• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Donald Trump hyn në histori me rikthimin në Shtëpinë e Bardhë

6 November, 2024
në Botë, Lajme
0
16
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Me fitoren në zgjedhjet e 5 nëntorit, Donald Trump, do të jetë përsëri president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Trump arriti t’i tejkalojë ndasitë brenda Partisë Republikane, sfidat ligjore nga mandati i parë, dhe një atentat ndaj tij.

Berisha uron fitoren e Trump: Zoti e bekoftë SHBA, kombi i madh amerikan e riktheu madhërishëm në Shtëpinë e Bardhë

Në internet kanë filluar të qarkullojnë teori të çuditshme për Melania Trumpin: Fansat pretendojnë se Donaldi e solli në votim sozinë e saj
Gjatë kësaj periudhe, ai u përball gjithashtu, me ndryshimet në Partinë Demokratike, kur presidenti në largim, Joe Biden, u zëvendësua nga nënpresidentja Kamala Harris si kandidate.

Në moshën 78-vjeç, Trump është presidenti më i moshuar që i ka fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA, duke ia kaluar Bidenit, i cili ishte 77-vjeç kur e mposhti atë katër vjet më parë.

Kur të bëjë betimin më 20 janar, Trump do të bëhet presidenti i parë amerikan që ka shërbyer si i 45-ti dhe i 47-ti president i Shteteve të Bashkuara.

Ai është, po ashtu, presidenti i parë që është përballur me dy procese gjyqësore për shkarkim dhe gjithashtu, i pari që është dënuar për një krim.

Para nisjes së mandatit të dytë, ai vazhdon të përballet me dy çështje penale të papërfunduara njëra që lidhet me përpjekjet e supozuara për të penguar marrjen paqësore të pushtetit nga Bideni, tjetra për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2020 në shtetin e Xhorxhias.

Ndërsa një çështje tjetër penale, lidhur me ruajtjen e paligjshme të dokumenteve të klasifikuara, u hodh poshtë në korrik.

Pavarësisht këtyre sfidave, në fushatën e tij të katërt presidenciale Trump solli një bagazh përvoje dhe një bazë të fortë mbështetësish.

Shumë prej ndjekësve të tij mbështetën në vazhdimësi qëndrimin e tij për të mos e pranuar humbjen e zgjedhjeve ndaj Bidenit, retorikën e ashpër ndaj kundërshtarëve politikë, si dhe pretendimet se problemet e tij ligjore ishin pjesë e një “gjuetie shtrigash” të drejtuar kundër tij.

Trump gjithashtu, kryesoi sondazhet e votuesve mbi atë se cili kandidat ishte më i besueshëm, për të trajtuar çështje delikate si imigracioni dhe kostot e larta të strehimit dhe ushqimit.

Ai u pa si kandidati më i përshtatshëm për të rindërtuar Amerikën, të cilësuar vazhdimisht prej tij si të mbingarkuar nga emigrantë të paligjshëm.

Në fushatën e tij të vitit 2016, Trump fitoi përkrahjen e votuesve me premtimet për ta “bërë Amerikën përsëri madhështore”, krijimin e marrëveshjeve më të mira tregtare dhe rritjen e buxhetit ushtarak të SHBA-së, si pjesë e përpjekjeve për të rikthyer respektin për SHBA-në në arenën ndërkombëtare.

Si lider, që e ka dëshmuar veten në arenën globale, Trump u pa nga votuesit e shtatë shteteve vendimtare për përcaktimin e rezultatit të zgjedhjeve, po ashtu si kandidati më i përshtatshëm për të udhëhequr vendin mes konflikteve në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme.

Kjo lidhet ngushtë me vendimet e marra të Trumpit gjatë mandatit të parë, kur largoi njëanshëm Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe inicioi një luftë tregtare me Kinën, rivalin kryesor ekonomik të SHBA-së.

Ai gjithashtu, e tërhoqi vendin nga disa marrëveshje ndërkombëtare që i konsideronte të pafavorshme për interesat amerikane dhe ushtroi presion mbi aleatët e NATO-s për të rritur buxhetet e mbrojtjes, kërkesë kjo të cilën shumica e aleatëve e përmbushën.

Në një nga marrëveshjet më të diskutuara, administrata Trump arriti një pakt me talibanët, duke vendosur kushte për tërheqjen e plotë të trupave amerikane nga Afganistani deri në vitin 2021, ç`ka nga kundërshtarët e Trumpit u pa si mundësi që u hapi rrugë talibanëve për ta rimarrë pushtetin.

Në anën tjetër, Trump akuzoi Bidenin dhe Harrisin për keqmenaxhim të situatës në raportet mes Rusisë dhe Ukrainës, gjë që sipas tij, forcoi Rusinë në synimet e saj për të pushtuar Ukrainën.

Gjatë mandatit të parë, Trump u përpoq t’i ndryshonte marrëdhëniet e Uashingtonit me Rusinë, duke kërkuar përmirësim të marrëdhënieve me presidentin Vladimir Putin, ndërsa njëkohësisht vendosi sanksione ndëshkuese ndaj Moskës.

Në këtë frymë, Trump ka deklaruar se marrëdhënia e tij me Putinin, do të kontribuojë për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Paraardhëse

Atilla Kardesh lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova

Pasardhëse

Bregu: Misioni ynë gjatë 6 viteve të fundit ka qenë jo vetëm të përshtatemi me ndryshimin, por ta udhëheqim atë

Pasardhëse

Bregu: Misioni ynë gjatë 6 viteve të fundit ka qenë jo vetëm të përshtatemi me ndryshimin, por ta udhëheqim atë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.