• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kulturë

Dokumentari “Mendoj për ty” dedikuar grave viktima

22 January, 2016
në Kulturë
0
Dokumentari “Mendoj për ty” dedikuar grave viktima
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Dokumentari “Mendoj për ty” dedikuar grave viktima

Është shfaqur mbrëmjen e së premtes në sallën e COD pranë Kryeministrisë në Tiranë, filmi dokumentar  i producentes Anna Di Lellio “Mendoj për ty”, bazuar në një projekt artistik dedikuar grave viktima të dhunës gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë.

Në aktivitetin e organizuar më këtë rast nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë dhe Instituti për Kontratën Sociale, mori pjesë edhe Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, zv/kryeministri Niko Peleshi, ministri MSR, Blendi Klosi, disa gra të dhunuara gjatë luftës së Kosovës, të cilat me dëshmitë e tyre ishin dhe protagoniste  në veprën e shfaqur, përsonalitete nga fusha e artit dhe politikës në Tiranë e Prishtinë, etj.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, presidentja Jahjaga vlerësoi lart qëndresën e mijëra grave të dhunuara seksualisht dhe jo vetëm, gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë dhe përpjekjet e tyre për tu mirëintegruar në shoqëri.jahjaga peleshi dhuna ndaj femres (13)

Sipas saj, është shumë i rëndësishëm fakti që këto gra, të cilat me plagët e hapura i mbijetuan me kurajo dhe guxim krimeve ç’njerëzore që u shtruan mbi to, kanë gjetur mbështetjen dhe solidaritetin e pakursyer të shoqërisë.

“Është detyrë e politikës por dhe e shoqërisë, tha  Jahjaga, të bëjmë ç’është e mundur për tu garantuar të mbijetuarave një të ardhme të mirë.  Ne nuk mud ta ndryshojmë të kaluarën, por së bashku duhet të biem dakord që e ardhmja e  tyre dhe e fëmijëve të tyre të mos përcaktohet nga e kaluara, nga  krimi që u konsumua padrejtësisht në trupin e tyre”, theksoi Kryetarja e Shtetit të Kosovës.

jahjaga peleshi dhuna ndaj femres (9)“Turpi nuk është mbi ju, por mbi ata që kryen këtë krim në trupin e tuaj”, u tha Jahjaga të mbijetuarave të dhunës seksuale.

Ajo falenderoi shtetin dhe popullin shqiptar për “dyert  hapur” për shqiptarët e Kosovës  gjatë luftës atje.

“Do u jemi përjetësisht mirënjohës që na hapët dyert, na qëndruat pranë, na mbështetët e vijoni të na mbështesni edhe sot në të gjitha proceset e rrugëtimit tonë drejt integrimit”, iu drejtua Jahjaga popullit dhe politikës në Shqipëri.

Jahjaga tha se instalacioni me 5000 fustanet e ekspozuara me 12 qershor të vitit 2015 do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e qytetarëve, si dhimbje e së kaluarës, por dhe forcë për ringritje.jahjaga peleshi dhuna ndaj femres (6)

“Me plagët e hapura të krimit gjetëm forcën për mbijetesë, shpresën për një të ardhme më të mirë, për t’u kapur më shumë tek e drejta e tyre për një jetë në paqe dhe drejtësi. Kujtimi i asaj dite, 12 qershorit, ditës më të shenjtë të Kosovës, dita e çlirimit, kur fusha e blertë e stadiumit të Prishtinës u mbulua nga 5000 fustane do të jetë gjithmonë i freskët jo vetëm në mendjen time por shumë qytetarëve të Kosovës. Ajo ditë përcolli shumë dhimbje, por mbi të gjitha përcolli shumë shpresë teksa u bëra dëshmitare e një solidarit eti të pashoq, duke tejkaluar edhe kufijtë e Kosovës. Thirrja bëri të thyhej heshtja për të luftuar stigmën, u bë i zëshëm krah përkushtimit për njohjen e këtij krimi dhe të një përbetimi shoqëror dhe institucional për ta dënuar atë njëherë e përgjithmonë dhe bërë ç’është e mundur për t’u garantuar të mbijetuarve një jetë në paqe dhe drejtësi shumë të merituar”, tha Jahjaga.

Paraardhëse

Myslimanët urdhërojnë Zvicrën ta heqin kryqin nga flamuri

Pasardhëse

Horoskopi, e shtunë 23 janar 2016

Pasardhëse
horoskopi ditor

Horoskopi, e shtunë 23 janar 2016

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.