• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Donald Lu për Bashën e Berishën: Për shkak të frikës, sajojnë histori dhe thonë gënjeshtra

5 December, 2016
në Politikë
0
Donald lu
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, iu ka dhënë një shuplakë të fortë Lulzim Bashës e Sali Berishës, të cilët për disa ditë me radhë sulmuar ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin dhe misionin EURALIUS, me justifikimin se kishin përkthyer ligjin e “Vetting”-ut me qëllim gabimisht.

“Për shkak të frikës së tyre, ata po sajojnë histori dhe thonë gënjeshtra për ambasadoren e BE-së, EURALIUS-in dhe Gjykatën Kushtetuese.

Sikurse e tha vetë kryetari i Gjykatës Dedja, Gjykata ka dërguar tashmë një përkthim të rishikuar në Komisionin e Venecias dhe asnjë nga dallimet e përkthimit nuk ishte thelbësor”, tha ambasadori amerikan.

Fjalë këto, që kuptohet qartësisht se kujt i drejtohen.

Fjalimi i plotë i ambasadorit amerikan:

I nderuar Kryeministër Rama, kolegë diplomatë, gjyqtarë, prokurorë, policë, studentë dhe profesorë,

Në Shtetet e Bashkuara ka një rast të njohur korrupsioni që u zbulua në vitin 2008.  Ai përfshinte dy gjykatës që morën më shumë se 2.6 milionë dollarë rryshfet nga burgje private për të mitur në këmbim të dënimeve të rënda për t’i mbajtur burgjet plot.

Një prej viktimave të këtij korrupsioni ishte 17 vjeçarja Hillary Transue që në vitin 2007 postoi në faqen e saj të medias sociale një shaka, ku tallej me nëndrejtorin e gjimnazit të saj. Ndonëse shënimi tregonte qartësisht se ishte një shaka, gjykatësi e dënoi me tre muaj në burgun për të mitur, për ngacmim.  Prindërit e panë të tmerruar, tek e morën me pranga në duar.

Mbi 2,000 të rinj mund të jenë burgosur padrejtësisht dhe jetët e tyre u shkatërruan, për shkak të veprimeve të këtyre dy gjykatësve të korruptuar.  Dy gjykatësit u pushuan nga puna dhe do të kryejnë shtatë vite dënim në burgun federal.  Tani janë duke u rishqyrtuar të gjitha çështjet e tyre.

E përdor këtë shembull për të theksuar kostot e tmerrshme njerëzore të korrupsionit në nivele të larta.  Në Shqipëri, çdo familje ka një histori për të treguar se si korrupsioni i ka prekur jetën. Disa ankohen për inspektorë tatimorë të pangopur që i detyrojnë të mbyllin bizneset. Të tjerë flasin për biznesmenë të korruptuar që krijojnë monopole në sektorin farmaceutik ose që kontrollojnë politikanë për të ndikuar vendimin për një tender ose pronë. Ose, se si gjykatës apo prokurorë të korruptuar kërkojnë pará, seks ose favore për një vendim gjyqësor korruptiv.

Në korrik, Kuvendi i bëri popullit shqiptar një dhuratë — miratimin e ndryshimeve kushtetuese për krijimin e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).  Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, këto institucione të reja do të sigurojnë një kapacitet të pavarur të akuzës dhe të hetimit për të kapur krerët e krimit të organizuar dhe zyrtarë të lartë të korruptuar. Ata do ta bëjnë këtë me mbështetjen e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Por, kjo do të funksionojë vetëm nëse populli shqiptar ka pritje të larta dhe kërkon rezultate nga këto institucione të reja.

Ju duhet të prisni që shumë prej kontrabandistëve të drogës dhe krerë të krimit të organizuar në Shqipëri, do të futen në burg.

Duhet të prisni që politikanë të lartë të korruptuar, nga e djathta dhe e majta, do të përballen me drejtësinë.

Dhe më e rëndësishmja, duhet të prisni që kontrabandistë droge, krerë të krimit të organizuar dhe politikanë, gjykatës e prokurorë të korruptuar të jenë të frikësuar.

Shohim prova që këta persona janë tashmë të frikësuar dhe se po përpiqen të luftojnë kundër kësaj reforme. Për shkak të frikës së tyre, ata po sajojnë histori dhe thonë gënjeshtra për Ambasadoren e BE-së, EURALIUS-in dhe Gjykatën Kushtetuese. Sikurse e tha vetë Kryetari i Gjykatës Dedja, Gjykata ka dërguar tashmë një përkthim të rishikuar në Komisionin e Venecias dhe asnjë nga dallimet e përkthimit nuk ishte thelbësor.

Të gjitha partitë kryesore politike e kanë vënë besimin e tyre në gjykimin e Komisionit të Venecias. Jemi në pritje të opinionin të tij, i cili do të ndihmojë në udhëzimin e Shqipërisë për zbatimin e reformës në drejtësi.

Më lejoni ta mbyll duke falenderuar pjesëmarrësit tanë të shumtë që sjellin përvoja antikorrupsioni nga Kroacia, Rumania dhe ekzotiku Detroit i Miçiganit – Gjykatësen Kora Bumci, Prokurororen Florentina Mirica, Prokurorin Federal të Shteteve të Bashkuara Mark Chutkow dhe Agjentin Special të FBI-së Robert Beckman.  Jemi të përkushtuar që të kemi një diskutim të gjallë dhe të sinqertë gjatë këtyre tri ditëve.

*Fjala e ambasadorit Donald Lu në Simpoziumin Antikorrupsion “Sytë drejt së ardhmes: Muri i korrupsionit çahet!”

Paraardhëse

ZYRTARE/ Ja data kur do të zhvillohen zgjedhjet në vitin 2017

Pasardhëse

PRAPASKENAT / Zbardhet telefonata me tone të larta Rama-Tsipras

Pasardhëse

PRAPASKENAT / Zbardhet telefonata me tone të larta Rama-Tsipras

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.