• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Donald Trump bën lëvizjen që nuk pritej, vazhdon ‘betejën’ politike

31 December, 2020
në Aktualitet, Botë, Kryesore, Politikë
0
72
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti Donald Trump kthehet sot në Uashington, një ditë më herët nga planifikimi, ndërsa vazhdon betejën e tij me Kongresin mbi projektligjin për mbrojtjen, pagesat në formë çeqesh për amerikanët si dhe një përpjekje për të përmbysur fitoren e zotit Biden në zgjedhjet e nëntorit.

Zoti Trump fillimisht ishte planifikuar të merrte pjesë në një festë me rastin e Vitit të Ri në vendpushimin e tij Mar-a-Lago të Floridës.

Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë asnjë arsye për këtë ndryshim, por kjo përkon me synimin e Kongresit për të anashkaluar një veto të presidentit ndaj një projektligji të rëndësishëm mbi mbrojtjen, me kërkesën e tij për të rritur stimulin financiar për amerikanët si dhe me një rritje të tensioneve me Iranin.

Udhëheqësi i shumicës në Senat Mitch McConnell, duket se i dha një goditje përfundimtare të mërkurën kërkesës së zotit Trump për të rritur ndihmën direkte për amerikanët lidhur me pandeminë, duke refuzuar të caktojë një votim të shpejtë për të rritur ndihmën për amerikanët nga 600 në 2 mijë dollarë.

Zoti Trump po ushtron presion ndaj republikanëve me një seri postimesh në twitter gjatë ditëve të fundit. Ai ka sulmuar udhëheqësit republikanë duke i cilësuar si të dobët, për faktin që ata nuk dëshirojnë ta rrisin shumën e ndihmës në formën e çeqeve stimuluese.

Republikanët në Kongres e kanë mbështetur kryesisht zotin Trump gjatë katër viteve të trazuara të mandatit të tij, por presidenti është zemëruar që ata nuk i kanë mbështetur plotësisht pretendimet e tij për manipulim në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Tensionet mes republikanëve janë përkeqësuar nga një përplasje e dytë lidhur me një përpjekje të Kongresit për të anashkaluar veton e zotit Trump ndaj projektligjit mbi mbrojtjen.

Senati i kontrolluar nga republikanët votoi 80 me 12 të mërkurën për të filluar debatin mbi këtë çështje, me një tjetër votim procedural të premten. Nëse do të jetë e suksesshme, përpjekja do të çonte në anashkalimin e një vetoje të vendosur nga Presidenti Trump.Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët votoi të hënën për të përmbysur veton e zotit Trump kundër projektligjit të mbrojtjes.

Ndërkohë tensionet SHBA-Iran kanë patur një rritje të shpejtë.

Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif akuzoi të enjten Uashingtonin se po përpiqet të sajojë një pretekst për të sulmuar vendin e tij. Ai tha se Teherani do të mbrohet edhe pse nuk kërkon luftë.

Dy bombardues amerikanë B-52 fluturuan mbi Lindjen e Mesme të mërkurën në atë që zyrtarët amerikanë thanë se ishte një mesazh për vetpërmbatje ndaj Iranit, përpara përvjetorit të parë të një sulmi me dron nga amerikanët gjatë të cilit u vra gjenerali i lartë iranian Qassem Soleimani, më 3 janar 2019.

Paraardhëse

Ilir Meta paralajmëron “tërmet” në politikën shqiptare

Pasardhëse

“Po na lënë pa shtëpi”, Bashkia Durrës i përgjigjet Ferdinand Xhaferrajt: Kemi ndërmarrë të gjitha hapat për rikonstruksionin e objektit

Pasardhëse

“Po na lënë pa shtëpi”, Bashkia Durrës i përgjigjet Ferdinand Xhaferrajt: Kemi ndërmarrë të gjitha hapat për rikonstruksionin e objektit

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.