z. Kryeministër: Faleminderit për përpjekjet tuaja të palëkundura duke iu kundërvënë Iranit dhe duke iu kundërpërgjigjur veprimeve e përpjekjeve të tij destabilizuese për t’u mbyllur gojën disidentëve anembanë globit. Udhëheqësja e treguar nga ju me dëbimin e Ambasadorit të Iranit nga vendi juaj është shembull i përpjekjeve tona të përbashkëta për t’i treguar qeverisë iraniane se veprimet e saj terroriste në Evropë dhe përreth botës do të kenë pasoja të rënda. Shqipëria ka qenë gjithmonë një mike e madhe e Shteteve të Bashkuara dhe unë mirëpres rritjen e partneritetit tonë, ndërsa ballafaqohemi me çështjet e shumta të rëndësishme që të dy vendet tona hasin. Sinqerisht, Donald Trump”, thuhet në letrën e dërguar nga presidenti Donald Trump për kryeministrin Rama. Një reagim ka ardhur edhe ambasada amerikane në Tiranë, e cila vlerëson qeverinë shqiptare. Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, ambasada amerikane është shprehur se ndodhet në krah të Shqipërisë. “E përgëzojmë qeverinë e Shqipërisë për arsye se ndërmori veprime kundër regjimit Iranian për komplotin e tij terrorist në tokën shqiptare, duke kërcënuar sigurinë evropiane. Qeveria e Shqipërisë ka treguar udhëheqësi të vërtetë në përpjekjet tona të përbashkëta për t’i dërguar një mesazh të qartë Iranit se kryerja e veprimeve terroriste në Evropë, apo kudo tjetër, është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet. Ne qëndrojmë krah për krah me Shqipërinë, aleatin tonë në NATO dhe partnerin tonë strategjik”, ka qenë reagimi i ambasadës amerikane në Tiranë.

Sandër Lleshaj jep detaje

Vendimin e qeverisë për të dëbuar diplomatët iranianë e komentoi dje edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Gjatë një interviste televizive, ai zbuloi prapaskenat e vendimit të qeverisë. Ai sqaroi se planet e iranianëve për sulmet terroriste vijnë për shkak se Shqipëria ka strehuar muxhahedinët, që janë armiqtë e tyre. “Dëbimi i ambasadorit të Iranit, u përgëzua nga SHBA. Ju e dini se ne kemi marrë përsipër që të strehojmë në Shqipëri një numër të madh iranianësh meqë Iraku ishte në luftë. Strehimi i MEK në Shqipëri ka bërë që në Tiranë të transferohet përplasja mes rezistencës dhe qeverisë së Iranit. Me këtë vendim, Shqipëria është më e sigurt se dje. MEK janë pranuar për arsye humanitare, qeveria jonë nuk ka asnjë axhendë politike me ta, janë pranuar dhe në sajë të një tradite humanitare që ka populli shqiptar. Anëtarët e MEK nuk janë kërcënim për ne”, tha Sandër Lleshaj. Ministri i Brendshëm e ndali theksin edhe tek rreziku që i kanoset Shqipërisë nga sulmet terroriste. Sipas tij, në vend tonë Irani ka tentuar të kryejë akte të dhunshme, por shtoi se këto akte janë parandaluar. Për shkak të planifikimit të akteve të dhunshme, Lleshaj tha se qeveria vendosi të dëbonte diplomatët. “Përkujdesja ndaj sigurisë na bën që të jemi të kujdesshëm për detajet. Irani njihet si një ndër financuesit e terrorizmit në botë. Ne bëjmë maksimumin për parandalimin e ngjarjeve. Ka pasur përpjekje për akte të dhunshme, por ato janë parandaluar në mënyre efikase nga ana e strukturave tona. Nuk mund të jap shumë detaje në lidhje me këtë situatë për arsye sigurie”, u shpreh Sandër Lleshaj.

Paraardhëse

Fatos Klosi zbardh prapaskenat: Shqipëria fushëbetejë e dy grupeve iraniane, ja sa të rrezikuar jemi dhe si veprojnë agjenturat e Teheranit

Pasardhëse

Shkrimtarja jep arsyen: Pse studenti mban kaskën në kokë

Pasardhëse

Shkrimtarja jep arsyen: Pse studenti mban kaskën në kokë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.